
Përditshmëri me lajme fatale për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë së kapur kriminale


Hasan Preteni
Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni
Veprime kriminale nga gjithandej! Kush janë fajtoret? Sistemi i Drejtësisë pa dilemë! Pse? Kush janë kriminelët? Recidivist, të kaluar kriminale, drogaxhi, pronar të bizneseve e fëmija e të paprekurave! Kush është ose kush janë pronarët e restoraneve ku po ndodhe krimi? Kush janë, ku punojnë dhe në cilën parti janë prindërit e kriminelëve. Të kërkuar nga Interpoli e rijnë në kafene deri në mëngjes!
Të ju gëzohemi apo mërzitemi kur të vjen vera ( korrik-gusht ) Statistikat flasin për 100 aksidente komunikacioni gjatë një fundjave, vrasje dhe plagosje masive në restoranin që gjendet në qendër të kryeqytetit. Vrasje në Klinë, rrahje në Pejë, shkelje e qëllimshme të dy këmbësorëve në Fushë Kosovë. Veprime kriminale nga gjithandej! Kush janë fajtoret? Sistemi i Drejtësisë pa dilemë! Pse? Kush janë kriminelët? Recidivist, të kaluar kriminale, drogaxhi, pronar të bizneseve e fëmija e të paprekurave! Kush është ose kush janë pronarët e restoraneve ku po ndodhe krimi? Kush janë, ku punojnë dhe në cilën parti janë prindërit e kriminelëve. Të kërkuar nga Interpoli e rijnë në kafene deri në mëngjes! A ka zyrtar policor e ushtarak që armen zyrtare e përdorin për të treguar muskujt dhe për të mbrojtur kriminelët! Sistemi i Drejtësisë i paguar jo ligjërisht me paga abnormale, me punë hiq, me kompetenca ku vetë emërohen e vet gradohen. Pushteti i trete, shtet në veti!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".