Lexoni edhe:
BE-ja dhe SHBA-ja t'i thonë menjëherë stop sjelljes destruktive të Serbisë në dialog
Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami
Kosova,vërtetë nuk e plotëson as kushtet formale të jetë shtet funksional demokratik, ku sundon ligji,e drejta dhe barazia për të gjithë në konkurrencë dhe mundësi të barabarta sipas kushteve dhe kritereve ligjore për të fituar më i merituari/a sipas aftësive profesionale dhe të eksperiencës mbi bazën e punës. Siq edhe kam shënuar më parë, baza e funksionimit të demokracisë shoqërore dhe shtetërore në Kosovë është e mbështetur në mendësinë e zakoneve fisnore e të patriarkalizmit familjar, dhe mbi këtë bazë, votohen deputetët ,punësohen në administratë shtetërore dhe funksione publike,bëhen investimet publike hapen bizneset private e zhvillohet konsumi i përgjithshëm , dhe mbi këtë bazë, qeveriset shtetit ,funksionon shoqëria dhe zhvillohen marrëdhëniet shoqërore dhe publike.
Ata/ato që kërkojnë ndryshimet e kësaj sjellje dhe marrëdhënie të karakterit mesjetar fisnor ,izolohen, linqohen e madje shpallen si armiq,si kundër shtetit apo kombit, e që në të vërtet, ata që thirren në emër të kombit dhe shtetit, me mendësinë e patriarkalizmit fisnor e familjar, të kohës mesjetar, janë pengesë e zhvillimit modern dhe të funksionimit të demokracisë moderne,sundimit të ligjit e shtetit ligjor. Dhe si të imagjinohej, se kjo mendësi mesjetare fisnore, do të avancojë me respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të Njeriut, duke përfshirë edhe integrimin e pakicat kombëtare të mendësisë patriarkale të zakoneve fisnore mesjetare. Këto ditë u publikua lajmi ,se 'deputetët e Kosovës' të zgjedhur nga vota e fisit të tyre, kanë punësuar edhe nga një 'asistent' pa kurrfarë shpallje, apo procedure ligjore, nga kanë mënjanuar detyrimin ligjore, e punësimit dhe të garës për punësim mbi bazën e kritereve ligjore, sipas aftësive dhe meritave profesionale.
BE-ja dhe SHBA-ja t'i thonë menjëherë stop sjelljes destruktive të Serbisë në dialog Lexoni edhe:
Deputetët e Kuvendit të Kosovës,të zgjedhur nga fisi i tyre,tanimë kanë pranuar, asistent e fisit të tyre,e të cilët paguhen nga taksa paguesit e të gjithë qytetarëve që jetojnë,punojnë e banojnë në Kosovë nga kategoritë e;turistëve, investuesve të huaj, ndërkombëtarëve, diasporës,dhe për të punësuar anëtarët e fisit patriarkal të deputetëve mesjetar të Kosovës...Dhe kjo është e drejta ligjore,barazia dhe demokracia shtetërore e Kosovës??? Ku qëndron këtu ,qeverisja moderne ligjore,funksionimi i të drejtës dhe barazisë ligjore... Ç'farë shërbimesh publike e ligjore do mund, të ofrojnë këta deputetë të mesjetare ,këta të punësuar, nga këta deputet, e qeverisje shtetërore e që dëshirohej të veprojnë, për interesat moderne të shtetit, që mendohej dhe ëndërrohej që shteti i Kosovës të jetë modern,demokratik, ligjor,i barabartë për të gjithë, e të frymës dhe funksionimit të vlerave evropiane... Dhe , a ja vlen të shpresohej, për një të mirë të përgjithshme, nga kjo mendësi mesjetare patriarkale fisnore, e qeverisjes dhe funksionimit shoqëror e shtetëror në Kosovë...Dhe pse mos të ketë ikje masive nga kjo mendësi e trishtë primitive???
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".