Letra e Kryetarëve të Komisioneve të Punëve të Jashtme të 7 shteteve të BE -së dhe të Senatorit Menendes të SHBA-ve drejtuar Brukselit, për masa ndëshkuese parandaluese ndaj Serbisë

Letra e Kryetarëve të Komisioneve të Punëve të Jashtme të 7 shteteve të BE -së dhe të Senatorit Menendes të SHBA-ve drejtuar Brukselit, për masa ndëshkuese parandaluese ndaj Serbisë
Letra e Kryetarëve të Komisioneve të Punëve të Jashtme të 7 shteteve të BE -së dhe të Senatorit Menendes të SHBA-ve drejtuar Brukselit, për masa ndëshkuese parandaluese ndaj Serbisë

Muhamet Kelmendi

  • 09 August 2023 - 07:52

 

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Në letër kërkohet të dënohen përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë. "Shteti serb duhet te denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj në Kosovë dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për të mbajtur Serbinë përgjegjëse". Edhe rasti i kidnapimi të tre policëve të Kosovë nga Serbia u kritikua dhe u kërkua të dënohet shteti serb. Masa u kërkua ndaj shtetit serb edhe si organizator dhe udhëheqës i protestave të dhunshme në veti të Kosovës. Me letër u dënuan aksionet ku u plagosën 40 ushtar të KFOR-të dhe u kërkua të thellohen masat për gjetjen e bazave ku janë vendosur armët e sjellura ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

-Qëndrimet e BE-së dhe të SHBA-ve ndaj Kosovës në raport me shtetin serb kanë ndryshuar dukshëm në vitet e fundit. Ndryshimi ka filluar duke e vendosur Kosovën në dialogim me shtetin serb në pozitë të statusit të pa zgjidhur. Kështu ka filluar kjo me vendosjen e shojzave në statusin e shteti, duke kaluar në Marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, deri në gjendjen aktuale në gjoja diskriminim e minoritetit serb në Kosovë. Në veçanti bazë e ndryshimit politik është bërë nga agresioni rus në Ukrainë.

Me këtë u morr pozita e katër komunave në veri si mjet kritikues dhe ndëshkues ndaj Kosovës. Edhe pse, kanë të drejta minoritarët në Kosovë më shumë se kudo në botë, Kosova u ndëshkua. Dënimi i Kosovës me masa ndëshkuese nga BE dhe SHBA u bë temë e diskutimit dhe kritikës nga shumë forca në Evropë dhe në SHBA. Pozita e Kosovës me masat ndëshkuese u rrezikua dukshëm. Serbia u favorizua. BE edhe sot nuk e njeh shtetin e Kosovës. Përfaqësuesit ndërmjetësues të BE-së vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Z. Borel dhe z. Lajçak janë tipik persona pro serb. Këta e dëmtuan shumë pozitën e Kosovës në BE. Prapa nuk mbeti as SHBA me ndërmjetësin, z Gabriel dhe Ambasadorin Hill të Amerikës në Beograd. Duke e ndëshkuar Kosovën që po e mbron sovranitetin e vetë, u përkrah shteti serb dhe krimineli Vuçiq. Në letrën që tetë Komisionet e Parlamenteve të BE-së dhe të SHBA-ve, i dërguan Brukselit, Londrës dhe Uashingtonit, thuhet: "SHBA,dhe UE po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë, kandidates që pritet anëtarësimi në BE. Kjo, u bë nga frika se Beogradi mundë të orientohet drejt Rusisë, megjithëse Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës". Dhe më poshtë: " Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku sigurohemi që do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës, duke toleruar Serbinë". Në letër gjithashtu kërkohet: "Kërkohet nga BE, nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-të të jenë më kritik ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës". Senatori amerikan, Bob Menendes, u shpreh edhe kundër Asociacionit, duke thënë: "Nuk duam një Republikë të re serbe si në Bosnje e Hercegovine. Asociacioni serb në veri të Kosovës dërgon tek shteti". Ndërsa, Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë se Madhe, Alicia Kearns, ka deklaruar: "Është e rrallë që kaq shumë Kryetar të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen bashkë për të ngritur shqetësimet e tyre ndaj qëndrimeve ndaj shtetit serb (...)". " Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese ku sigurohemi që do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës, duke toleruar shtetin serb". Në letër kërkohet të dënohen përpjekjet e Serbisë për të prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë. "Shteti serb duhet te denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj në Kosovë dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për të mbajtur Serbinë përgjegjëse". Edhe rasti i kidnapimi të tre policëve të Kosovë nga Serbia u kritikua dhe u kërkua të dënohet shteti serb. Masa u kërkua ndaj shtetit serb edhe si organizator dhe udhëheqës i protestave të dhunshme në veti të Kosovës. Me letër u dënuan aksionet ku u plagosën 40 ushtar të KFOR-të dhe u kërkua të thellohen masat për gjetjen e bazave ku janë vendosur armët e sjellura ilegalisht nga Serbia në Kosovë. E përbashkëta e kësaj është se Kryetarët e këtyre Komiteteve të shteteve të BE-së dhe senatori Bob Menendes nga ShBA kërkuan që të ndryshohet politika ndaj Serbisë. Ata kërkuan masa ndëshkuese dhe parandaluese. Bazë e përgjegjësisë, të keqësimit të gjendjes në veri të Kosovës dhe të rrezikimit të paqes në Ballkan e paraqiten shtetin serb. E theksuan kryesisht Beogradin përgjegjës për paqen në rajon. Kritika pati në letër edhe ndaj pozitës se z. Borel dhe të z.Lajçak. Këta u vlerësuan të njëshëm dhe pro shtetit serb. Nga BE, Britania e Madhe dhe SHBA kërkohen urgjentisht masa parandaluese ndaj Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".