Lexoni edhe:
"Kosova Sot", ushtare e guximshme në luftën për liri dhe zëdhënëse e pa kompromis në ndërtimin e shtetit ligjor e me drejtësi
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Më 14 shtator në Bruksel, në takimin midis Kurtit dhe kriminelit të luftës, Vuçiq,mendohet se temë kryesore e diskutimit, do të jetë, Asociacioni.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, nëse veç organizohet mbi bazën territoriale dhe nacionale, është një organizim i një subjekti të ri, jashtë kushtetues dhe organeve legjitime të Republikës. Forma e tillë është jo ligjore.
-Asociacioni me pushtet ekzekutiv është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës në formën e bartjes së pushtetit lokal në Asociacion. Kjo, edhe për faktin se Asociacioni një nacional në shtet multinacional të Kosovës nuk lejohet me Kushtetutë. Ligësisht është e pa mundur. Formimi i Asociacionit një nacional serb krijon de-jure një subjekt të ri juridiko-politik dhe një nivel tjetër të pushtetit. Me kompetencat e komunave që barten në Asociacion kemi nivel të ri të pushtetit. Thjeshtë krijohet një autonomi e gjërë politike, juridike e kulturore. Po i përmendi vetëm disa kompetenca:
1. Planifikimi hapësinor.
2 infrastruktura,
3. Arsimi, shkenca dhe kultura.
4. Administrata.
5. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial.
6. Komandimi me policinë.
7. Prona dhe tërë sistemi ekonomik.
Tëra këto kompetenca i ka komuna me shumicë serbe.
Gjykatat dhe prokuroria iu kanë dhënë me marrëveshje të nënshkruar nga Mustafa dhe Thaçi. Policia është vënë nën komandën e komunave me shimicë serbe.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga z. Thaçi dhe nga z.Mustafa. Kjo u pa ne rastin e dorëheqjes së policëve serb në veri të Kosovës. Atje kemi për katër komuna një udhëheqës serb. Këtë do te ketë Asociacioni për komunat me shumicë serbe. Ka edhe shumë kompetenca tjera. Qeveria e Kosovës ka deklaruar formën kroate të shoqatës. Për këtë kërkohet të përgatitet edhe statuti i shoqatës jo qeveritare. Kjo kërkohet të jetë bazë e diskutimit në Bruksel. E kundërta e kësaj, është propozimi i jashtëm dhe ai serb. Veç kompetencave të përmendura,në Asociacion krijohet edhe një organ udhëheqës. Asociacioni ka gjithashtu kryetarin, Këshillin a Kuvendin, si dhe administratën e vetë, që vepron në kuadër të statutit.Asociacioni ka financat e veta. Financohet edhe nga Serbia. Shuarjen e Asociacionit nuk mund ta bëjnë organet qendrore në Prishtinë.
Shuhet me vendim të komunave themeluese.
Me kompetencat që barten nga komuna në Asociacion krijohet de-jure, veç de-fakto, një subjekt i ri autonom. Faktet e tilla tregojnë formimin edhe të një subjekti të ri serb në Ballkan. Natyrisht, se SHBA-të dhe BE mund të organizojnë Asociacionin. Këtë mund ta bëjnë edhe pa asnjë përfaqësues të skenës politike, kulturore dhe civile e arsimore të Republikës së Kosovës.
Mirëpo,kjo nuk prodhon paqe. Tash mendohet se Kosova dhe shqiptarët pajtohen. Por, çka në të ardhmen? Gjeneratat që vijnë ndoshta nuk do të pajtohen me këtë subjekt! E ardhmja do të jetë kallxuesi më i qartë. Asociacioni, në çfarëdo forme që themelohet, jashtë karakterit dhe anës së një shoqate me karakter jo qeveritar, është antikushtetues dhe prodhon konflike në Kosovë. Të gjithë kundër Asociacionit një nacional dhe mbi bazë të territorit me pushtet ekzekutiv e juridik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".