Lexoni edhe:
Sanksionimi i shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin, nga SHBA, hapi i parë i fillimit të dekriminalizimit të kokave të rrezikshme të shteteve të Ballkanit
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Të luftohet Qeveria Kurti me metodat e Serbisë, të Vuqiqit, kjo është më shumë se skandaloze. Kur është koha më shumë se kurrë për unitet, deputetët e PDK-së, e shndërruan Kuvendin në arenë gladiatorësh, në arenë të rrugaçërisë politike. Janë quar peshë ata që krejt pas luftën koketuan me Radojqiqa duke zhvilluar gjithë farë lloje kontrabandash në veri me ta. E pritën Listën Serbe në Kuvend për 6 orë për ta formuar Qeverinë.
-Ata që vetë koketuan me Radojqiqin ,Rakiqin, Simiqin e Vuçiqin, nuk e lanë në dhunën e orkestruar në Kuvend, pa u paraqitur me pano "Zdravo".Këta që po rrahin gjoks për atdhetari foltoren e mbuluan me marre, me një ikonografi të tillë , kur dihet se çfarë averzioni shkakton kjo te shumica shqiptare të cilët nga pushtetet shoviniste serbe u vranë dhe u persekutuan. Shfaqja e turpit midis Kuvendit të Kosovës, ishte skenar mirë i përgatitur, i cili shumë i ka gëzuar shovinistët serbomëdhenj. I mbushën me këtë lajm gazetat e tyre në përkrahje të PDK-së, e Kurtin pse nuk u përfshi në këtë skenar të rrahjes e quajtën"qyqar'. Rrahja në Kuvend është e turpshme sa nuk e lajnë as lumenjtë.
Të luftohet Qeveria Kurti me metodat e Serbisë, të Vuçiqit, kjo është më shumë se skandaloze. Kur është koha më shumë se kurrë për unitet, deputetët e PDK-së, e shndërruan Kuvendin në arenë gladiatorësh, në arenë të rrugaçërisë politike. Janë quar peshë ata që krejt pas luftën koketuan me Radojçiqa duke zhvilluar gjithë farë lloje kontrabandash në veri me ta. E pritën Listën Serbe në Kuvend për 6 orë për ta formuar Qeverinë. Shpërfaqen brutalitet ata të cilët nënshkruan marrëveshje në dëm të Kosovës gjatë zhvillimit të dialogut me Serbinë, me të cilat tash po përballemi. Kryeministri Kurti gjithë luftën politike po e bënë që mos të gjejnë zbatim marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Vetëm pse nuk po lejon një tjetër Republika Srpska, përmes implementimit të Asociacionit më kompetenca ekzekutive po përballet Kosova me masa ekonomike dhe politike nga BE-ja. Pushteti nuk merret me puq, por me votat e sovranit që ju nuk do ti keni për shumë kohë.
Prandaj, më mirë uluni dhe mendoni me koka të ftohura, se do të jetë së pari më mirë për vetë juve dhe pastaj edhe për Kosovën. Qeveria Kurti po mbron sovranitetin dhe integritetin territorial nga shovinizmi serbomadh pa e rrezikuar me asgjë minoritetin serb dhe asnjë shtet tjetër për rreth. Këtë kauzë politike ishte dashur ta përkrahin edhe opozita, e cila ka zgjedhur metodat më të mbrapshta të të bërit opozitarizëm...Nuk dua ta justifikoj këtë rast asnjë deklarim apo incizim të paraqitur, por kjo çka pamë në ekranet televizive janë skenar i errët i do mjeranëve politik të veshur me petkun e deputetit në institucionin e shenjtë të Kuvendit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".