Lexoni edhe:
Veriu i Kosovës dëshmi që flet me faktet për shtet me sovranitet
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Kur kjo gjendje zgjatë kaq shumë vite, sigurisht se vërtetë krerët politik janë thellë të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këto lidhje të krerëve politik me krimin e organizuar dhe korrupsionin mundësohen përmes krijimit të oligarkisë.
-Raporte me përmbajtje afërsisht të njëjtë , si nga DASH edhe nga Komisioni Evropian, ka pasur edhe viteve të mëparshme por gjendja nuk ka ndryshuar. Kjo për faktin se nuk është goditur krimi ne nivele te larta. Nivelet e larta të përfshirë në krime janë krerët e krimit të organizuar.
Veriu i Kosovës dëshmi që flet me faktet për shtet me sovranitetLexoni edhe:
Goditja e krimit në nivele më të ulëta është sikur shkëputja e skrrajes, vazhdon të gjallëroj pjesa e mbetur. Krimi duhet goditur në të gjitha nivelet njëherazi, ku goditja në krerë të krimit është vendimtar. Se oligarkia ekziston ne Kosove nuk ka dyshim, dhe kjo nuk vihet ne dyshim për disa fakte:- Janë pothuajse 20 vjet që pushtetin e mbajtën pothuaj të njëjtit individë. Kjo jetëgjatësi e pushtetit të të njëjtëve individë është dëshmi e lidhjes dhe fuqizimit të tyre përmes krimit te organizuar. Kur ekziston lidhja e krerëve politik me biznese përmes veprimeve kriminale, oligarkia është forma më e përshtatshme e mbajtjeve të këtyre lidhjeve dhe krijimit të përfitimeve maksimale. Ka mbi 10 vite rresht që institucionet e jashtme që konsiderohen si të pavarura nga ndikimet e brendshme prodhojnë raporte në të cilat paraqitet shkallë e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe shkallë shumë e ultë e zbatimit të ligjit. Kur kjo gjendje zgjatë kaq shumë vite, sigurisht se vërtetë krerët politik janë thellë të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këto lidhje të krerëve politik me krimin e organizuar dhe korrupsionin mundësohen përmes krijimit të oligarkisë.
Shtrohet pyetja, si është e mundur që këto dukuri kaq shkatërruese për Kosovën të mbeten të paprekura për kaq kohë të gjatë përkundër thirrjeve bile edhe kritereve konkrete për luftimin e tyre nga partnerët mbështetës të pavarësisë së Kosovës? Gjithë kjo fuqi rezistuese ndaj këtyre presioneve buron nga veprimtaria e strukturave shumë mirë të organizuara të shërbimeve të mshefta serbe.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".