Mungesa e planit strategjik ne sektorin e Bujqësisë që i mungon Kosovës!...
Ismail Muçiqi
Shkruan: Gazetari: Ismail Muçiqi
Kuvendi i Republikës së Kosovës që nga Shpallja e Pavarësisë asnjëherë nuk i ka vu në rend të ditës prioritetet e resurseve njerëzore dhe ekonomike pa të cilat nuk ka prosperitet zhvillimor Kosova. Është e pafalshme për institucionin më të lartë – për Parlamentin që deri më tani asnjëherë nuk e ka vu në rend të ditës debatin për gjendjen në sektorin e Bujqësisë. Shtrohet pyetja si mund të anashkalohet problematika në sektorin e Bujqësisë e cila është jetike për sigurimin e bukës dhe prodhimeve tjera të cilat janë të domosdoshme për popullatën. Askush nga institucionet kompetente që mirën me planin hapësinorë të Republikës së Kosovës nuk është në gjendje të deklaroj sesa sipërfaqe tokë bujqësore ka vendi. Kjo sjellje e papërgjegjshme e institucioneve të shtetit është e pafalshme kur dihet se toka e bukës po zvogëlohet gjithnjë e më shumë për shkak të devijimeve në mbrojtjen e tokës dhe resurseve tjera.
Kjo papërgjegjësi e cila fillon nga komunat (pushteti lokal) e deri tek ai qendror, në vazhdimësitë sipërfaqet bujqësore në ngritjen e produktivitetit të rendimenteve për nevojat e qytetareve i lanë pas dore. Kështu sipërfaqet e tokave të cilat dikur i takonin koprativave bujqësore përkatësisht pronës shoqërore i blenë liderët partiak grupet e interesit me qmime qesharake, për të përfituar më vonë duke ja shitur shtetit 100 (njëqind) herë më shtrenjtë. Për shkak të papërgjegjësisë të faktorit njeri sot pyjet e Kosovës janë degraduar deri në atë shkallë që sipërfaqet pyjore i përngjajnë një ambienti të shkretuar duke u pre pa mëshirë gjithandej Kosovës.
Asnjëherë Parlamenti i Kosovës, përkatësisht deputetët të cilët me folklorizmin e tyre po e malltretojnë dhe ofendojnë opinionin nuk u ra ndër mend që ta shtrojnë në rend të ditës debatin për këtë problematik e cila do ti kushtoj popullit të Kosovës. Në shumë rajone të Kosovës degradimi i planit hapësinorë po vazhdon edhe më tutje duke ndërtuar gurthyes, dhe duke u degraduar lumenjtë gjithandej për interesat biznesore të individëve të cilët po e shkretojnë pamjen e maleve dhe kodrave të Kosovës. Deputetëve te Parlamentit të Kosovës nuk u ra ndër mend asnjëherë të debatojnë për pasurinë ruajtjen dhe shfrytëzimin e ujërave që i ka dhuruar natyra në Kosovë. Sistemi Iber-lepenc i cili u ndërtua me shumë mund nga kredia e bankës ndërkombëtare i cili në bazë të projektit do të duhej të ujiteshin mbi 20 mijë hektare tokë buke të Kosovës që nga paslufta nga ky sistem nuk ujiten më shumë se 1200 hektarë.
Paradoksi edhe më i madh qëndron në Agjencionin Iber-lepenc i cili mirët me menaxhimin e sistemit të ujitjes, e i cili ka dështuar në përmbushjen e obligimeve ligjore dhe njerëzore. Ky agjencion e ka trefishuar numrin e të punësuarave kryesisht është qendër e punësimeve familjare të ish krye shefave që udhëhiqen me këtë ndërmarrje. Sot rroga mesatare e të punësuarave në këtë ndërmarrje publike është mbi 900 euro, ndërsa bilanci vjetor financiar është negative dhe tani kjo ndërmarrje ka mbi 4 milion humbje. Me këto probleme nuk mirët askush nga ata që ishin përgjegjës për gjendjen në sektorin e bujqësisë, sektorin e ujërave, të agjencionit të pyjeve të Kosovës e shumë mekanizma tjerë që në bazë të ligjit dhe Kushtetutës kanë përgjegjësi të pa kontestueshme në sektorin e Bujqësisë të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".