Lexoni edhe:
Mungesa e planit strategjik ne sektorin e Bujqësisë që i mungon Kosovës!...
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Ka edhe intelektual serb të cilët në forma të ndryshme të paraqitjes së tyre intelektuale,të kenë treguar realitetin e marrëdhënieve , shqiptaro-serbe. Edhe realiteti i sotëm i armiqësive në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve e kanë origjinën e ksenofobisë serbe të shtrirë mbi themelet e shqiptarëve dhe nuk është aq e lehtë siç mendohet nga disa diplomat amerikan e evropian, në arritjen marrëveshjes paqësore në mes të këtyre dy popujve,kur dihet se Serbia nuk është e gatshme të pranoj se shtrihet dhe identitetin e vetë kombëtar e shtetëror mbi themelet e tokave dhe kulturës shqiptare.
-Fjala 'ksenofobi' rrjedh nga fjala greke- "xsen" që do të thotë i huaj dhe "fobi" - frikë ,e që 'ksenofobi' do të thotë frikë nga i huaj. Dhe pse Serbia, dhe populli i saj, ka frikë,dhe urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve? Sepse, Shqiptarët janë autokton në kulturë dhe në toka të veta, dhe është populli më i vjetër në trojet e Evropës jug-lindore.
Mungesa e planit strategjik ne sektorin e Bujqësisë që i mungon Kosovës!...Lexoni edhe:
Përderisa, fiset sllave nga fundi i shekullit të VII të erës së re, u zbarkuan në vendet e stërgjyshërve të shqiptarëve , dhe këto fise sllave i pranuan doket ,zakonet dhe civilizimin e asaj kohe shqiptare, që përgjatë zhvillimit historik,fiset sllave ndërtuan në themelet e kulturës dhe trojeve shqiptare identiteti i ri sllav, si kroatët,sllovenët dhe fiset sllave të jugut të sotëm të quajtur sot serb. Dhe serbët e sotëm, të vetëdijshëm se dyndja e tyre në trojet dhe kulturën shqiptare, dhe ndërtimi i shtetit serb në territoret shqiptare, i bënë ata të pa sigurt në ekzistencën e vetë, dhe e gjithë lufta e tyre zhvillohet për zhdukjen e shqiptarëve, të perceptuar nga serbët, se shqiptarët janë qenia e natyrshme e vetë prezencës së tyre, që populli serb mos të ndihet i sigurt, në krijimin e tyre si komb dhe shtet në trojet dhe identitetin pellazgo- iliro-shqiptarë. Dhe ksenofobia serbe ndaj shqiptarëve është pjesë e qenies së tyre si popull, ku serbët në vazhdimësi do të ndjekin politikat e tyre kombëtare e shtetërore të ksenofobisë ndaj shqiptarëve.
Ata serbët, për tu liruar nga ksenofobia shqiptare(urrejtja) duhet që historinë, kulturën dhe shkencën serbe, të korrigjojnë dhe vetë vetës t'ia shpjegojnë krijimin e origjinës,identitetit,historisë,kulturës ,shkencës mbi themelet e shqiptarëve. Ka edhe intelektual serb të cilët në forma të ndryshme të paraqitjes së tyre intelektuale,të kenë treguar realitetin e marrëdhënieve, shqiptaro-serbe. Edhe realiteti i sotëm i armiqësive në marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve e kanë origjinën e ksenofobisë serbe të shtrirë mbi themelet e shqiptarëve dhe nuk është aq e lehtë siç mendohet nga disa diplomat amerikan e evropian, në arritjen marrëveshjes paqësore në mes të këtyre dy popujve,kur dihet se Serbia nuk është e gatshme të pranoj se shtrihet dhe identitetin e vetë kombëtar e shtetëror mbi themelet e tokave dhe kulturës shqiptare...Dhe konflikti shqiptaro-serb do të ekzistojë përderisa Serbia të mos e pranon identitetin e vetë kombëtar fals....?!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".