"Kosova Sot", ushtare e guximshme në luftën për liri dhe zëdhënëse e pa kompromis në ndërtimin e shtetit ligjor e me drejtësi
Xhevat Meha
Shkruan: Xhevat Meha
Gazeta Kosova Sot tanime ka ndertuar tradite te gjate e te begatshme ne informinin e drejt te qytetareve. E fillloj botimin e gazetes para luftes se fundit ne Kosove ne periudhen kur Kosova ishte ne ditet me te renda te shtypjes nga regjimi i Beogradit. Ne ate kohe, informimi i drejt dhe i plote ka qene i pamundur per t'u kryer pa marre persiper rreziqe te medha e pa bartur mbi supe sakrifica te renda. Punen kjo gazete e vazhdoj me te njejtin angazhim edhe gjate luftes dhe pas luftes. Puna e madhe ne funksion te mbrojtjes dhe avansimit te interesave te Kosoves dhe qytetareve te saj e beri shenjester per goditje nga regjimet shtypese ndaj Kosoves dhe qyterave te saj. Fal punes se palodhshme, vetmohuese te gazetareve dhe punonjesve tjere, kjo gazete gjithehere ka arritur te jete gazeta me e lexueshme ne Kosove.
Lexueshmeria kaq e larte eshte arritur vetem duke mbajtur qytetarin te informuar drejt dhe ne menyre te plote me problemet dhe interesat e tyre te drejtperdrejta. Kjo ka qene dhe vazhdon te mbetet teper e veshtire per faktin se veprimtaria e rrjeteve te mshefta serbo-ruse ne Kosova ka qene dhe vazhdon te mbetet e fuqishme ne mshefjen e realiteteve dhe mashtrimin e qytetareve qe te mos duken veprimet e tyre per interesa te Serbise duke shkelur interesin e Kosoves dhe qytetareve te saj. Kjo veprimtari e mshefte pas luftes se fundit eshte perqendruar ne fuqizimin e krimit dhe korrupsionit te organizuar si mekanizem per te mbajtur institucionet e Kosoves jo funksionale dhe ne kete menyre te demtoj interesin e Kosoves. Informimi i drejt the i plote i qytetareve mbi shkeljet e panumerta ligjore, aferave e skandaleve te shumeta ka qene dhe vazhdon te mbetet konfrontim i drejtperdrejt me krimin e organizuar shume te fuqishem ne Kosove. Kete e ka bere dhe vazhdon ta bej mediumi informativ Kosova Sot. Pergezimet me te larta Kosoves Sot per punen qe vazhdon ta bej.
(Kosova Sot Online)