Mungesa e vetëdijes individuale dhe kolektive e determinon përgjegjësinë ndaj shtetit – kombit!...
Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi
Autokritika e individit tregon kulturën arsimimin, edukimin, shkallën e zhvillimit të personalitetit dhe zhvillimin e demokracisë të një shoqërie të kohës në të cilën po jetojmë. Kjo vlerë (virtyt) njerëzorë po zbehet gjithnjë e më shumë në të gjitha sferat e jetës dhe punës duke filluar nga familja, rrethi shoqërorë deri tek institucionet më të larta të Shtetit të Kosovës. Të gjithë janë ngritë kundër njëri tjetrit duke i akuzuar rivalët politikë, kolegun e punës, mikun apo bashkëpunëtorin shumë vjeçar vetëm e vetëm për shkak të interesave të ngushta personale, partiake për tu pasuruar sa më shumë. Këto fenomene të cilat e kanë kapluar shoqërinë Kosovare kanë marrë përmasa shqetësuese duke rrezikuar ardhmërinë e këtij vendi. Është e dhimbshme kur njeriu normal i dëgjon liderët e partive politike, duke i akuzuar përmes shpifjeve më të ulëta rivalët politikë. Askush nuk pranon autokritikë për dështimet në politikë apo në jetën publike.
Në këtë vend deri më tani nuk mbahet mend që një personalitet i cili ka qenë pjesë e qeverisjes apo të institucioneve të shtetit të bëhet autokritik për dështimet gjatë punës dhe përgjegjësitë e caktuara. Askush nga politika nuk kërkon falje për Procesin e Privatizimit të aseteve ekonomike të popullit. Askush në Sistemin e Arsimit dhe Edukimit nuk skuqet apo nuk kërkon falje për gjendjen në arsimin dhe edukimin, për cilësinë dhe nivelin e ultë të dijës arsimore, shkencore të nxënësve, apo studentëve. Autokritika mungon në Institucionet Shëndetësore kur mjeku e detyron pacientin të kërkoj shpëtim në klinikat private duke i kërkuar para që pacienti nuk i ka. Nuk ka autokritik dhe përgjegjësi në Ndërmarrjet Publike të cilat financohen nga buxheti i shtetit e të cilat vite me radhë punojnë me humbje.
Askush nuk skuqet apo nuk jep përgjegjësi për problemin e krijuar rreth Statusit të Veteranëve të UQK-së problem ky i cili po e përqan shoqërinë Kosovare dhe po e gëlltit buxhetin e shtetit. Vetëdija dhe përgjegjësia po mungon edhe tek punëtorët e minierave të cilët më shumë mirën me politikë e me kërcënime sindikale, duke e shantazhuar Qeverinë me greva dhe folklorizëm. Këto fenomene negative nuk i bëjnë përshtypje institucionit më të lartë Shkencor Akademisë të Arteve dhe Shkencës të Republikës së Kosovës e cila pothuajse nuk ekziston fare. Askush nuk qan kokën apo te jete vete kritik për gjendjen ne bujqësinë e Kosovës ku toka e bukës është shndërruar ne kantiere te ndërtimit te piste (përmes pastrimit te parasë). Vetëdija individuale dhe kolektive dhe përgjegjësia ndaj shtetit është obligim moral, njerëzorë dhe kushtetues i qdo institucioni demokratik i Republikës së Kosovës.
Qdo njeri ku punon vepron dhe jeton ka obligim dhe përgjegjësi ndaj vendit. Obligim dhe përgjegjësi ka edhe polici i cili kur nuk funksionon semafori është e njerëzishme që të futet për ta rregulluar kaosin në komunikacion. Autokritika është vlerë e personalitetit të njeriut me integritet andaj edhe njerëzit që punojnë në Sistemin e Drejtësisë kanë obligim dhe përgjegjësi para ligjit, para popullit dhe para shtetit ta kryejnë me nder punën e tyre. Duhet të jemi të vetëdijshëm se shkalla e pavarësisë të një institucioni është e lidhur ngushtë me gjendjen dhe performancën e punës të institucionit në shërbim të popullit duke respektuar Kushtetutën e vendit. Andaj në fund nëse ja dojmë të mirën vetës, familjes, shoqërisë dhe shtetit është koha e fundit që ta ndryshojmë qasjen e sjelljes duke e ndryshuar mendësinë për ti akuzuar të tjerët pa e pranuar autokritikën ndaj vetvetes.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "