Lexoni edhe:
Cilat janë karakteristikat e një diskursi demagogjik të liderit në Kosovë?
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Tash është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe. Ndërtimi i Asociacionit serb në Kosovë është fillimi i ndërtimit të botës serbe. Kjo, ka filluar në katër komunat e Kosovës Veriore dhe në Republikën Serbe, në Bosnjë e në Hercegovinë. Me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje, mendohet se më lehtë realizohet bashkimi me Serbinë. Edhe sllavët maqedon në Shkup u deklaruan pro botës serbe kundër shqiptarëve. Këtë e bëri Presidenti dhe Kryeministri i shtetit të Maqedonisë.
-Bota serbo-sllave (serbo-maqedone e malazeze) ka filluar me u realizuar me aksionet terroriste në katër komunat e veriut të Kosovës. Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës. Mbështetur në Kushtetutën e shtetit serb, në Preambul, "është sanksonuar se Kosova është Serbi".
Cilat janë karakteristikat e një diskursi demagogjik të liderit në Kosovë?Lexoni edhe:
Mbi këtë bazë janë deklarimet e bëra nga krerët e shovenizmit serbonadh të botës serbosllave.
Për realizimin e botës serbomadhe, mbi Kosovë, mbi Republikën Serbe në Bosnjë e Hercegovinë,mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut, është armatimi i bërë nga shteti serb.Mjetet luftarake janë ofensivë. Serbia nuk është armatosur për mbrojtje, por për aktivitet agresive ushtarak. E këtu sulmi i parë, nëse tërhiqet NATO, është Kosova. Për të treguar se Serbia synon ripushtimin edhe të Maqedonisë se Veriut, të Malit të Zi dhe të Republikës Serbe, është deklarata e fundit e Ministrit serb të mbrojtjes.
Ai veç që kërkoi tërheqjen njohjet se shtetit të Kosovës nga Podgorica dhe nga Shkupi,, u shprehë se forca e vetme që garanton luftën e suksesshme kundër Shqipërisë së "Madhe" është bashkimi i sllavëve.
Lufta kundër Kosovës ka marrë dimenzione të gjëra. Veç, veprimeve terroriste në veri të Kosovës, Bota serbe po shprehet edhe me grafitet nacional-shoveniste, kudo nëpër Serbi, e ku kërkohet:
" "Kthimi i ushtrisë serbe në Kosove".Aksionet e tilla kundër Kosovës, të ndërlidhura me ideologjinë e botës serbe, të shprehura nga neoputinisti Dodik dhe nacionalfashisti Vuçic, janë shembull i kërcënimit të Ballkanit me një front të ri të luftës.Bota serbe po merr formën e duhur. Është skalitur hapësira territoriale; mënyra e formimit dhe koha e formimit të shtetit serb mbi botën serbosllave si ideologji.
Masat e kësaj bote janë vënë.Tash është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe. Ndërtimi i Asociacionit serb në Kosovë është fillimi i ndërtimit të botës serbe.Kjo, ka filluar në katër komunat e Kosovës Veriore dhe në Republikën Serbe, në Bosnjë e në Hercegovinë. Me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje, mendohet se më lehtë realizohet bashkimi me Serbinë.
Edhe sllavët maqedon në Shkup u deklaruan pro botës serbe kundër shqiptarëve. Këtë e bëri Presidenti dhe Kryeministri i shtetit të Maqedonisë.Ministri i brendshëm, Spasovski, po kërkon arrestimin dhe dënimin e personit që ngriti flamurin shqiptar në takimin e qytetarëve në Tetovë. Sipas këtij,flamuri kombëtar shqiptar, është shqiptaromadh.Në vijë të njëjtë ishte edhe Aleksandër Vuçic i Serbisë.
Veteranët mashtrues, mjeranët e shtetit të Kosovës!Lexoni edhe:
U tha:"Veprimet e tashme po tregojnë ideologjinë e shqiptarëve për Shqipërinë e Madhe. Nga kjo ideologji nuk e mbron as Malin e Zi dhe as Maqedoninë anëtarësimi në NATO (...)".
"Shqipëria është ideologe e krijimit të Shqipërisë së Madhe, e Kosova është trungu i veprimit për këtë Shqipëri të Madhe".Këto thënie janë bazë e politikës nacional-shoveniste, kuptohet për të fshehur ideologjinë serbosllavomadhe që sundon tash në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë. Për këtë iu nevojiten sulmet ndaj shqiptarëve, kuptohet me pikësynim për ndërtimin e botës serbosllave.
Bota serbe e krijon lidhshmërinë sllave me Shkupin dhe me Podgoricën. Mbi këtë ekziston edhe realizimi i pikësynimi territorial. Kjo botë, po i krijon edhe mjetet dhe po punon për kohën e veprimeve ushtarake.Bota serbo-sllave është në rindërtim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online "