Një luftë e re mes Kosovës dhe Serbisë, imagjinatë e shërbimeve sekrete ndërkombëtare apo realitet?

Një luftë e re mes Kosovës dhe Serbisë, imagjinatë e shërbimeve sekrete ndërkombëtare apo realitet?
Një luftë e re mes Kosovës dhe Serbisë, imagjinatë e shërbimeve sekrete ndërkombëtare apo realitet?

Agim Bajrami

  • 19 July 2023 - 07:47

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Serbia, në çfarëdo situate, mirëqenien e vetë e shef në mos ekzistencën shqiptarëve. Por pse tani Serbia ka ardhur në vlerësimin ,se në rast të ndonjë lufte në "emër të mbrojtjes së serbëve të Kosovës", ajo do të mund të humbë luftën, siç po deklarohej për opinionin e vetë publik ,dhe po shprehet ,se ndonjë luftë e mundshme me Kosovën ,sipas s presidentit serb Vuçiq, Serbia mund të pësojë dëme, jo vetëm në viktima në ushtrinë serbe , por edhe në shkatërrime brenda për brenda Serbisë. Dhe a mund të ketë luftë me Serbinë?

-Ka shumë parashikime të analizave ushtarake të shërbimeve të inteligjencës brenda strukturës komanduese të NATO-s, se çështja e konsolidimit të shtetit të Kosovës mund të arrihej vetëm me një " blic lufte " për veriun e Kosovës ,ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe varësisht nga fitorja ushtarake edhe mund të zgjidhej konflikti shqiptaro-serb.

Dhe nga ky parashikim, vlerësohet,se në këtë "blic luftën e mundshme" edhe do të mund të fitoj Kosova me përkrahjen e NATO-s sipas modelit të përkrahjes së aleancës perëndimore të Ukrainës. Forcat ushtarake dhe pajisja teknike ushtarake e Kosovës do të mund të mendohej se janë të mjaftueshme, që në fazën e parë të mund të zmbrapsej, agresioni ushtarak serb mbi territorin e Kosovës, kur më vonë përmes teknikës moderne luftarake të Kosovës ,Serbisë ti shkaktohen dëme të konsiderueshme edhe brenda territorit të Serbisë ,sidomos të qendrave ushtarake të Nishit,duke shkatërruar teknikën e tyre ushtarake të modelit rus jo precize , siq u vërtetuar edhe në rastin e luftës në Ukrainë. Vlerësimet e shërbimeve të inteligjencës së NATO-s ,shkojnë më tej kur tjojnë, se kapaciteti i motivimit luftarak të forcave ushtarake të Kosovës është dukshëm më e përgatitur dhe e motivuar dhe e pajisur me teknikën luftarake të standardeve moderne të NATO-s  Dhe vlerësimet ushtarake të NATO-s, për ushtrinë serbe ,në fazën e agresionit fillestar serb do të mund të bëhej mobilizimi i lartë i përgjithshëm,që në fazën e kundërvënies nga ana e Kosovës,do të kalohej në zmbrapsje dhe demotivim të forcave ushtarake serbe me mundësi të humbjeve të mëdha ushtarëve dhe teknikës ushtarake në teren,që do të mund të pasohet me dezertime masive, dhe humbjet e shkatërrimet të përgjithshme. Dhe mbasi, në vazhdimësi, procesi diplomatik i arritjes së marrëveshjes normalizuese ndërmjet, Kosovës dhe Serbisë ,po vlerësohet si i pa mundshëm ndërmjet palët, 'vendimmarrja ndërkombëtare' po e shtynë në tavolinë opsionin e "blic luftës" dhe për ti dhënë një herë e përgjithmonë fund ,zgjidhjes së konfliktit , Kosovë - Serbi. Dhe madje po shfaqen edhe shumë parashikime, se mundësia e shpërthimit të luftës, siç po e quajnë " vjeshta kosovare". Por siç duket Serbia, po mundohet ti i ik këtij ballafaqimi, pasi po vlerësohej, se rrethanat dhe përgatitjet e Kosovës, si mundësi e humbjeve të Serbisë .Kur Serbia më tepër po e donë konfliktin e ngrirë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ,duke shpresuar për rrethana më të mirave të zhvillimeve ndërkombëtare për Serbinë. Dhe nga kjo edhe po vlerësohet, se marrëveshjet e deri tanishme të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë , do të zëvendësohen varësisht nga fitorja e "blic luftës " së parashikuar ,për vjeshtën kosovare?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".