Lexoni edhe:
Siguria dhe paqja në Ballkan interes politik dhe strategjik i bashkësisë ndërkombëtare
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Në kuadër të qëndrimeve nga BE-dhe SHBA-të mbi Kosovën, ka disa zëra kundër, që janë duke u bërë si në Evropë, ashtu edhe në SHBA. Zërat kundër masave të ndërmarra ndaj Kosovës po dëgjohen nëpër kuvendet nacionale, në Parlamentin e BE-së, deri në Kongresin dhe në Senatin e SHBA-ve. Qëndrimet kritike janë mjaft të qarta. Vlerësimet janë se BE dhe SHBA kanë gabuar me masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
-Përgjegjës për gjendjen është shteti serb dhe direkt Vuçiq. Në Parlamentin e Anglisë, mjaftë ashpër u shpreh udhëheqja e komisionit për politikë të jashtme. Ajo kërkoi që masat ndëshkuese të bëhen ndaj shtetit serb. I quajti masat ndaj Kosovës gabim të rëndë politik.
Siguria dhe paqja në Ballkan interes politik dhe strategjik i bashkësisë ndërkombëtareLexoni edhe:
Qëndrime të njëjta kemi edhe në parlamentin austriak dhe atë gjerman. Këtej, u kërkua të ndalen masat ndaj Kosovës dhe masat të zbatohen ndaj shtetit serb. Duhet këtu të përmendim qëndrimin e z. Knut Abraham dhe të C.Vermuth. Z.Vermuth tha: "Jam i shokuar kur përfaqësuesit e BE-së dhe të administratës amerikane që e lavdërojnë presidentin Vuçiq si dikend që e garanton stabilitetin në rajon. Unë mendoi krejtësisht ndryshe. Vuçiq mbjell kaos dhe është kontestuar edhe në vendin e tij. Ai po mundohet të dalë me këto politika që të tërheq vëmendjen nga ajo që po ndodhë në Serbi". Qëndrim të përafërt patën edhe deputetët në Parlamentin e BE-së. Ne komisionin për punë të jashtme të BE-së, kur ishte prezent edhe vetë Lajçak, u kërkua shkarkimi i tij nga detyra e ndërmjetësit, duke thënë se është pro shtetit serb dhe se masat ndaj Kosovës janë të padrejta. Edhe në Kongresin e në Senatin e SHBA-ve pati senator, si Bob Menendez, si dhe kongresmen që kërkuan nga Presidenti i SHBA-ve, z. Biden, që të largohet SHBA-a nga politika e dënimit të Kosovës dhe të marrin masa ndaj Serbisë. U tha se Serbia është shkaktare e gjendjes në Kosovë. U shpreh mendimi kundër çdo mase juridike që formon një republikë serbe në Kosovë. Në SHBA ka edhe shumë shkencëtar, profesor dhe analistë, si Daniel Server, Eduard Josef etj. që kritikuan masat e BE-së dhe të SHBA-ve ndaj Kosovës. U kërkua ndalimi i tyre dhe ngritja e sanksioneve ndaj Serbisë. E përbashkëta e kundërshtimeve është: Gabohen rëndë ata që duke menduar se kështu dhe me këto lëshime ndaj Serbisë se po e tërheqin këtë shtet nga ndikimi rus dhe kinez. Kurrë Serbia nuk largohet nga Rusia dhe nga Kina. Serbia është vënë nën vartësinë e madhe ekonomike, financiare dhe ushtarake, ndaj nuk largohet nga kjo vartësi. Tash kemi vetëm një lojë të Vuçiqit që ka për qëllim ta mbroj veten dhe të merr mjete financiare nga perëndimi dhe investime tjera. Çështja është e qartë. Serbia nuk largohet nga pozita e marrëdhënieve të afërta me Rusinë dhe me Kinën. Kemi vartësi të madhe ekonomike, ushtarake dhe njerëzore nga Rusia dhe Kina. I tërë arsenali i luftës është ruso-kinez. Çdo gjë që deklarohet nga Beogradi është fallco dhe qëndron në përpjekjet për masa financiare dhe investime, në mënyrë që pa u penguar të vazhdon rrugën e konflikteve dhe të agresionit ndaj Kosovës. Shteti serb është përgjegjës për bandat në veri të Kosovës. Serbia po i armatosë bandat serbe në Kosovë. I ka shndërruar kishat e manastiret serbe në qendra të armatimit. Kurrë Serbia nuk heq dorë nga ripushtimi i Kosovës. Në Kushtetutën e Serbisë, në preambulë, qëndron se Kosova është krahinë jugore e Serbisë. Kosova konsiderohet si vend serb. Mbi këtë ndërtohet politika serbe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".