Opozita në Kosovë e papjekur, shoqëria Civile servile, opinionistët "analistët" pa dije dhe pa integritet
Ismail Muçiqi
Shkruan Gazetari: Ismail Muçiqi
Sistemi demokratik - politikë dhe shoqërorë në Kosovë vite me radhë po lëngon nga papjekuria, nga shkalla e ulët e edukatës nga arsimimi jo i denjë i personelit politikë si dhe nga një mori faktorësh të cilët e determinojnë jetën politike në Republikën e Kosovës. Situata politike e cila në raport me serbin dhe faktorin ndërkombëtarë po e pasqyron më së miri aktualitetin politikë të liderëve dhe partive opozitare të cilat kanë humbur rrugën e vërtetë duke u shndërruar në grupe dhe klube destabelizuese për vendin. Kjo u pa edhe dje në një tryezë të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës përkatësisht nga kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku i cili në vend që të kontribuoj në unitet të faktorit politikë Shqiptarë karshi serbisë ai mjerisht me qëndrimet e tija subjektive më shumë po i ndihmon dhe kontribuon politikës serbe karshi veriut të Kosovës sesa Shtetit të Kosovës.
Në këtë truezë në të cilën morën pjesë edhe disa organizata të Shoqërisë Civile më shumë u kritikuan dhe u akuzuan institucionet e Shtetit të Kosovës përkatësisht Kryeministri dhe Qeveria sesa Vuqiqi dhe Qeveria në Beograd. Është e dhimbshme për Kosovën në këto momente dhe rrethana që lideri dhe partia e tij Lidhja Demokratike e cila krenohet si parti institucionaliste të sillet ne këtë mënyrë të papërgjegjshme ndaj vendit. Mjerisht të njëjtën rrug po e ndjekin edhe partitë tjera opozitare të cilat janë të konsumuara maksimalisht në jetën politike të Kosovës.
Si po sillet Shoqëria Civile?!.
Truezës te Lidhjes Demokratike të Kosovës ju bashkuan edhe disa organizata të Shoqërisë Civile të cilat ka kohë që sillen me servilizëm ndaj pushteteve që nga pas lufta. Këto organizata të Shoqërisë Civile të cilat pagëzohen edhe si (institute) nga lëmitë më të ndryshme të jetës shoqërore politike, ekonomike deri tek të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i demokracisë, në vend që ta luajnë rolin e tyre të pavarur për ti ndihmuar proceset në zhvillimin e gjithmbarshëm të demokracisë ato në vazhdimësi kanë qenë strehë apo paravan te partive politike apo të liderëve të caktuar. Këto organizata me tituj si institute?!... në vend që të kontribuojnë për gjetjen e rrugës për ti ndihmuar institucioneve qeveritare me programet dhe idetë e tyre për kapërcimin e vështirësive dhe situatave të caktuara me të cilat po ballafaqohet Republika e Kosovës ato mjerisht i bashkohen një partie politike (Lidhjes Demokratike) duke u shndërruar në servilizëm partiak e cila nuk i takon Shoqërisë Civile.
Opinionistët "analistë” pa integritet!...
Këtij kaosi politikë që po mbretëron në Kosovë po i kontribuojnë në vazhdimësi edhe opinionistët të ashtuquajturit "analistë" pa dije dhe të pa denjë nëpër mediumet e ndryshme. Qytetarët po maltretohen në vazhdimësi nga këta opinionist të pa denjë të cilët përmes debateve politike, përmes ekraneve televizive private po e helmojnë opinionin e nderuar me tema banale duke shkelur qdo kodë të etikës në politikën editoriale për informimin e qytetarëve. Këta opinionist të cilët tani dihen me emër dhe mbiemër na shfaqen për ditë e natë në këto televizione duke krijuar kaos të vërtetë në informim. Këta individ vite me radhë janë të njëjtit të përzgjedhur nga klani udhëheqës redaktues i këtyre mediumeve, shumicës prej tyre nuk u dihet kush është pronari i vërtetë. Andaj Kosova po përballet me tri grupe të interesit politikë dhe mediatik në këto momente kur situata politike dhe e sigurisë në Botë ka marrë përmasa shqetësuese të planetës tonë. Kështu më thotë mendja nuk bëhet shteti!...
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".