Ftesë Publike: Bëhu njëherë burrë dhe eja në gjykatë të të tregoj unë se kush je ti Behgjet Pacolli!
Reshat Badallaj-Zhuriani
Shkruan: Reshat Badallaj- Zhurjani, gazetar hulumtues
Behgjet Pacolli është në siklet dhe është hallakatur që e ka humbur dy hyre gjyqin me mua, e ka kapur inati i „kaurrit“ dhe është bërë lakmitar, dhe tani sërish kërkon para nga unë dhe atë jo më pak se 10 mijë e 200 euro. Baca Behgjet e ka ulur pazarin se në fillim kërkonte jo më pak se 100 mijë euro.
Ne duke mos u përzier fare në punën e Gjykatës Themelore në Prizren, ajo të kryej punën e saj kurse ne tonën. Behgjeti kurrë nuk guxoi t´i lidh kijet me mua publikisht që e kam ftuar në polemikë, në duel televiziv, por turrë e vrap në gjykatë. Nejse, është puna e tij. Por një gjë i themi publikisht këti Behgjeti, kurrën e kurrës sa të je gjallë nuk mund t´ia mbyllësh gojën Reshat Badallaj-Zhurianit, se jam burrë i krahinës së Lumës, Republikës së Shqipërisë. Ka provuar edhe BEOGRADI DHE KËRKONTE DËNIMIN PREJ 10 VJET DERI ME VDEKJE DHE MË DËNUAN 8 vjet po në atë gjykatë ku ke bërë padi kundër meje dhe e dyta, Behgjeti, ka harruar, nejse ndoshta e ka nga pleqëria, elbete ne njerëz jemi, por po iá përkujtoj se: KA VDEKUR KOHA E QENIT PLAK TITOS,KA VDEKUR BORIS JELCINI DHE SLOBODAN MILLOSHEVIQI,POR, MJERISHT KGB-JA DHE UDB-JA, AKOMA VEPROJN NË KOSOVË DHE SHQIPËRI. Ky është një pazaregji votash që e rrëzoi për turp edhe Gjykata Kushtetuese, për ta rrëzuar dhe deklasuar kështu përgjithmonë, me pa shpresë për të bërë vend në politikë dhe institucione të shtetit.
Pra, dua të them se unë dhe ti Behgjet i kemi të ndara rrugët moti. Serbia fashiste dhe tradhtarët e kombit më kanë dënuar,rrahur,burgosur, pra nuk i kam shërbyer as Beligradit e as Moskës, as KGB-së e as UDB-es famëkeqe që kanë vrarë e kanë prerë shqiptarët dhe pastaj i kanë humbur pa shej e pa dok. Unë, jo e për ty ti e dini vet, nuk të akuzoj gjë. Bile as nuk i kam shërbyer terroristit të pestë botëror, qenit plak, antishqiptarit, kriminelit, gjakësorit, Josip Broz Tito, në masakrën e Tetovës, Drenicës, Goli Otokut.
Behgjet, e kam amanet prej dhëndrit tim,heroit të kombit, Mehe Ramë Uka dhe prej Heroit të kombit, Remzi Ademaj, që në historinë shqiptare ka hyrë,si komandant „PETRIT KODRA“ për të zbuluar se kush i vrau vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën.
Vite të tëra kam shkuar gjurmëve të gjakësorëve se kush janë dhe jam duke punuar akoma dhe do punoj deri kur të vdes se AMANETIN NUK E TRET AS DHEU DHE PRANDAJ DUHET SHKUAR DERI NË FUND.
Për këtë kërkoj të jetë dëshmitare edhe znj. Donika Grvalla.
Behgjet Pacolli, ty kurrë nuk të kam akuzuar që drejtpërdrejtë i keni vra këta Patriot, unë jam bazuar vetëm në Dokumente dhe fakte origjinale shtetërore të Gjermanisë dhe Zvicrës, pra mos kërko „kime në vo“, por bëru njëherë burrë dhe të ftoj publikisht të më dalësh në sy se kam për të pyetur 1100 pyetje me atë që konsideroni ju se janë shpifje. Dokumenti origjinal gjermanisht dhe i përkthyer shqip, fotografi origjinale me udbashët dhe krye udbashin Selim Brosha, Ibush Kllokoqin, udbashët më të rrezikshëm që kanë bërë sakat shqiptarët për interesa serbe, se kujt deshën t´ia fusin shkopin e gomës në vagjinë, pra me këtë racë të poshtër, a ke qenë në Restauranin „DORA“ duke bërë dyzen ahengu dhe për çka…?
Do ju pyesim edhe diçka për gjakësorin, kriminelin, Selim Broshen, edhe pse e ka mbiemrin Brosha, a e keni pasur edhe kushëri të afërt të largët, a e keni ditur se ku ka punuar, a e keni ditur se ka qenë UDB-ash e krye udbash, sepse gjyqit i vyejnë fakte. A more vesh, morra thuaj!?
Do ju pyesim se çka deklaruat në hetuesi për vrasjen e patriotëve shqiptar, vëllezërit Gervalla, e Kadri Zeken, a ishte vetura, jote, me numra të regjistrimit që i kemi të saktë, ku e diti krye udbashi, krimineli, Selim Brosha…(?), a u zbulua „hajni“ se kush e vodhi veturën tuaj, ku i ke pasur çelësat e veturës… keni deklaruar se keni marr vizë në Maribor, kurse unë kam dokument origjinal, se Republika e Shqipërie, në Maribor, nuk ka pasur dhe nuk rezulton të ketë pasur as Konsullatë e as Ambasadë, të shohim se kush po mashtron, kush po gënjen, shteti shqiptar apo ju. Merre pasaportën me veti, mos harro!? Unë nuk e di i mbetet të vendos gjykata dhe një bjeshkë pyetjesh lidhur me këtë DHE NJË GJË AKOMA NUK DIHET NË PUBLIK DHE AS KURRË NUK ËSHTË DËGJUAR DHE ZBULUAR DERI MË TANI (!?).
Unë personalisht, Reshat Badallaj-Zhuriani, gazetar hulumtues,i burgosur politik,Remzi Ademaj, krahu i djathtë i Jusuf Gërvallës dhe Mehë Ramë Uka,hero i kombit, angazhuam një person me shumë autoritet, që të zbulon krimet e kriminelit, Selim Brosha. Personi është ay që ditën e vrasjes së këtij krimineli, ishte i shoqëruar me të ishte aty dhe është plagosur. Kam foto origjinale dhe kemi bashkëpunuar per dy librat e botuara, për Mehe Ramë Ukën…
Ndërkaq, në qoftëse jeni prekur se ju kam thënë argat i Beogradit dhe Moskës, këtu kemi pyetje që do zgjas gjyqi jo më pak se tre muaj. Dëshmitë për këtë argat i kemi që nga gjyshi yt, jo baba,por gjyshi yt që ka qenë dhjetar për të kuptuar ti serbisht „desetar“, në ushtri se si i ke shërbye Marshalit Tito, që mua me fakultet nuk me pranonin as pastrues VC-esh si i papërshtatshëm ideo-politik, kështu për mua ishte shteti kriminal, kurse ju i privilegjuar keni pasur nderin të shërbeni si i „shiftar“ i besuar te ky satrap.
Pastaj kemi fakte se ti more Behgjet paturpsisht, fa fije turpi, shkon e rrenë,mashtron,
propagandon…,kur thua „KOSOVO NE MOZE BEZ SERBIJE“, përse nuk të erdhi turp more Behgjet? Apo e sheh se Kosova po bën pa Serbinë fashiste, pa Serbinë kriminale, në emër të kujt fole ti atje..?
Sa për lidhjet me Moskën dhe jo vetëm argatin por edhe ndihmën për Mosken e Jelcinit, janë disa libreza bankare se kënd e kënd e ndihmoje, po kjo nuk është shumë me rëndësi, por me rëndësi është se cilat ishin lidhjet dhe a je njohur me vëllamin e kriminelit, Slobodan Milosheviq, Borislavin, që nuk gaboj shkurtimisht thirrej si BORO, apo jo!?
Për të mos i ra muhabetit rrotull, në këtë shkurtimisht deshëm të njoftojmë opinionin e gjerë publik, që edhe ti (qëllimisht), nuk po e them Ju, bëhu njëherë burrë dhe eja në gjyq dhe unë RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI nga Zhuri, i krahinës së Lumes, të të pyes dhe të tregoj se kush je, eja. Po të garantoj që tani se nuk ke guxim të vish. Gjykatës i vyejn fakte. Ne e dimë që ti ke para edhe pse disa herë kanë plasur SKANDALE NË RUSI E DERI NË AMERIKEN LATINE. Dua të them eja vetë aty, jo vetëm avokatët.
Edhe pse nuk do përzihem fare në punën e gjykatës, në qoftë se, dënohem mos e bë i Madhi Zot, pa fjalën time, e konsideroj të padrejtë, se para 200 e ca vjetëve ka qenë ligj në revolucionin borgjez-francez:“..vlera më e çmuar e njeriut është shprehje e mendimeve dhe interesave të lira…“
Dhe krejt në fund, duhet bërë ndonjë Skandal që të burgosem dhe të më vjen në vizitë në burg, ambasadori gjerman, se kam nënshtetësi gjermane dhe të nxisim me dokumentin origjinal që të trazohet kjo punë.
Pra, te ndjekim rrugën e shtetit Kroat, që kërkuan se kush i vrau patriotet kroat dhe a e dini ku janë vrasësit,kriminelët, i kapën dhe janë në burg në Gjermani, ne mjerisht akoma nuk kemi shtet dhe nuk po i kërkon askush.
Përpos që do bëjë kërkesë për hetime në Gjermani për këtë krim se kush janë kriminelët, nuk do ndalemi, do shkojmë duke ecur serbes dhe të mos shkojnë këta burra të kombit pa e ditur se kush janë kriminelët, kush janë vrasësit, të dalin kush do që të dalin, por ata duhet të jenë në burg dhe të vdesin si tradhtar dhe spiunë me damkën e zezë, dora e mallkimit le ti ndjek deri në varr dhe varrin më pastaj t´ia përshurrin vetëm zagarët me lezet…!
Ne, nuk akuzojmë as njëri të gjall pa u zbuluar dhe dënuar nga Gjykata dhe këtë mund ta bëjë vetëm Gjermania.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".