Politika t'i vëj gishtin kokës, ta lënë anash egon për pushtet

Politika t'i vëj gishtin kokës, ta lënë anash egon për pushtet
Politika t'i vëj gishtin kokës, ta lënë anash egon për pushtet

Dardan Grapci

  • 19 September 2023 - 09:29

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Të gjithë duhet të ju thonë jo edhe bisedimeve me Serbinë në Bruksel apo diku tjetër , mbi bazën e asaj Rezolute. Gjithçka duhet të kushtëzohet dhe bazohet vetëm në njohjen reciproke, pa kushte, dhe pastaj, pas aktit të njohjes të fillohet dialog fqinjësor për rregullimin e të drejtave të pakicave në mënyrë reciproke në të dyja shtetet, duke ndërtuar raporte të mira miqësore e fqinjësore.

-Nëse shikohet dhe analizohet periudha e kaluar dhjetëvjeçare, që kur janë nënshkruar marrëveshjet për Asociacionin, atëherë edhe ideja e korrigjimi dhe deratfikimi i marrëveshjes për asociacionin është tepër e vonuar. Ajo se çka duhet të ndodhë nga pozita dhe opozita është duhen unanimisht ta kërkojnë shfuqizimin e rezolutës 1244 e cila e konsideron Kosovën si pjesë të ish Jugosllavisë, në emër shteti dhe subjektiviteti që kaherë është shkatërruar, është mbetur në letër vetëm sa për tu rikujtuar. Serbia nuk ka më të drejtë të thirret në këtë Rezoluta e cila është devalvuar dhe juridikisht është dokument i pa vlerë, është i djegur dhe shuar, Spektri politik i Kosovës duhet të bashkohen, pozitë dhe opozitë, dhe unanimisht ti thonë JO këtij drafti me të cilin Serbia akoma është duke manipuluar. Duhet të ju thonë jo edhe bisedimeve me Serbinë në Bruksel apo diku tjetër , mbi bazën e asaj Rezolute. Gjithçka duhet të kushtëzohet dhe bazohet vetëm në njohjen reciproke, pa kushte, dhe pastaj, pas aktit të njohjes të fillohet dialog fqinjësor për rregullimin e të drejtave të pakicave në mënyrë reciproke në të dyja shtetet, duke ndërtuar raporte të mira miqësore e fqinjësore.



Tani në këtë situatë nuk duhet ta lejojmë Serbinë që të krijojnë një Serbi të vogël brenda territorit të Kosovës. Nuk duhet të lejojmë që ushtria Serbe të futet në Kosovë dhe nuk duhet ti lejojmë as politikanët Serb të sillen në Kosovë sikur të ishin atje në Serbi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca duhet ti konsultoj krejt partitë politike dhe të kërkon prej tyre që të dalin kundër Marrëveshjeve me Serbinë, nëse paraprakisht nuk ndodhë njohja e pavarësisë. Gjithashtu duhet ti bëhet qartë BE-s, e në veçanti Borellit dhe Lajçakut se Kosova asnjëherë nuk do të pranon që të e krijohet edhe një ZAJEDNICË, shtet brenda në shtetin e Kosovës, me qëllim të shkëputjes dhe destabilizimit të mëvonshëm, me qëllim të shkatërrimit të shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".