Lexoni edhe:
Mercenarët e paguar nga opozita po e sulmojnë Qeverinë Kurti
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Për çudi këto ditë kryeministri i Kosovës Kurti, i mobilizojë shqiptarët e Maqedonisë në tubimin me flamuj dhe këngë shqiptare, por kjo eufori nuk ju zgjatë shumë,dhe tani e tutje do të mohojnë ti gjitha para politikës maqedone dhe serbo-ruse, të cilët Kryeministrit të Kosovës Kurti i reaguan ashpër, vendimmarrja politike sllavo ruso-serbe, siq thonë ata ,se Kurti po e destabilizon rajonin , kur po përpiqet që edhe shqiptarët e maqedonisë ti zgjon në ndjenja dhe interesa kombëtare e shqiptare ,duke i larguar nga bota arabe dhe ruso-serbe .
-Shqiptarët e Kosovës flasim për vlera njerëzore, të cilat nuk i kanë, flasin për punë e të cilën e urrejnë, flasin dhe kërkojnë që tjetri të jetë i përgjegjshëm, kur vetë nuk janë të përgjegjshëm,fajësojnë për atë që vetë nuk e bëjnë, dinë gjithëçka se çka vendimmarrja politike duhet të bëjë, por jetën e vetë e kanë rrëmujë dhe anarki.
Mercenarët e paguar nga opozita po e sulmojnë Qeverinë KurtiLexoni edhe:
Presidenti Bill Clinton , para se të vizitonte kohën e fundit Tiranën, thoshte; " u takova me një shqiptarë nga Kosova, dhe kisha kohën e bisedës për dhjetë minuta, dhe zgjati mbi dy orë, edhe siq tha Clinton , ai e dinte fjalimin tim që do të mbaja në Tiranë"...
Shqiptarët e maqedonisë janë servil ndaj politikës dhe interesave maqedone, dhe prej 90- ve, thuajse mbajnë pozitat e larta në shtet dhe asgjë nuk bëjnë për çështjen kombëtare dhe jetën e tyre sociale.Ata interesohen më tepër si të ndërtojnë një xhami, dhe kush është më arab se tjetri, me formim,mendime e paraqitje publike, dhe asgjë nuk kanë shqiptare - evropiane.Për çudi këto ditë kryeministri i Kosovës Kurti, i mobilizojë shqiptarët e Maqedonisë në tubimin me flamuj dhe këngë shqiptare, por kjo eufori nuk ju zgjatë shumë, dhe tani e tutje do të mohojnë të gjitha para politikës maqedone dhe serbo-ruse, të cilët kryeministrit të Kosovës Kurti i reaguan ashpër vendimmarrja politike sllavo ruso-serbe, siq thonë ata , se Kurti po e destabilizon rajonin ,kur po përpiqet shqiptarët e maqedonisë ti zgjon në ndjenja dhe interesa kombëtare e shqiptare , duke i larguar nga bota arabe dhe ruso-serbe. Shqiptarët e Shqipërisë, e kanë të ndërtuar një identitet 'kozmopolit' dhe ata janë të zhveshur nga çfardo vlere njerëzore e kombëtare, madje edhe shtetin e shohin dhe sillen ndaj tij vetëm, sa i përket përfitimeve personale , kurse ndaj interesave kombëtare kanë propagandë të shkathësive gazetareske të doktrinës enveriste.
Ata shqiptarët e Shqipërisë, dhe politikëbërësit e saj, kundërshtarët e Kosovës i bëjnë miq të cilët mundohen të përfitojnë nga 'kozmopolizmi' i tyre dhe gjeopolitika.
Shqiptarët e Malit të Zi janë më të zgjuar në vetë vetën e tyre kanë vlera njerëzore dhe luajnë rolin pozitiv në zhvillimet politike dhe shoqërore në Mal të Zi. Kanë kontribuar dhe kontribojnë mjaftë në çështjen e Kosovës.Shqiptarët e luginës së Preshevës,Bujanobcit e Medvegjës janë më të diskrimimuarit në rajon dhe Serbia i përqan ata kur është çështje e interesit kombëtar.Kanë dashuri për Kosovën dhe Shqipërinë. Dhe a ka zgjim kombëtar tek shqiptarët,më të vërtet se jo , por kryeministri Kurti, po mundohet të bënë tek populli i cili nuk ndihet shqiptarë zgjimin kombëtar.
Madje politikëbërësit kosovarë, në vend të zhvillojnë marrëdhënie diplomatike tek vendimmarrja ndërkombëtare,kryeministri dhe presidentja po zhvillojnë vizita ndër shqiptare dhe nëpër qytete të Kosovës, ndërsa opozita kundërshton gjithëçka edhe për punët që qeveria i kryen mirë.Dhe popujt e vegjël fatin e tyre e kanë nga vendimmarrja e fuqive ndërkombëtare ,dhe aty, duhet të përqendrohet lobimi dhe zhvillimi i diplomacisë shtetërore kosovare madje kombëtare.Nga e gjithë kjo, vështir se mund të thuhet se ka zgjim kombëtar, edhe përkundër përpjekjeve të Kryeministrit Kurti në vrullin e këtyre kundërshtimeve,për rendin e ri botëror.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "