Lexoni edhe:
Raporti i BE-së për Kosovën: Situata në veri mbetet sfiduese
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Kur në një rast gjyqtari e pyeti dëshmitarin Remi , se a të kujtohet, se si i quante, komandant Ramush Haradinaj, anëtarët e shtabit të përgjithshëm me epitetin " turistët" , kur komandant Remi u përgjigj , ka mund ti quaj kështu, po nuk më kujtohet. Nga dëshmia e komandant Remi, në Hagë , kuptohej, se struktura komanduese e UÇK -së, ka qenë e organizuar deri në nivel të operimit të zonave rajonale , ndërsa shtabi i përgjithshëm ka qenë i shkëputur nga komandimi vertikal për zonat operative rajonale, dhe urdhëresat e shtabit të përgjithshëm nuk ishin obligatore për zbatim për zonën të cilën e kam komanduar, siç tha Remi , se unë e konsideroja rolin dhe përgjegjësin dhe rrethanat e operimit dhe sfidat me të cilat ndesheshim janë përgjegjësi e komandës të cilën e kisha, pasi mendoja se e njohim më mirë realitetin në tërën.
- Këto ditë, komandant Remi i Zonës operative të Llapit, dha dëshminë e vetë për të akuzuarit e " shtabit të UÇK-së " e të cilit po gjykohen për dyshimet për krimet e luftës gjatë kohës 98-99 të luftës në Kosovë. Nga dëshmia e komandant Remit ,zbardhej realiteti ,se si ka funksionuar struktura e UÇK- së gjatë viteve 1998-,1999, kur edhe pala akuzuese(prokuroria) dhe ajo mbrojtëse(avokatët)dhe trupi gjykues bënin pyetjet të shumta për sqarim ,dhe i shtronin rreth strukturës së veprimit të zinxhirit komanduese të UÇK-së në teren, organizimit, dhe operimit të shtabit të përgjithshëm ,e ndërlidhja e tyre me zonat operative dhe njësive tjera komanduese në teren,mënyra e veprimit, kordinimit dhe hartimit të planit operativ,si dhe dhënia e komandës për zonat dhe njësitë komanduese në teren.
Raporti i BE-së për Kosovën: Situata në veri mbetet sfidueseLexoni edhe:
Në përgjigjet te pyetjeve të palës akuzuese, dhe mbrojtëse në Hagë, dhe të vetë trupit gjykues,komandanti Remi, gjatë dëshmisë së vetë sqarues tha, " se struktura komanduese e UÇK -së nuk ka vepruar nën subordinim sipas vijës vertikale madje as në atë horizontale, dhe zonat rajonale kanë vepruara të shkëputura/ pavarura njëra nga tjetra, dhe pa hierarki komanduese nga shtabi qendror", siç edhe komandant Remi, në dëshminë e vetë e dha, se shumica prej anëtareve të shtabit të përgjithshëm , as që kanë qenë në Kosovë . Kurse opinionit pas luftës i janë seruar si luftëtar të denjë të çlirimit të Kosovës ,madje edhe në emër të çlirimit të Kosovës,kur edhe kanë përfituar nga benificionet e funksioneve shtetërore, të cilët i kanë ushtruar, deri në shkuarje e tyre në Hagë. Kur në një rast gjyqtari e pyeti dëshmitarin Remi ,se a të kujtohet, se si i quante, komandant Ramush Haradinaj, anëtarët e shtabit të përgjithshëm me epitetin " turistët" , kur komandant Remi u përgjigj , ka mund ti quaj kështu, po nuk më kujtohet. Nga dëshmia e komandant Remi, në Hagë ,kuptohej, se struktura komanduese e UÇK -së, ka qenë e organizuar deri në nivel të operimit të zonave rajonale , ndërsa shtabi i përgjithshëm ka qenë i shkëputur nga komandimi vertikal për zonat operative rajonale,dhe urdhëresat e shtabit të përgjithshëm nuk ishin obligatore për zbatim për zonën të cilën e kam komanduar, siç tha Remi , se unë e konsideroja rolin dhe përgjegjësin dhe rrethanat e operimit dhe sfidat me të cilat ndesheshim janë përgjegjësi e komandës të cilën e kisha, pasi mendoja se e njohim më mirë realitetin në teren. Sipas dëshmisë së komandant Remi ,zonat operative të rajonit, më tepër kanë pasur bashkëpunim dhe koordinim reciprok dashamirës në mes veti , se sa obligim zbatimi, që dalin nga struktura komanduese e shtabit qendror të UÇK-së . Dhe ajo që bëri më shumë përshtypje në dëshminë e komandant Remi, kur gjykatësi e pyeti ,rreth biografisë së tij ,se kur i ka ndërpre studimet, dhe kur është kyçur në UÇK. Dhe komandant Remi u përgjigj, përafërsisht; "se studimet i kam ndërprerë në vitin 1997, ndërsa komandant i UÇK për Zonën e Llapit u bëra në vitin 1998".Në pyetjen e gjyqtarit,se a kishe përgatitje e duhur të arsimimit ushtarak, pasi u vendose në postin e komandantit të një Zone me rëndësi .Komandant Remi u përgjigj; "se jo ,por e kisha të kryer shërbimin ushtarak jugosllav, dhe trajnime në Shqipëri nga oficerët shqiptarë". Dhe në pyetjen e gjyqtarit ,se a nuk të duket një përgjegjësi e madhe për moshën që ke pasur atëherë 27 vjeç, dhe pa arsimim të duhur ushtarak, të marrësh detyrën e komandantit, për një Zonë luftarake të përgjegjësisë specifike. Siç duket këtu komandant Remi kishte përgjigjen ,se kemi vepruar në kushtet dhe rrethanat e kohës. Por ,pyetja e gjyqtarit, për moshën dhe arsimimin jo adekuat në rolin e Komandantit të Zonës , vlen edhe për rrethanat e sotëm të funksionimit të institucioneve qeveritare të shtetit të Kosovës ,nga hyrja e NATO-s në Kosovë , ku kosovarët, postet kryesore i kanë udhëhequr,pa arsimim,pa përvojë,pa merita dhe mbi bazën e rreme të meritave të luftës , që sot vetë ata të luftës po dëshmojnë se anëtarët e shtabit dhe të cilët lëshonin 'komunikata' për Kosovën, nuk ishin në Kosovë. Në anën tjetër , edhe sot Kosovën e udhëheqin njerëzit mbi bazën e kriterit të te burgosurve politik , pa arsimimin e duhur profesional, e pa eksperiencë profesionale shtetërore , madje edhe nga mosha që do të duhej ti ndjekin ligjëratat e studimeve teorike, e mos të flitet për eksperiencën profesionale të qeverisjes shtetërore. Dhe nga e gjithë kjo,e mbi të gjitha , dhe faktor tjerë shtesë,gjendja në Kosovë , është kjo e cila është, siç edhe po dëshmohet nga dëshmitë në Hagë se ishte edhe gjatë luftës,pa dije,pa njohuri profesionale dhe të përgjithshme,pa përvojë profesionale e të përgjegjësive të qeverisjes shtetërore. Dhe gjendja në Kosovë sot është kjo edhe që është. Dhe pyetjet e gjyqtarit për komandant Remin në Hag ,vlejnë edhe për politikë bërjen e sotëm në Kosovë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".