Lexoni edhe:
Eurodeputetët e shqetësuar dhe alarmuar për veprimin e pa drejtë kundër Kosovës me masat që është ndëshkuar
Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani
Dhe mos harroni, që tani po ju them se do e marrin arsyetim hakmarrje, ose do i fusin spicat kinse politikisht dhe lloj-lloj marrëzish tjera që nuk do pinë ujë. Se këtij Shpend jahtit për dy mandate me ata këlyshët tjerë që lehnin rrotull tij, do të ju zbardhen dhe afera e Jahtit që u kap në ujërat e CRNA GORES", në natën pa hënë, se c´kërkuan atje me oligarkë të gjakut serbian, udhëtimet me avion, limuzine etje etj.
-Të gjithë ata që janë betuar para Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe para ligjit duhet patjetër zbatuar pikë për pikë. Përndryshe nuk e di si mund të quhen ndryshe pos tradhtarë, bythë lëpirës, që zbatojnë urdhëratë e kryebanditëve të bandave politike dhe të lidhura ngushtë me kanalet më kriminale të nëntokës. Aktakuza tregon edhe vetë se sa ishin në pushtet këta keqbërës, hajna, dilinxhi, se nuk i kanë zbatuar urdhëratë e askujt dhe akuzohen për uzurpim prone dhe nga na tjetër nuk kanë RESPEKTUAR aktvendim e Gjykatës së Apelit, pra kjo nënkupton më hollësisht se me çka kemi të bëjmë. Bandat kriminale që e drejtonin Prishtinën nuk donin të dinin se kush janë gjykatat dhe vepronin me kokë në vete. Ndaj, tani kanë rastin Gjykata që ti ulë në bankën e zezë këtë bande mafioze të kanaleve të nëntokës kriminale, dhe të zbardhen të gjitha krimet e kësaj bande, se me cilët oligarkë dhe me cilët kryebanditë të bandave kriminale ishin të lidhura, kush përfitoi nga hajnia, kush uzurpoi prona, kush lëshoi leje ndërtimi, kush morri ryshfet, kush qëndron prapa kësaj bande langonjsh dhe kush janë ata zagarët që ishin rrotull tyre?
Sa u dëmtua buxheti i Kosovës, sa u dëmtua djersa e taksapaguesve dhe shumë e shumë gjëra tjera që besoj se do dalin një bjeshkë hajnish e keqpërdorimesh. Personalisht mendoj se tani për tani do të jetë vetëm zhurmë e as gjë më shumë për faktin se edhe ju mbajeni mend mirë këtë që po jua them se ka të ngjarë prapa kësaj bande janë të lidhur edhe krerët e asaj kohe të krye banditëve, dhe po e ripërsëris, krerët e asaj krye bande të veshur në xhaketën e shtetit, dhe edhe më tej të lidhur me oligarkët shqiptaro-serb që për interesa të tyre personale dhe natyrisht që i vunë mbi interesat shtetërore dhe kombëtare e vodhën vendin deri në palcë dhe si mos të dënohen kjo bandë në emër të ligjit dhe në emër të popullit.
Po nuk vepruan këta që e kanë dhënë betimin, në fund të fundit, palët e dëmtuara duhet t´i shkojnë deri në fund për të ndjekur këtë bandë kriminale të sojit të Kolumbisë dhe Sicilisë, dhe bile kanë qenë të organizuar më zi se këto banda, ndaj nuk respektonin as ligje dhe as Gjykata, por tani e kanë rastin që t´i lidhin si qenin në zinxhir për t´i parë populli se si kanë vepruar dhe janë bërë super milionerë me para të vjedhura dhe pisllëqe. Kjo, nuk është asgjë, në krahasim po i hyrën thellë hetimit dhe pastaj do sheh populli se çka do të del dhe kush janë mafiozët e kësaj bande dhe sipas të cilave urdhra i kanë kryer këto krime e këto hajni.
Kjo, ka për të ndodhur një ditë, por nuk mundë të themi se kur, përndryshe kjo nuk do ketë shpëtim, e ndoshta vonim po. Mirëpo, kjo frikë u ka hyrë në palcë kësaj race të poshtër dhe nuk është duke i zënë vendi vend. Dhe, mos harroni që tani po ju them se do e marrin arsyetim hakmarrje, ose do i fusin spicat kinse politikisht dhe lloj-lloj marrëzish tjera që nuk do pinë ujë. Se këtij Shpend jahtit për dy mandate me ata këlyshët tjerë që lehnin rrotull tij, do të ju zbardhen dhe afera e Jahtit që u kap në ujërat e CRNA GORES", në natën pa hënë, se c´kërkuan atje me oligarkë të gjakut serbian, udhëtimet me avion, limuzine etje etj. Si themi ne nga anët tona kjo do jetë nisja fill se do dalin shumë paturpësi që janë të palosura e të lidhura me sixhim dosjet nëpër rafte por që i ka mbuluar pluhuri dhe me qëllim, po do i vjen koha që do i hiqet ai pluhur dhe do shfletohen faqe për faqe se cilat ishin lidhjet me botën kriminale, dhe kush ishin BOSSËT E MAFIES KRIMINALE KUNDËR SHTETIT..!?
Populli, po e pret me padurim zbardhjen e kësaj bande dhe shumë bandave tjera. Dhe për ta fituar besimin kjo gjykatë karshi popullit, që tani për tani besimi është në ZERO dhe krejt kollaj për të ngritur ky besim ata duhet vepruar sipas ligjeve, Kushtetutës së vendit që kanë dhënë betim dhe që paguhen nga qytetarët dhe të mos i lënë ti fusin gishtat kryebanditët e krye hajnat në gjyqësi . Politika duhet të rri larg kësaj, si në vendet ku vërtetë ka demokraci.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".