Lexoni edhe:
Pa rrëzimin e regjimit të Vuçiqit dhe largimin nga ndikimi rus, nuk ka perspektivë të shpejtë të integrimit të Ballkanit në BE
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Kryeministri Kurti përmes Udhëzimit Administrativ të shpalljes së zgjedhjeve në veri të Kosovës, po bënë lojë me kërkesat ndërkombëtare, për të ja bërë qefin elektoratit të tij të brendshëm. Korniza ligjore e Kosovës, në krizat politike për zgjedhje lokale apo qendrore, është e qartë , por kjo komplikohet kur politika donë të bënë konfuzion për nevojat e elektoratit të vetë të brendshëm .
-SHBA-ja dhe BE-ja, ndaj kryeministrit Kurti, i kanë kërkesën e qarta; ' të shpallen zgjedhjet e menjëhershme në katër komunat veriore' që përbëhen nga banorët me shumicë serbe të Kosovës, përmes 'dorëheqjeve të kryetarëve aktual' , të cilët mbahen nëpër zyra, përmes forcave policore, të dalë nga zgjedhjet e fundit në ato komuna, me ca vota të banorëve shqiptarë të atyre lokaliteteve, e të bojkotuar nga votuesit e qytetarëve serb, me dirigjimin e Beogradit.
Dhe tani kryeministri i Kosovës, për elektoratin e vetë të brendshëm, po vazhdon me vetë lojën e hartimit të udhëzimit administrativ,duke rregulluar maratonën e gjatë e procesit të zgjedhjeve të qeverisjes komunale; si të shpallën zgjedhjet, në situatat e ndryshme, edhe kur korniza aktuale ligjore është e qartë ,siç janë të qarta kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ,që të shpallën zgjedhjet në katër komunat veriore, dhe kryetarët aktual,të cilët mbahen nëpër zyra me polici , duke u vetë dorëhequr, si mundësi e lejuar e kategorisë ligjore, dhe më e shpejt praktike, për të përmbushur obligimin shtetëror, në sigurimin e demokracisë nga qeverisja shtetërore e Kosovës, e duke u ofruar mundësinë e dytë qytetarëve serb, për dalje në zgjedhje në komunat, ku ata janë shumicë ,dhe kur në zgjedhjet e fundit, ishin të penguar nga politika serbe në Beograd, të ndërlidhura me bandat kriminale serbe në veri të Kosovës.
Dhe kryeministri i Kosovës, po vazhdon me avazin e vetë, duke e bërë vetë lojën e tij përmes aktit të udhëzimit administrativ ,të shpalljes së zgjedhjeve përmes stërzgjatje e komplikimit ,përmes kërkesës së iniciativës së shoqërisë civile, që së paku 20% nga votuesit e regjistruar mbështetës të peticionit..etj..etj... dhe përmes formës së peticionit të votuesve, që në " vetë lojën politike Kurti" është ,që të lënë përshtypjen, se po bëjë diçka ,dhe në realitet nuk po dua të bëjë asgjë ,por gjendjen aktuale po e komplikoj edhe më shumë, kur edhe nuk do të duhej të komplikohej. Ndërsa, kur kryeministri i Kosovës po kërkon heqjen e masave të sanksioneve që bashkësia ndërkombëtare ia ka vënë Kosovës ,pikërisht, për mos plotësimin e kërkesave të shtruara nga ta , dhe ku tani ka rrezik tjetër, që ndaj "vetë lojës politike të Kurtit", Kosova të përfiton edhe me masën tjetër e sanksioneve , pezullimin e liberalizimit të vizave.
Dhe, a i duhet edhe kjo Kosovës, për shkak të "vetë lojës së Kryeministrit Kurti" ,që për të ua plotësuar dëshirën votuesve të vetë,a është kjo mençuria politike që të shpie zgjidhjen e duhur politike, në largpamësi politike,dhe interesin e përgjithshëm të Kosovës .
Dhe siç duket në 'lojën Kurti' , në mos plotësimin e kërkesave ndërkombëtare , përveç 'vetë lojës Kurti' , për vota të elektoratit të tij të brendshme , duke i rrezikuar interesat e përgjithshëm, diçka tjetër të mirë nuk pritët të shohim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".