Reciprociteti në raport me shtetin serb është arma e barazisë midis Kosovës dhe Serbisë në dialogim

Reciprociteti në raport me shtetin serb është arma e barazisë midis Kosovës dhe Serbisë në dialogim
Reciprociteti në raport me shtetin serb është arma e barazisë midis Kosovës dhe Serbisë në dialogim

Muhamet Kelmendi

  • 31 July 2023 - 07:58

 

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kushtetuta i cakton qartë mjetet për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit. Këtu nuk ka pardon! Po në raport me Serbinë është reciprociteti armë kryesore në dialogim nën mbikëqyrjen e BE-së. Në Luginën e Preshevës është minoriteti shqiptar prej 100 mijë banorëve. Atje kërkohet të realizohen të drejtat e njëjta si të minoritetit serb në Kosovë. As Sanxhakun nuk duhet harruar. Ky është parim ndërkombëtar.

-Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe të përkrahur nga SHBA-të do të vazhdoj. Bazë e dialogut do të jetë Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Nga ajo marrëveshje nuk kanë mundësi palët të ikin. Mund të përfiton njëra a pala tjetër, më shumë e më pak, por parimisht aty në atë marrëveshje është baza a e dialogimit. Mirëpo,në këtë dialog, dy çështje janë thelbësore: 1. Statusi i minoritetit serb në Kosove dhe 2. Njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Statusi i minoritetit serb në Kosove nuk bënë të jetë në bazë të hapësirës territoriale.

Nuk duhet lejuar organizimi statusor territorial në bazë të komunitetit. Zgjidhja adekuate është statusi i komunitetit serb ne Kroaci. Deri të kjo zgjidhje do të ketë vështirësi të mëdha dhe kundërthënie, sepse Serbia do të pengon ashpër dhe do të ndërmerr aksione kriminale e terroriste. Serbia me kriminelët e vetë do të krijon konflikte në veri të Kosovës, si mjet që katër komunat në veri të fitojnë shtetësinë e vetë, shtetin. Nëpërmjet kësaj shtetësie serbe, Serbia synon ndarjen e Kosovës, nëse nuk e realizon ripushtimin. Me Kushtetutën serbe Kosova është Krahinë jugore e Serbisë. Lidhur me këtë janë edhe veprimet nga ana e shtetit serb. Në veri të Kosovës do të ketë konflikte të tjera edhe më të ashpra. Priten gjithashtu edhe bllokime të rrugëve, të komunave dhe deri edhe aksione kriminale e terroriste kundër forcave të shtetit të Kosovës, mundet edhe të KFOR-it. Gjendja nuk do të zgjidhet lehtë. Të gjitha veprimet kriminale dhe terroriste në veri të Kosovës të minoritetit serb do të përkrahen nga shteti serb. Serbia do të vepron me mjete që kanë për qëllim shkatërrimin e Republikës. Këto masa do të intensifikohen. Nuk priten veprime deeskaluese nga Serbia. Ndërsa, Kosova kërkohet të angazhohet edhe më tej për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Kjo është detyrë kushtetuese. Midis këtyre dy synimeve do të ndërtohen raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Zgjidhja e çështjes është e vështirë. Konfliktet janë të ashpra. Në këtë kuadër kërkohej që Kosova mos të harron dhe anashkalon reciprocitetin në raport me shtetin serb. Ndërsa, për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin, kërkohet të fut në zbatim mjetet e përcaktuara me ligj. Kushtetuta i cakton qartë mjetet për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit. Këtu nuk ka pardon! Po në raport me Serbinë është reciprociteti armë kryesore në dialogim nën mbikëqyrjen e BE-së. Në Luginën e Preshevës është minoriteti shqiptar prej 100 mijë banorëve. Atje kërkohet të realizohen të drejtat e njëjta si të minoritetit serb në Kosovë. As Sanxhakun nuk duhet harruar. Ky është parim ndërkombëtar. Dihet se kjo kundërshtohet nga BE dhe nga SHBA. BE dhe SHBA janë kundër. Mirëpo, kërkesat mbi parimin e reciprocitetit, kërkohet të paraqiten në raport me shtetin serb. Nuk duhet ikur nga e drejta legjitime që e ka bazën në të drejtën ndërkombëtare. Kudo në raport midis shteteve hynë në zbatim reciprociteti. Kjo nuk është zbuluar tash. Mbi këtë parim, Serbia po bënë ndërhyrje kriminale në Kosovë. Nga BE dhe SHBA po lejohet. Dhe, pse atëherë Kosova mos të ketë të drejtë për të u interesuar për minoritetin e vetë nën Serbi! Juridikisht nuk mund të refuzohet. Nëpërmjet kësaj krijohet bazamenti juridiko-politik për reciprocitet në çështjen e të drejtave nacionale për minoritet. Këtë nuk duhet refuzuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".