Kriza në Kosovë, pasoj e mungesës së investimeve ndërkombëtare!

Kriza në Kosovë, pasoj e mungesës së investimeve ndërkombëtare!
Kriza në Kosovë, pasoj e mungesës së investimeve ndërkombëtare!

Agim Bajrami

  • 08 August 2023 - 07:35

 

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Politika kosovare, në vazhdimësi , ka ndjek projektet e përfitimeve personale, partiake e grupore, por jo edhe të interesave të përgjithshme të qytetarëve dhe ardhmërisë së tyre. Dhe është e vetëkuptueshme , se pa zhvillim ekonomik , gjithherë, do të ketë kriza, konflikte, e jo stabilitet në shoqërinë dhe vendin, ku nuk ka zhvillim ekonomik.

-Kosova që nga administrimi i saj nga UNMIK-u i qershorit të vitit 1999 , zyrtarët e lartë të UNMIK-ut nuk patën ndonjë plan të qartë të zhvillimit ekonomik, por kryesisht u përqendruan në leksione teorike abstrakte se si populli i Kosovës duhet të mësohet si të përgatit ushqimin, si të ketë sjellje ndaj grave , si të bisedojnë ndërmjet veti , e si të mos pështyjnë nëpër rrugë, apo gjatë ndejave si mos ti mbajnë gishtat në hunë , sjelle që do të duhej të mësohen në familje, çerdhe e shkolla .

Dhe UNMIK-u, ndau para të shumta, për trajnime rreth dhunës në familje e barazisë gjinore, e respektimit të njëri tjetrit. Në përgjithësi Kosova, trajtohej sikur të ishte një ishull apo 'xhungël' e Afrikës, por tani e bartur në kontinentin evropian ,ku kosovarët duhej trajnuar si fëmijë që nga lindja sipas standardeve evropiane për sjellje njerëzore, por pa u përqendruar në zhvillimin ekonomik e cila do të sillte ngritje të mirëqenies së përgjithshme sociale. Edhe vendorët, të dalur të frustruar nga lufta nuk kishin ndonjë plan për perspektivën e vetë vetës, dhe bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare nuk e bënin, për të kërkuar investime ekonomike, të cilat po të sjellin zhvillim ekonomik , punësim dhe mirëqenie të përgjithshme shoqërore. Vendorët e preferuan të jetuarit në anarki dhe përfitime përmes krimit të shpëlarjes së parave edhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Kur populli i Kosovës nga euforia e kënaqësisë se tani po jeton në liri dhe pa dhunën e ushtruar nga Serbia, mbeti pa lidership i cili do e drejtonte shoqërinë, në procesin e arsimit cilësor,shtytjen e angazhimit në punë , krijimit të mendimit të përgjegjësisë kolektive,në ndërtimin e demokracisë dhe perspektivës së qartë për të ardhmen. Qytetarët mbetën nën mëshirën e vetë vetës, pa hartë orientuese, e shpesh të manipuluar nga politika e grupe të ndryshme kriminale ,për qëllimet e agjendave të tyre, kundër interesave dhe ardhmërisë së shqiptarëve. Gjatë procesit të privatizimit , nga takimi i bordit për hartimit të udhëzimeve të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe publike ,diskutohej edhe për pozitën e punëtorëve nga privatizimi i ndërmarrjeve. Ndër, opsionet e ndryshme të diskutuara ,përfaqësuesit ndërkombëtar,shtynin përpara opsionin ,se punëtorët të cilët dalin nga tregu i punës pas privatizimit të ndërmarrjes të paguhen nga fondi i privatizimit ,deri në 400€ në emër të kontributeve të dhënë, për tërë gjatësinë e jetës së tyre. Vendorët e kundërshtuan, opsionin e pagesës së punëtorëve gjatë tërë jetës, pa dhënë ndonjë shpjegim, kur punëtorët sot e kësaj dite mbeten pa pensione, dhe fondi i privatizimit u shpërdoruar, nga vendorët dhe ndërkombëtarët, dhe nga shitja e kapitalit që kishin kontribuar baballarët tanë , nuk u investua asnjëherë në Kosovë, dhe nuk përfituan punëtorët dhe as qytetarët e Kosovës. Politika kosovare, në vazhdimësi , ka ndjek projektet e përfitimeve personale, partiake e grupore, por jo edhe të interesave të përgjithshme të qytetarëve dhe ardhmërisë së tyre. Dhe është e vetëkuptueshme , se pa zhvillim ekonomik , gjithherë, do të ketë kriza, konflikte, e jo stabilitet në shoqërinë dhe vendin, ku nuk ka zhvillim ekonomik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".