Lexoni edhe:
Amerika godet sanksionet e BE-së, me çelësin në dorë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë
Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri
Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për sesionin pranveror, dëshmoi mungesën e madhe të unitetit politik, që e karakterizon lidershipin politik të Kosovës, në këto zhvillime dramatike gjeostrategjike, nëpër të cilat po kalon rajoni, e si pjesë e kësaj tërësie edhe vetë shteti i Kosovës.
Unë konsideroj se janë shumë të rrezikshme kërcënimet e opozitës, nga seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, për bllokimin e Kuvendit përmes refuzimit për ta votuar cilin do propozim vendim, ligj dhe marrëveshje ndërkombëtare që vjen nga Qeveria e Kosovës, me ultimatumin për dorëheqje të qeverisë, dhe bashkimin e deputetëve të pozitës me opozitën në mocion për shuarjen e mandatit të Kuvendit dhe marrjen e mandatit Qeverisë Kurti.
Tash kur faktori ndërkombëtar me ngulëm po kërkon përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë, me lloj lloj kushtëzimesh, është jo serioze kërkesa e opozitës për zgjedhje të jashtëzakonshme, pikërisht pse gjendemi në këtë moment kritik të procesit të dialogut me Serbinë, dhe në rrethanat e zhvillimeve politike e strategjike ndërkombëtare të sigurisë, në të cilat spektri politik i Kosovës po lufton vetëm për pushtet, në një garë të pa parë dhe ekstremisht i përçarë me akuza tepër banale dhe mungesë totale të vullnetit politik për bashkim dhe bashkëveprim me një strategji unike nacionale, në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të shtetit, i cili seriozisht është duke u rrezikuar nga diplomacia serbe, agjentura në rritje serbo ruse të cilat jo vetën në Kosovë por në gjitha rajonin janë duke ndikuar.
Partitë politike në opozitë duhet ta shohin më thellë zhvillimet gjeo tragjike, madje edhe përtej rajonit të Ballkanit dhe Evropës, për të mos rënë në grackën e rrënimit të asaj që është arritur dhe ndërtuar si themel i shtetit për më shumë se dy dekada, sepse me cilindo kompromis, sado të vogël për interesin politik në këto zhvillime dramatike, rrezikohet në staza afatgjata sovraniteti i shtetit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".