Serbia është shkaktare kryesore e gjendjes në Veri të Kosovës, nuk ka zgjedhje pa instalim të plotë të funksionimit të institucioneve legale kushtetuese të shtetit

Serbia është shkaktare kryesore e gjendjes në Veri të Kosovës, nuk ka zgjedhje pa instalim të plotë të funksionimit të institucioneve legale kushtetuese të shtetit
Serbia është shkaktare kryesore e gjendjes në Veri të Kosovës, nuk ka zgjedhje pa instalim të plotë të funksionimit të institucioneve legale kushtetuese të shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 29 July 2023 - 08:05

 

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Zgjedhje në veri, pa qartësi të luftës kundër krimit të organizuar serbomadh dhe vullnetit të pjesëmarrjes në zgjedhje nuk ka. Pra,kërkohen masa konkrete. Këto jo vetëm nga Kosova, por edhe nga shteti serb. Kosova duhet të veproj kundruall Marrëveshjes së Bratislavës. Por, edhe Serbia kërkohet t'i kapi kriminelet e sjellë në veri dhe të garantoj pjesëmarrjen në zgjedhje të minoritetit serb, pa veprime eskaluese. Së bashku duhet vepruar në deeskalim. Këtu është çelësi i problemit.

Serbia është shkaktare e gjendjes në Veri të Kosovës, dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi jo vetëm politike por edhe juridike. Ndryshe, tani më dihet se heqja e sanksioneve ndaj Kosovës shkojnë barazi me përmbushjen e tri pikave të paraqitura nga BE-se dhe të përkrahura nga SHBA-të. Zaten, përmbushja e tri (3) kërkesave të BE-së ndaj Kosovës janë kusht për heqjen e masave ndëshkuese. Kështu qëndron në kërkesat e paraqitura. Tash çka është para e çka prapa dihet. Mirëpo, zgjedhjet në veri, pa qartësi të luftës kundër krimit të organizuar serbomadh dhe vullnetit të pjesëmarrjes në zgjedhje nuk ka. Pra,kërkohen masa konkrete. Këto jo vetëm nga Kosova, por edhe nga shteti serb. Kosova duhet të veproj kundruall Marrëveshjes së Bratislavës. Por, edhe Serbia kërkohet t'i kapi kriminelet e sjellë në veri dhe të garantoj pjesëmarrjen në zgjedhje të minoritetit serb, pa veprime eskaluese. Së bashku duhet vepruar në deeskalim. Këtu është çelësi i problemit. Pra, masat kërkohet të ndërlidhen edhe me Serbinë, në mënyrë që zgjedhjet në veri të Kosovës të mbahem dhe të kenë sukses. Në të kundërtën, suksese nuk ka në deeskalim të gjendjes në veri të Kosovës, kuptohet vetëm me ndëshkimin e Kosovës. Pa e ndëshkuar dhe detyruar shtetin serb me masa konkrete paqësore, paça në këtë rajon të Ballkanit nuk arrihet. Beogradi është shkaktar i gjendjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".