"KOSOVA SOT" u lind 25 vjet më parë, u rritë me qëndresën heroike të popullit shqiptar, me mundin dhe sakrificën, dijen dhe guximin për të thënë, e për të treguar të vërtetën e kësaj historie
Skender Mulliqi
Shkruan: Skënder Mulliqi
Që ishte gjithçka shumë e zorshme për të mbijetuar, ishte i zorshëm edhe dalja dhe funksionimi i gazetave ditore shqiptare në kushtet e okupimit klasik nga Serbia. Një ndër prestigjiozet e asaj kohe ishte gazeta Kosova Sot. Kjo gazetë se bashku më stafin e saj dhe gazetarët në terren pasqyruan më së miri të gjitha vuajtjet dhe përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi .Natyrisht së nuk mund të bëhet pasqyrimi i të gjitha temave duke filluar nga politika, ekonomia , kultura e arti dhe gjithçka tjetër në interes të publikut të asaj kohe në një shkrim të vetëm, për të cilat dha kontribut të madh kjo gazetë. "Kosova Sot" për aktivitetin e saj kombëtar u bë halë në sy e regjimit okupues të Serbisë.
Për shkak të punës së gazetës, në pasqyrimin e drejtë të luftës për çlirim kundër regjimit serb, Beogradi kishte urdhëruar djegien e objektit të shtypshkronjës dhe gazetës. "Kosova Sot" jo që nuk u shua, por rilindi në flakët e luftës çlirimtare, duke dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në plasimin e të vërtetës për Kosovën në sytë e botës liridashëse. Ajo ngadalë, por sigurt arriti të bëhet një gazetë e pëlqyeshme për publikun. Qytetarë, politikanë , analistë , aktivistë të shoqërive civile e shumë kategori të tjera shoqërore, vlerësuan lartë kontributin e së përditshmes "Kosova Sot", në informimin e drejtë dhe të paanshëm, në denoncim të dukurive negative në shoqëri të shfaqura si fenomenet më negative të pasluftës. Beri punë të madhe në denoncimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të cilat fenomene e gërryen Kosovën e vogël të sapo të dalë nga flakët e luftës çlirimtare.
Gazeta temë qendrore gjatë funksionimit të saj 25 vjeçar kishte mirëqenin dhe zhvillimin e shtetit të ri të Kosovës, të fituar më shumë mund dhe sakrifica historikisht. Kjo gazetë e pasqyrojë të vërtetën , duke i pasqyruar të gjitha të palarat e atyre të cilët i qitën interesat personale mbi interesin e përgjithshëm. Gazeta "Kosova Sot" edhe pse viteve te fundit nuk kemi asnjë botim të shkruar,që është rast i rrallë në botën demokratike, ka mbetur burim i pashtershëm informimi dhe ka mbetur gazetë e besueshme me korrektësinë e saj. Rezultatet e arritura në fushën e informacionit janë inkurajuese, janë rezultat i punës së palodhshme të një numri të madh të njerëzve, të cilët punojnë ose bashkëpunojnë me gazetën. Andaj, më takon edhe mua që në këtë përvjetor të daljes, të përgëzoj këtë storie suksesi të kësaj gazete më renome , që për dy dekada e gjysmë ka bërë emër në gazetari.
Sigurisht së gazeta ka dhënë një kontribut të veçantë edhe për shqiptarët në të gjitha trojet etnike dhe për shqiptarët në mërgatë, duke pasqyruar në mënyrë korrekte për të gjithë atë që kanë bërë që Kosova, të bëhet shtet sovran dhe i lirë. Kësaj gazete edhe tash si portal nuk po i mungon përkushtimi dhe guximi për pasqyrimin real të situatës politike dhe situatës ekonomike në Kosovë. Po e mban të informuar opinionin publik për të gjitha zhvillimet politike dhe kërcënimet më luftë që po na i bën edhe kjo Serbi e Vuçiqit."Kosova Sot" gjithmonë u angazhua për avancimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri. Gazeta u lind dhe u rritë me qëndresën heroike të popullit shqiptar, me mundin dhe sakrificën, dijen dhe guximin për të thënë, e për të treguar të vërtetën e kësaj historie. Ajo u ngrit dhe u rrit me lirinë, luftën çlirimtare dhe pavarësinë e vendit. Ka marshim të gëzueshëm dhe ecje të pandalshme, përkundër pengesave të natyrës objektive dhe të natyrës subjektive, duke ofruar ide, vrull dhe elan të ripërtërirë në veprimtarinë gjeneroze të gazetarisë shqiptare, duke sakrifikuar për zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit të Kosovës, si dhe në zgjidhjen e çështjes shqiptare ende të pazgjedhur sipas dëshirës së shumicës në Ballkan. Në këtë përvjetor të ditëlindjes së gazetës i shkon asaj një mirënjohje dhe falënderim në misionin e saj historik.
(Kosova Sot Online)