Christopher Hill, edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës janë njerëz e jo kafshë
Muhamet Kelmendi
Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, z. Hill, disa herë bëri vizita në Luginën e Preshevës. Gjatë atyre vizitave, për z.Hill, komunat me shumicë shqiptare, si në Preshevë, në Bujanovc dhe në Medvegje, nuk jetojnë njerëzit, por qenie krejtësisht jo njerëzore. Për popullsinë shqiptare në këto tri komuna kurrë fare nuk shprehi mendim. Në kundërshtim me Raportin zyrtar të SHBA-së për diskriminimin e rëndë të shqiptarëve në Luginë nga Serbia, z. Hill nuk u ndal në çështjet diskriminuese të popullit shqiptar në këto anë të pushtuara dhe nuk ofroi as edhe një zgjidhje. Vizita e z. Hill ishte për të treguar tek Qeveria serbe se në raportet Uashington- Beograd nuk është pengesë minoriteti shqiptar në Luginë. Për z. Hill problem u shfaqë vetëm çështja e minoritetit kriminal serb në Kosovë. Për këtë u shpreh se duhet të organizohet Asociacioni. Për shqiptarët e Luginës nuk ka. Reciprociteti u mohua kategorikisht.
Edhe tash në Beograd doli z.Hill në anën e Asociacionit serb në Kosovë. Z. Hill e dinë se janë bandat serbe që sulmuan organet e shtetit, bënë bllokime të rrugëve dhe nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Zyrtarisht dihet se Serbia është organizatore dhe ka dërguar brenda në Kosovë banda të armatosura serbe. Për kate minoritet u shpreh interesi nga z. Hill edhe në Beograd. Ndërsa, minoriteti shqiptar nuk u mor fare në diskutim . Ai nuk u paraqit si minoritet dhe në mënyrë të qarte u la anash. Minoriteti shqiptar në Luginë për z. Hill nuk ekziston si çështje e pazgjidhur. Edhe në pyetje të gazetarit:
“Pse nuk ka reciprocitet dhe a është i mendimit për Asociacion në Luginë sikundër ishin dy kongresmenët që kërkuan edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës një Asociacion”.
Z. Hill u shpreh:
"Nuk kemi fare reciprocitet në raportet Kosovë-Serbi. Plani i marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit është vetëm për këto dy shtete(…)".
"Asociacion është vetëm për komunitetin serb në Kosovë (…)".
"Kongresmenët i kanë mendimet e veta dhe unë respektoi çdo mendim të kongresmenëve”! Më qartë nuk ka ku shkon". Është shumë e rëndë një mendimi i tillë i shprehur, edhe përkundër qëndrimit zyrtar të SHBA-së, se shqiptarët në Luginë janë të diskriminuar.
Mirë është të kuptohet pozita e kësaj pjese të shqiptarëve. Kjo, për faktin se angazhohet ajo pjesë e popullit, më fortë dhe me vetëdije të qartë. Edhe Tirana dhe Prishtina duhet domosdo të angazhohen. Nuk është e drejtë që as z. Rama dhe as z. Kurti mos të kërkojnë reciprocitet mes Kosovës e Serbisë. Ata nuk duhet të ndalen në realizimin e të drejtave shoqërore dhe nacionale të minoritetit shqiptar në Luginën e Preshevës. Kjo është e drejtë legjitime.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".