Me këtë logjikë të sëmurë të ndërmjetësuesve Borell e Lajçak, Ballkani, herët apo vonë, do të shkoj pashmangshëm drejtë një lufte të re të rrezikshme

Me këtë logjikë të sëmurë të ndërmjetësuesve Borell e Lajçak, Ballkani, herët apo vonë, do të shkoj pashmangshëm drejtë një lufte të re të rrezikshme
  • 17 September 2023 - 08:49

Shkruan: Dr-Hysni Aliu

Unë besoj që Evropa është duke bërë të njëjtin gabim ashtu siç kanë bërë në kohën e presidentit amerikan Trump kur SHBA ju thoshte ndaleni regëtinë me gas e gjëra tjera me Rusinë, e këta ndërtonin edhe gazsjellësa të ri, e tani ata gazsjellësa po ju ndryshken nën ujin e detit. Evropa nuk mëson nga historia, andaj pëson ashtu siç po e pëson tash kur lufta ju erdhi në derë.

 

Ashtu siç kam shkruar kohë të gjatë, dialogu në Bruksel është një tendencë për të nxjerr ujë me shoshë. Atyre ndërmjetësuesve ju mungon dinjitetit i një negociuesi dhe të vepruarit në bazë të një logjike të shëndoshë. Si gjëja themelore është të kuptuarit e asaj që Kosova është një shtet i pavarur, dhe gjëja e dytë është që ish negociatorët që e shitën Kosovën e kanë marr dënimin nga populli. Emërtimi i krye negociatorëve që ose flasin vet gjuhën serbe ose flasin bashkëshortet e tyre, ose janë nga vendet mos njohëse, ka treguar që në fillim që këto negociata janë të destinuara për ta kënaqur Serbinë ndërsa si rrjedhojë edhe për të dështuar në raport me Kosovën. Unë besoj që Evropa është duke bërë të njëjtin gabim ashtu siç kanë bërë në kohën e presidentit amerikan Trump kur SHBA ju thoshte ndaleni regëtinë me gas e gjëra tjera me Rusinë, e këta ndërtonin edhe gazsjellësa të ri, e tani ata gazsjellësa po ju ndryshken nën ujin e detit. Evropa nuk mëson nga historia, andaj pëson ashtu siç po e pëson tash kur lufta ju erdhi në derë. Një logjikë ala Merkel e ala Trump, botën e qojnë kah lufta ashtu siç edhe e quan në Ukrainë e ne qytetarët e BE-së po e paguajmë çmimin nëpërmes taksave. Me këtë logjikë të sëmurë të këtyre ndërmjetësuesve Ballkani domosdo do të shkoj drejtë luftës herët a vonë. Nuk ka qenë e rastësishme kërkesa ime që të shqyrtohet në parlamentin e Kosovës arsyeja se përse është lejuar të nënshkruhet marrëveshja e vitit 2015 në tërësi në kundërshtim me kushtetutën tonë. Kjo duhet të bëhet. Madje besoj që pasi që atë marrëveshje kundër kushtetuese BE po e konsideron si kushtetuese, ajo marrëveshje duhet të hidhet poshtë duke bërë deratifilkmin e saj. Sulmet e Borrelit kundër Kryeministrit Kurti, dhe bastisjet nëpër shtëpitë e atyre që kontribuan në çlirimin e vendit bash në të njëjtën kohë, kanë një domethënie. Disa vende e individ në Evropë përfshi këtu Borrel e Lajçak, po punojnë për ç’thurje de fakto të Kosovës, andaj ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë. Kosova duhet ti shpall të jashtëligjshme dhe ti ndjek penalisht të gjitha strukturat dhe individët që punojnë në institucionet paralele të Serbisë në Kosovë. Besoj shumë që duhet të ndërpriten komunikimet me z Lajqak, sepse çdo komunikim me të po e qet Kosovën në një pozitë ku po akuzohet për të qenurit jo bashkëpunues ose refuzues. Tani po vërtetohet fakti që z. Hashim Thaçi ka pasur të drejtë kur protestonte në vendimin për emërimin e z. Lajçak si krye negociator. Ashtu siç z Haradinaj ja hodhi fytyrës z. Mogerini atë që e meritoj, e si rrjedhojë SHBA e mori atë botë çështjen në dorë, edhe tani z Lajçak e Borrel duhet të bëhen të parëndësishëm në raport me Kosovën, në mënyrë që administrata Biden ti merr në dorë gjërat. Pa një konferencë ndërkombëtare çështja e Kosovës nuk do zgjidhet, e fatkeqësisht ato konferenca po bëhen vetëm pas luftërave. Kjo është bote ku po jetojmë sot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"