![](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/18/200x200_bigstock-198993475-990x556-600x3371695016115.jpg)
Lexoni edhe:
Kosova gjendet në rrezik, është momenti kritik për unitet dhe jo për llogari të faturave elektorale dhe interes të ngushtë politik
Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani
Tash as zgjedhjet e reja nuk e shpëtojnë Kosovën nga kurthet e forta të pa ndashme. Mundësia është që vetëm SHBA-të mundë të na shpëtojnë për ta nxjerrë Kosovën nga kurthi më i rrezikshëm që nga shpallja pavarësisë.
-Gjendja është katastofale për Kosovën. Pra Kurti ka hy kaherë në një grackë të rrezikshme të Serbisë. Sanksionet ndaj Kosovës nuk do të hiqen fare me këtë qasje që tash ka BE në raport me Kosovën dhe Serbinë. Ndërmjetësit janë kundër Kurtit, i cili veten e ka futur në një kurth që nuk po mundet të dal fare. Duket se ky është edhe fundi politik i Albin Kurtit. Me këtë situatë që është krijuar në këto raporte do të ishte mirë që sa më parë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme, përndryshe ky është fundi i këtij dialogu.
Pra asnjë favor nuk do të ketë dhe dialog pro Kosovës, ky është fundi. Kryeministri Kurti në këto rrethana të krijuara me zhvillimet e fundit nuk ka se për çka shkon më në Bruksel, madje as edhe një qeveri tjetër. Kurti e solli veten dhe Kosovën deri këtu dhe tash Kosova është në kurth që nuk mundë të dal më, por duhet ti zbatoj ato kushtëzime që janë në interesin e Serbisë deri në fund.
Tash as zgjedhjet e reja nuk e shpëtojnë Kosovën nga kurthet e forta të pa ndashme. Mundësia është që vetëm SHBA-të mundë të na shpëtojnë për ta nxjerrë Kosovën nga kurthi më i rrezikshëm që nga shpallja pavarësisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".