Lexoni edhe:
Shteti gjerman mbetet avokuesi kryesor dhe garantues i fillimit të zbatimit të lirisë së lëvizje për qytetarët kosovar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
BE dhe SHBA duhet të ndërrojnë rrugë. Ato duhet ta ndalin Serbinë dhe të tregojnë me fakte se ku dërgon agresioni serbomadh. Pa e ndalur Serbinë paqja nuk sigurohet. Është koha kur kufijtë duhet të ruhen në mes Kosovës dhe shtetit serb. E çështja e komunitetit serb në Kosovë dhe e shqiptarëve në Serbi duhet të zgjidhet vetëm me reciprocitet midis dy shteteve.
-Në analizat e bëra deri më tash del se saktësisht se shteti serb është i angazhuar në dëmtimin e sovranitetit dhe të integritetit territorial të shtetit të Kosovës. E tërë gjendja në veri të Kosovës është e krijuar nga Serbia. Lista serbe, bandat e armatosura dhe aksionet kriminale e terroriste në rrugë vijnë të organizuara dhe të udhëhequra nga Beogradi. Në këtë anë, Kosova nuk ka rruge tjetër, veç ta mbroj shtetin e Kosovës, lirinë dhe demokracinë. Natyrisht se pak ose fare nuk ka përkrahje nga BE dhe nga SHBA. Zëra që tregojnë qëllimet e shtetit serb ndaj Kosovës ka. Ato vijnë nga disa senator e kongresmen, shumë deputet nëpër shtete të BE-së, analistë etj. Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Këta nuk e kanë pushtetin. Forcat tjera sundojnë. E ata po e ngarkojnë Kosovën me përgjegjësi. Ia futën edhe masat ndëshkuese. Kërkojnë që shteti i Kosovës të shkelë normat kushtetuese dhe ti toleroj bandat serbomëdha. Në fakt edhe zgjedhjet që përsëriten këtë qëllim e kanë. Ndërtimin e shtetit serb në veri të Kosovës.
Serbia synon:
1. Ndarjen e Kosovës me krijimin e Asociacionit serb dhe
2. Nëpërmjet kësaj ta dëmton shtetin dhe ta bënë të pafuqishëm, në mënyrë që BE dhe SHBA ta zhbëjnë shtetin e Kosovës.
Këto dy qëllime janë. E këto po përkrahen nga BE dhe nga SHBA.
Me qëllim që shteti serb të largohet nga Rusia, po tolerohen nga BE dhe nga SHBA-të veprimet nacional raciste serbe, bandat në veri të Kosovës dhe kriminelët në Beograd. Frika nga një front i ri i luftës në Ballkan, që Serbia po e përdorë, po tolerohet nga BE dhe nga SHBA-të. Kështu iu ka krijuar mundësia shtetit serb për të bërë agresion me bandat terroriste serbe në veri.
Zgjedhjet janë mjet i ripushtimit.
Z. Server tha:
"Serbia është e interesuar ta pushtoj veriun e Kosovës".
Ky qëndrim i përgjigjet realitetit.
Asociacioni serb me pushtet ekzekutiv dhe i ndërlidhur me territor dhe me pakicën serbe është shtet. Ky shtet me zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe de-jure bëhet i pavarur. Faktet flasin se rruga e tashme e BE dhe e SHBA-ve është e rrezikshme. Kjo, për faktin, se Kosova nuk do të dorëzohet dhe rreziku për luftë me Serbinë veç rritet. BE dhe SHBA duhet të ndërrojnë rrugë. Ato duhet ta ndalin Serbinë dhe të tregojnë me fakte se ku dërgon agresioni serbomadh. Pa e ndalur Serbinë paqja nuk sigurohet. Është koha kur kufijtë duhet të ruhen në mes Kosovës dhe shtetit serb. E çështja e komunitetit serb në Kosovë dhe e shqiptarëve në Serbi duhet të zgjidhet vetëm me reciprocitet midis dy shteteve.
Rrugë tjetër nuk ka.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".