Lexoni edhe:
Bugajski: Nëse McCain do të ishte president i SHBA-së, Rusia tashmë do të mposhtej në Ukrainë
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Sindikata e arsimit, këto ditë ka dalë me një tregim imagjinar, se si mësimdhënësit po kërkojnë pushim pa pagesë , dhe po shkojnë të gjithë sipas sindikatës ,në Gjermani. Po të ishte kjo sindikatë dhe këta mësimdhënës në Gjermani, do t'ju merrej e drejta e ushtrimit të arsimit mbi bazën e performancës së tyre zero me nxënësit, dhe për shkak të manipulimit të tyre me detyrën e arsimit. Këta mësimdhënës, jo vetëm që nuk i pranon asnjë shoqëri funksionale me vlera civilizuese ,mbasi këta janë mësimdhënësit që kanë krijuar një shoqëri analfabete funksionale, siç edhe vetë këta mësimdhënës janë analfabet të trillimeve të tyre marrëzore nga më të ndryshme, për te mbuluar mos dijen, dhe punën e tyre me fantazinë trilluese, se po shkojnë jashtë vendit, duke u munduar të përfitojnë në situatat e imagjinuara.
Një është e sigurt se me këtë nivel të ashtuquajtur 'mësimdhënie' , shoqëria perëndimore , as për pastrim të veceve (tualeteve) nuk i pranon. Përndryshe, do të ishte lehtësim për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës,të largohen të tillët, e të punësohen të rinjtë dhe të rejat , me plot entuziazëm e të motivuar ku nga ta do të reflektohej energjia dhe kreativiteti pozitiv. Kur gjenerata e re do të mund të formohej e shëndosh,me kreativitet dhe dobishmëri shoqërore. Mësimdhënia e dështuar e një vendi ,është e dështuar kudo,dhe si e tillë përveç Kosovës,vendi i tyre do të mund të ishte në ndonjë institucion korrektues ,që do të mbaheshin për shkak të rrezikut që paraqesin për shoqërinë dhe shtetin. Dhe trillimet imagjinare të sindikatës së arsimit , se mësimdhënia kosovare po e lëshon Kosovën ,përveç se janë imagjinata të sëmura dështake të tyre, janë edhe përpjekje të radhës për të përfituar në ngritje të ndonjë page siç edhe kanë bërë për 30 vite, duke përfituar në dëm të nxënësve kosovarë. Kosova nuk e ka fatin të lirohet nga e keqja e këtyre mësimdhënësve. Ministria e arsimit, do duhej të mendoj, për miratimin e një ligji , ku të gjithë të cilët nuk tregojnë kreativitet dhe rezultate konkrete tek nxënësit , do të duhej të nxirren nga mësimdhënia, dhe të zëvendësohen me gjeneratë të re. Kjo do të ishte reforma në arsim dhe shpëtim i nxënësve dhe shoqërisë nga një mësimdhënie dështake , dhe kur të kihet parasysh me barriera të zhvillimit të tyre mendor!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".