Juve zotërinj deputet të nderuar nuk ju kemi votuar për të na mashtruar

Juve zotërinj deputet të nderuar nuk ju kemi votuar për të na mashtruar
Juve zotërinj deputet të nderuar nuk ju kemi votuar për të na mashtruar

Dardan Grapci

  • 13 September 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Qytetarët e Kosovës duhet që në shenjë proteste mos të paguajnë - tatim, rrymë dhe ujë. Derisa Qeveria e Kosovës ta kupton që jeta një qytetari është më e vlefshme se sa paga prej 2000 eurove dhe pagesa e asistentëve me nga 600 euro. Prandaj me mos pagesë të kontributeve duhet protestuar dhe treguar se këta deputet nuk i kemi zgjedhur në Kuvend për të na zhvatur dhe për të na mashtruar.

-Vendimi i Kuvendit të Kosovës, që ti lejohet dhe mundësohet punësimi i asistenteve nga çdo deputet është vendim skandaloz dhe i tepërt. Edhe pse ky vendim mundë të arsyetohet, pa bazë, në emër të funksionalitetit dhe efikasitetit në punë, kjo nuk mundë të besohet dhe aspak të arsyetohet. Qeveria e Kosovës derisa e gjuan buxhetin e shtetit në LLOQ, lejon ta shpenzon kot së koti Kuvendi që e ka humbur krejt imazhin dhe besimin me sjelljet arrogante të një shumice parlamentare, më mirë do kishte me qenë që atyre qytetareve që jetojnë me asistencë sociale tu rritet shuma e asistencës dhe të rriten pensionet.



Me këtë skandal parlamentar, por edhe me heshtjen e Qeverisë së Kosovës e cila ndanë buxhet për Kuvendin, po shihet shumë qartë që shumica e deputetëve janë analfabetë dhe të pa-shkollë, janë të pa edukuar dhe punën në Kuvend e shohin vetëm si një shans sa për të përfituar. Ndryshe, ata deputet që kanë shkollë dhe dinë shkrim dhe lexim, jam i bindur që nuk ju duhet asistenti apo asistentja. Ata i dinë detyrat e veta për çka kanë kërkuar për tu votuar, dhe tash duhet të jenë serioz vetë për të punuar.

Qytetarët e Kosovës duhet që në shenjë proteste mos të paguajnë - tatim, rrymë dhe ujë. Derisa Qeveria e Kosovës ta kupton që jeta një qytetari është më e vlefshme se sa paga prej 2000 eurove dhe pagesa e asistentëve me nga 600 euro. Prandaj me mos pagesë të kontributeve duhet protestuar dhe treguar se këta deputet nuk i kemi zgjedhur në Kuvend për të na zhvatur dhe për të na mashtruar.

Vetëm për 1 muaj qeveris i duhet ti harxhoje nga buxheti i Kosovës 45,600 euro në muaj për pagat e asistenteve, kurse në vit 547,200 euro. Kjo është vjedhje nga arka e shtetit dhe vjedhje e parave të qytetarëve.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".