Lexoni edhe:
BE-ja kërkon shtensionimin e situatës në veri, bën thirrje që të shpallen zgjedhjet e parakohshme
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Ka një kohë që SHBA-të kanë një qasje mbi Kosovën dhe Serbin jo produktive. Duke shkuar pas BE-së është krijuar një gjendje e rëndë në këtë proces. Si z.Eskobar, ashtu edhe i nominuari i tashëm nga z.Biden, z.James O'Brien, e ndërtojnë politikën mbi themelet e qëndrimeve të administratës së z.Biden. Nga të dërguarit varet ndërtimi dhe zbatimi i politikës. Bazë e kësaj është politika aktuale.
-Nuk pritet këtu që kemi tjetër politike, veç asaj të ndërtuar dhe konstante. Mirëpo, i deleguari,sigurisht do të kërkoj zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneksit të Ohrit. Këtu po çalon shumë me shumë shteti serb.
Në Beograd e kemi kundërshtimin më të theksuar. Prishtina e ka pranuar atë dokument dhe po kërkon zbatimin e të gjitha neneve të saja, pa i dhënë përparësi një çështjeje, kundruall çështjeve tjera. Këtu Vashingtoni ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2013 mbi Asociacionin,duke kërkuar ndërtimin sipas Kushtetutës së Kosovës, si themelore. Në këtë ane ka fërkim Prishtina me Vashingtonin. Kosova donë zgjidhje të të gjitha çështjeve dhe njohje reciproke. Donë gjithashtu zgjidhje të pozitës së komunitetit serb në Kosovë sikurse të serbëve në Kroaci. Sa do të kapet kjo ide nga z. O'Brien do të varet se si i tregohet kjo zgjidhje dhe sa e pranon Vashingtoni këtë zgjidhje. Deri me tash ka qenë kundër. Megjithatë, Kosova nuk duhet te pranon zgjidhje mbi bazën territoriale te Asociacionit. Me atë zgjidhje vihen themelet e një Republike të re serbe në Ballkan. Zgjidhja e vetme është modeli kroate.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".