Halli i opozitës pro-serbe është se si me çdo mënyrë dhe mjet ta godas Qeverinë dhe dëmtojë sa më rëndë Kosovën

Halli i opozitës pro-serbe është se si me çdo mënyrë dhe mjet ta godas Qeverinë dhe dëmtojë sa më rëndë Kosovën
Halli i opozitës pro-serbe është se si me çdo mënyrë dhe mjet ta godas Qeverinë dhe dëmtojë sa më rëndë Kosovën

Gani Qarri

  • 09 August 2023 - 07:47

 

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Përderisa në një letër të përbashkët të kryetarëve të komiteteve për politikë të jashtme të SHBA-së, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe kreut të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, thuhet se Kosova është shtet sovran dhe demokraci funksionale”, në vend se edhe nga opozita e inkriminuar, të kritikohet publikisht tendenca e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë, si interferim i huaj dhe mbahet përgjegjëse Serbia, nëse vazhdon t’i rrezikojë zgjedhjet e lira dhe demokratike” në veri të Kosovës ,opozita e pa turp, kritikon Qeverinë e Kosovës dhe mbanë atë, për çdo gjë përgjegjëse, madje edhe për fajet e Serbisë!

-Është shumë e habitshme se si përderisa përfaqësuesit parlamentarë të politikës së jashtme të vendeve më të fuqishme evropiane dhe euroatlantike që nga SHBA-ja, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar etj, të cilave iu bashkua edhe Ukraina iu drejtuan me një letër bartësve të diplomacisë perëndimore me kërkesën për qasje më ekuilibruese në raport me Kosovën dhe Serbinë, opozita e inkriminuar, vazhdon ta kritikojë pa asnjë kontroll, vetëm Qeverinë e Kosovës, pa akuzuar kurrë kriminelin Vuçiq as Serbinë hegjemoniste, si shkaktare e të gjitha problemeve në veri.

Megjithëse letra e përbashkët e hartuar nga kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme të Bundestagut gjerman Michael Roth, të Senatit të SHBA-ve Bob Menendez, të Parlamentit britanik Alicia Kearns dhe kryetarët e komisioneve të punëve të jashtme të parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, vërtetë vjen në një moment tepër të rëndësishëm, halli i opozitës pro-serbe, është se si me çdo mënyrë dhe mjet ta godas Qeverinë dhe dëmtojë sa më rëndë Kosovën. Kështu që edhe tani kur Qeveria e Kosovës, ashtu siç insistohet nga SHBA dhe BE, është në përgatitje të udhëzimit administrativ, për të krijuar kushtet ligjore të dorëheqjes së vullnetshme të kryetarëve aktual në katër komunat e veriut, PDK dhe LDK, të cilat në vazhdimësi kanë kërkuar që Qeveria e vendit tu bindet kërkesave ndërkombëtare, çuditërisht tani bëjnë sikur janë pozicionuar për ta kundërshtuar me çdo mundësi, një formë të tillë të zgjidhjes së problemit akut. Vet kjo dëshmon sjelljen vërtetë tërësisht meskine që nuk po hezitojnë ta provojnë PDK dhe LDK, duke kundërshtuar iniciativën e Qeverisë së Kosovës që kryetarët e katër komunave të veriut të largohen përmes rrugës së peticionit,me qëllimin e keq, që ta vejnë në pozitë të "pa rrugëdalje" Qeverinë e Kosovës dhe ta pengojnë procesin e filluar përgatitor nga ana e Qeverisë, për përsëritjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në katër komunat e veriore. Kundërshtim ky shumë i dyshimtë dhe tepër meskin,i dy partitë më të mëdha opozitare, që në njërën anë ta pengojnë Qeverinë në zbatimin e marrëveshjes së dakorduar me SHBA e BE, dhe në anën tjetër ta akuzojnë Qeverinë për mosrespektimin e dakordimit me partnerët ndërkombëtar, që në bazë të udhëzimit administrativ të krijoheshin kushtet e përshtatshme të shpalljes së zgjedhjeve të reja dhe kryetarët e tanishëm të zëvendësohen me kryetarët e rinj që do të dalin nga zgjedhjet e jashtëzakonshme me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse, sipas marrëveshjes së dakorduar në Bratisllavë. Përkundër sjelljeve të turpshme të opozitës së inkriminuar, e cila duket se vepron sipas direktivave të përcaktuara nga Beogradi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në fillim të javës ka marrë vendim për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave të nevojshme të nismës ligjore për zëvendësimin e kryetarëve aktual të komunave në veri të vendit, me kryetarët që do dalin nga zgjedhjet, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) është deklaruar se preferon dorëheqjen e kryetarëve si rrugë më e shkurtër për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Në dokumentin e nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi ky grup e ka zgjedhur kryesues z. Besim Myrtezani, ndërsa anëtarët e grupit në fjalë janë; Xhevat Tava, Fetije Begolli e Flurim Arifi, grup i cili do ta bëjë “hartimin e Udhëzimit Administrativ të caktimit të procedurave e afateve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe emërimin e kryetarëve të ri të komunave në afatin deri më 1 shtator. Duke qenë se deri me tani Kosova ka ndërmarr hapat e kërkuar nga BE-ja, për shtensionimin e situatës në veri të vendit, duke larguar nga objektet komunave në veri edhe 25 për qind të policisë së Kosovës, ashtu siç është kërkuar me marrëveshjen e Bratisllavës, Kosova me të drejtë ka kërkuar nga BE, që ajo ti largojë masat e ndërmarra padrejtësisht vetëm kundër Kosovës, ani pse tendosjen e situatës në veri e kanë shkaktuar bandat dhe grupet kriminale serbe, të ardhura enkas edhe nga Serbia, të cilat përveç policëve dhe civilëve, plagosën edhe dhjetëra ushtar të KFOR-it.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".