Lexoni edhe:
Vendimi i i Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë është baze e legjitimitetit te shtetit te Kosovës
Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani
Numri një në tërë globin për Demokraci dhe jo vetëm për këtë, pra Amerika, është në dijeni dhe do vë rend dhe ligj në tërë botën se të mos flasim në gadishullin ballkanik. Amerika e di se në Amerikën Latine dhe sidomos në Ballkan jetojnë dhe veprojnë banda hajdutësh të lidhura me kanalet e nëntokës më kriminale që ekzistojnë në çdo pjesë të tokës, e mjerisht edhe në Kosovë. Kjo nuk ka fare dyshim dhe këtë të mos e vë në dyshim askush. Një gjë po ashtu duhet ta dijë çdo kush se këto grupe hajnash dhe banditësh, pra kjo racë e poshtër kur është fjala për hajni dhe krim, këta nuk njohin as fe e as atdhe.
Këta janë të lidhur ngushtë me të gjitha strukturat kriminale, po fjalën e kam me ato struktura që janë të veshura ne xhaketën e shtetit, pra këta janë banditët dhe kryebanditët që e drejtojnë shtetin. Si mund të organizohet krimi që të mos jetë i lidhur me këto banda mafioze që e udhëheqin shtetin. Kjo është e pa mundur. Por, duhet kuptuar dhe hetuar se kush janë këta q fshihen pas shpinës së tyre. këto banda kriminale së pari e formojnë një rrjetë kriminal dhe më pas këtë rrjetë kriminal e bëjnë taman si rrjeti i merimangës në çdo cep të vendit dhe veprojnë që të mos zbulohen. Por, një gjë nuk e dinë këto banda kriminale shtetërore, se Amerika i kap me pelë për dore dhe ja tregon vendin. Por, jo që nuk e dinë këta por janë të verbuar nga hajnia dhe pushteti. Po, e marrim dhe po ja përkujtojmë vetëm një gjë kur e theksova që nuk njohin as fe dhe as komb. A lidhen bandat më të larta kriminale për rastin e tokave, a u bënë bashkë serb e shqiptar shitur dhe bëhu ti gop nane dhe thuaj jo ose thuaj që nuk është e vërtetë. Pra, këto grupe kriminale shtetërore kundër shtetit e qytetarit dhe për interesa të tyre personale, duhet ta dinë se e kanë lakun në fyt dhe të mos flenë rehat. Amerika i ledhaton njëherë dhe pastaj do i shihni se si i ka taman si ata qenë të zgjebosur. Amerika nuk ngutet si ata zagarët në meslishtin tonë që dikush po i thotë Kuvend e të bëhen horë para botës së qytetëruar. Paralajmërimi i ambasadores amerikane në Shkup, zonjës Angela Aggeler, është një sinjal që të bëhen gati ata kriminelë dhe banditë që janë të lidhur me kanalet kriminale të nëntokës se ku e kanë vendin këta. Njëherë këtë paralajmërim e japin që ti ulin në tavolinë dhe të veprojnë si duhet se përndryshe në i dimë të gjitha dhe kjo është që i ulin taman si qenin në shi. Këtë sinjal të zonjës amerikane, unë personalisht e kuptoj se kjo fushatë do shtrihet si vaji në lakra në Ballkan, dhe sidomos në Kosovë. Në Kosove, janë në ankth të gjithë oligarkët, të gjithë krye hajnat, që janë të lidhur me krim e korrupsion, si të mos kenë frikë ata që deri dje nuk kishin brekë e as çorapë dhe të bëhen më të pasurit se sa një kryetar shteti.? Më të pasur se sheikët e Arabisë! Si ka mundësi të flenë rehat ata që deri dje nuk kishin tavolinë buke, e kanë hëngër për ti mbuluar këmbët me sofrabez, dhe arritën të bëhen super milioner dhe të sigurojnë pasuri për jo më pak se 30 breza, si ka mundësi të mos i kap ky grep ata që me një dhomë kanë fjetur pa dyshek, kanë fjetur në shputë ose në cergë, e të vjen në qytet e kryeqytet dhe të ndërtoj vila milionëshe. Ky rrjetë duhet kapur patjetër dhe duhet arrestuar që për krim dhe pushtet janë drejtuar, se si kanë thënë udbashët e lidhur me Beogradin, dhe duhet kapur të gjithë ata që janë dhe kanë vepruar me KGB-en dhe si ka dhënë pëlqimin Moska. Ku jetoni ju, a keni sy në ballë. Çka është bërë dhe nuk kanë vepruar se si kanë dashur ata ? Flisni çka është bërë pa pëlqimin e tyre. Pra, krimi duhet goditur nga koka dhe këtu duhet kërkuar adresën dhe mos mendoni se nuk e dinë këto grupe kriminale të majave të shtetit. Laku është lidhur në metodën e marinarëve amerikan, është përgatitur vetëm kur ta shihni se do jua vënë në fyt dhe ajo metoda tjetër që do baskihen si Krishti në kryq. Sot, ose nesër, vetëm dita nuk ju dihet këtë e dinë vetëm amerikanët. Bandat kriminale në Balkan, e sidomos ata në Kosovë që kanë qenë dhe janë të lidhura me UDB-en, me KGB-en le të bëhen gati. Do të ikin me damkën e zezë për dy arsye: e para për tradhti dhe e dyta, për hajni. Kjo damkë e zezë do i ndjek kudo që të shkojnë. Këtë po jua thotë Reshat BadallajZhuriani dhe mbajeni mend mirë!?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".