Lexoni edhe:
Armët që larguan Amerikën nga Kosova dhe e afruan me Serbinë
Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava
Dialogu që po zhvillohet mes Serbisë dhe Kosovës tash e shumë vite po e zhgënjen popullin e Kosovës, sepse e tërë bota e din se konfliktin luftarak ndaj Kosovës e ka fillua Serbia e sidomos me suprimimin e autonomisë se Kosovës në vitin 1989 si dhe me masat e ndërmarra të viteve të 90-ta, kur i largoj të gjithë punëtorët që ishin nëpër institucionet shtetërore të Kosovës, dhe ato vende të punës i plotësonin me serbët që i solli nga Serbia dhe kështu filloj çrregullimi i kushtetutës së atëhershme të Kosovës dhe në tërë Kosovën funksiononte vetëm kushtetuta e Serbisë.
-Regjimi serb veprim të parë kishte që u mbyllen edhe shkollat në gjuhën shqipe. Presionet e tilla të ndryshme nga ana e serbëve e detyruan popullatën shqiptare të kërkoj rrugë alternative, prandaj filluan shkollimi paralel shqip si dhe u krijuan institucione tjera paralele shqipe për t’iu kundërvu dhe rezistua regjimit serb për qëllimet nacionaliste që i ushtronte ndaj popullatës shqiptare, dhe nga viti 1990 deri në vitin 1998. Serbia ushtronte reprezalje të ashpra ndaj popullit shqiptar sa që popullit shqiptar iu deshtë ti kundërvihej reprezaljeve të ashpra serbe me forma të organizimit të gueriles dhe në vitin 1998-1999 filloj konflikti luftarak sepse politikat e reprezaljet serbe e shpërngulën popullatën shqiptare rreth 800,000 banorëve jashtë Kosovës, prandaj guerilja kosovare iu dashtë ti kundërvihet zbrazjes të tille Serbisë.
Armët që larguan Amerikën nga Kosova dhe e afruan me Serbinë Lexoni edhe:
Në këto kohëra ndodhi lufta te cilën lufte e përkrahën edhe shtetet demokratike te botes ne krye me Amerikën dhe NATO-n, shteti i ynë e fitoj atë lufte dhe tani jemi shtet i pavarur dhe të njohur nga 118 shtete tjera të botës. Ndërmjetësimet e tanishme që po ndodhin janë stërzgjatur tepër, por tani ka vlerësime se edhe ndërmjetësuesit që po e ndërmjetësojnë situatën nuk janë ata ndërmjetësues që ishte dashur ta ndërmjetësonin çështjen, sepse po ata ndërmjetësues vijnë nga ato shtete që se kanë njohur pavarësinë e Kosovës si Lajçak dhe Borel, dhe ndërmjetësimet që po ndodhin shpesh herë i ngjajnë njëanshmërisë ndaj Serbisë, prandaj ka vlerësime të tilla që megjithatë duhen këta ndërmjetësues të ndërrohen sepse po rrezikon të rrëshqet procesi i dialogut në një shkallë serioze të rrezikshmërisë së dështimit, për shkak të sjelljeve tepër të një anshme të ndërmjetësve Borrel dhe Lajçak. Ky fakt është duke u hetuar dhe kritikuar nga disa grupacione politike serioze në BE, për çka po reagojnë individualisht edhe deputetët në Parlamentin Evropian dhe në kuadër të parlamenteve nacionale të shteteve të tyre,si Austri, Zvicër, Gjermani e Angli. Njëanshmëria në dialog, sipas amerikan Daniel, po ndikon edhe në raportim të zbehtë në senatin amerikan nga përfaqësuesi i SHBA-ve Escobar. Daniel Server madje e ka kritikuar raportimin e fundit të Escobarit duke konstatuar se si nuk ishte bindës, sepse shmangu kritikat serioze ndaj Serbisë.
Profesori amerikan dhe njohësi i rrethanave në Ballkan, Daniel Server, këtë vlerësim e ka dhënë duke komentuar seancën dëgjimore në Kongres për zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë ku raportoi emisari Gabriel Escobar. Server kritikoi komitetin për Politikë të Jashtme që kishte zgjedhur të dëgjonte një dëshmitar të vetëm, emisarin Escobar. Dhe, ai pati probleme edhe me dëshminë e Escobarit duke thënë që nuk ishte përmendur fare mos-gatishmëria e Serbisë për të nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit por po insistohet me ngulëm vetëm në kërkesën e Asociacionit. “Ai ngulmoi që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe për të koordinuar kulturën, arsimin dhe shërbimet publike është gurë themel. Por dështoi të shpjegonte pse ShBA-ja nuk ka ngulmuar në quid pro quo në marrëveshjen e vitit 2013.
Ajo ishte zgjatim i kushtetutës së Kosovës për komunat me shumicë serbe në veri,” – argumenton z. Server. Profesori amerikan konsideron që pyetjet e shtruara nga kongresmenët ishin të duhura. “Kryesuesi Tom Kean donte të dinte në ShBA-ja do të bëjë më shumë presion ndaj presidentit Vuçiq nëse kryeministri i Kosovës vazhdon tutje me Asociacionin. Gejbi e tha një përgjigje “absolutisht” të bindur dhe shumë të shpejtë dhe vazhdoi me pretendimin se marrëveshja i kërkon Serbisë që ta njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Qartësisht nuk e bën.” – shprehet z. Server. Më tej, z. Server shton se nuk ka prova në publik se Serbia ka larguar protestuesit dhe se është pajtuar që qytetarët serbë të marrin pjesë në zgjedhjet e reja për kryetarë komunash në veri të vendit duke pretenduar se kjo mund të jetë e vërtetë vetëm në kanalet diplomatike.
“Ata (administrata Biden) vazhdimisht shmangu çfarëdo kritike serioze ndaj Serbisë dhe vazhdoi ta mbante Kosovën parimisht, nëse jo ekskluzivisht, përgjegjëse për tensionet e fundit. Nuk pati shenja se Gejbi (Gabriel Escobari) po dëgjonte indikacionet e përsëritura se vyente një qasje më e rreptë ndaj Serbisë,” – shkruan z. Server në editorialin e tij. Ai tutje thotë që megjithatë ka pasur dy lëshime gjatë deklarimeve të Escobarit. “Gejbi s’e përmendi Ballkanin e Hapur, iniciativën e Beogradit që duket se ka marrë vdekjen e merituar. Por idetë e këqija kurrë nuk vdesin në Ballkan. Ata kthehen si zombi për ta përndjekur rajonin. Veç prisni pak vite, ose ndoshta pak muaj. Do të kthehet, bashkë me ndarjen.” – shkruan ai.
Një tjetër lëshim është sipas Serverit edhe mos përmendja e sanksionimit të Aleksandër Vulinit. Këto konstatime të profesorit amerikan, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, flasin mjaftueshëm se me lëshimet e mëdha e serioze që po i bëhen Serbisë nga Lajcak e Borell, pala kosovare do të detyrohet një ditë jo të largët të kërkon largimin e tyre nga ky procese, dhe marrjen e plotë të udhëheqjes së tij nga vendet miqësore evropiane të Kosovës, ose drejtpërdrejtë nga SHBA-të. Një veprim i tillë do ta përshpejtonte edhe këtë ndërmjetësim që po zgjatë kaq gjatë dhe një pajtim mes këtyre dy shteteve do i kontribuonte që ky territor i Ballkanit tani bindshëm do ti hapeshin dyert e shteteve të BE-së dhe këto dy shtete Kosovë-Serbi të pranohen në NATO dhe me këtë veprim do të vinte deri të pajtimi i plot dhe i përhershëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"