Lexoni edhe:
Çelësi i zgjidhjes së raporteve të Kosovës me Serbinë është në dorën amerikane
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Tani shteti i Kosovës e ka pavarësi e sajë, dhe si garanci e territorit të Kosovës dhe të kësaj pavarësie është KFOR-i, si garantues i sovranitetit të territorit të Kosovës, si pjesë përbërëse e NATO-s që është, dhe për çdo rast konflikti me Serbinë megjithatë na qëndron pranë Amerika, prandaj këto politika të kësaj qeverie në pushtet nuk duhet ta shqetësojnë opinionin kosovar sepse ato politika gjithnjë janë të koordinuara-sinhronizuara me miqtë tonë amerikan.
Çelësi i zgjidhjes së raporteve të Kosovës me Serbinë është në dorën amerikaneLexoni edhe:
-Asgjë nuk mundë të ndodhë që politikat ndërkombëtare të zhvillohen pa një marrëveshje me amerikanët, prandaj edhe miratimi i ligjit që forcon mbështetjen ushtarake për Kosovën nga ana e Senatit Amerikan, është një sinjal i qartë për mbështetjen e fuqishme dhe të pa diskutueshme, të pa kthyeshme të ndërtimit të shtetit dhe të ushtrisë së re të Kosovës, mesazh i cili në mënyrë indirekte ju dërgohet edhe vendeve në fqinjësi të Kosovës, duke ju bërë e ditur se siguria dhe pacenueshmëria e shtetit të Kosovës është një garanci e cila ofrohet nga SHBA si aleati më i fuqishëm, ndaj të gjitha maliverzimet dhe provokimet që zhvillohen rreth Kosovës. Pas Votimit në Senatin Amerikan mbështetjen ndaj Kosovës, në kuadër të Projektligjit te Mbrojtjes së vitit fiskal 2024, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka lëshuar një komunikatë për media në të cilën zbardh detaje nga ky zhvillim me peshë jetike e strategjike për “Kosovën. Shaheen ka ndihmuar në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe ka arritur që ta zgjerojë atë për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës në ato trajnime profesionale. Në faqen zyrtare të senatores amerikane thuhet se përpjekjet e Shaheen janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur, meqë po bëhen në mes të përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës. “Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e senatores. Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqësuesve. Përkrahjet amerikane, sikur në këto raste të tanishme, janë mesazhe për botën se Kosova është mike e garantuar nga SHBA, dhe në të ardhmen gjithnjë kjo miqësi do të jetë e garantuar dhe e përjetshme, dhe e ngjashme si me Izraelin që i qëndron gjithnjë pranë SHBA, prandaj politikat kosovare duhen gjithnjë të jenë në harmoni me politikat amerikane si mik i përhershëm edhe në të ardhmen, edhe fqinjët tonë në të ardhmen do ta kuptojnë këtë realitet, dhe Kosova do ta ketë zhvillimin e saj në të ardhmen që edhe shtete tjera do t’ia kanë për lakmi Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".