Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është shkatërrimi i Republikës shqiptare të Kosovës pa diskutim, tradhtia ndaj atdheut historikisht kurrë nuk fshihet

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është shkatërrimi i Republikës shqiptare të Kosovës pa diskutim, tradhtia ndaj atdheut  historikisht kurrë nuk fshihet
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është shkatërrimi i Republikës shqiptare të Kosovës pa diskutim, tradhtia ndaj atdheut  historikisht kurrë nuk fshihet

Shefik Shkodra

  • 23 September 2023 - 09:03

Shkruan: ANALISTI - Shefik Shkodra

Është bërë mjaft fjalë për takimin e 14 shtatorit në Bruksel. Mua më interesoi qëndrimi i Kryeministrit. Dhe dialogu me ndërmjetës evropianë me Serbin është i drejtë nga kryeministri i Kosovës. Aleatët, ata që na çliruan, munden edhe t'ia kthejnë Kosovën Serbisë, na s'duhet dhe s'mundemi t'u rezistojmë, por ne me mend e me dorën tonë s'bën të nënshkruamë kapitullimin, vetëvrasjen pas kaq kohe.

Tash opozita e ka hequr maskën, duke i dhënë ndihmë të fortë Vuçiqit, njësoj si dy ndërmjetësit evropianë. Kur të merr pushtuesi nëpër këmbë, më parë i duhet t'i shuaj e neutralizojë figurat intelektuale kombëtare, kulturën, historinë dhe traditën, gjuhën e deri te asimilimi. Pushtuesi gjurmon ose i ka të gatshëm njerëzit nga mesi etnik, bashkëpunëtorë që të luftojë kundër drejtuesve të vendit, në favor të atij - pushtuesit. Në rastin e kohës tonë, me gatishmëri për të ndezur zjarr në mes të grupeve, në këtë rast, në mes të partive politike. Kjo mënyrë është e dizajnuar herët nëpër histori. Para, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, më 1912, dikush vraponte ende pas turkut, dikush kërkonte strehim te serbi, një tjetër te italiani, një tjetër te greku, etj. Kështu e ndanin dhe e ndanë tokën e vendit vetë shqiptarët. Po sot, pas një shekulli e më tepër, njësoj ?! Sërish spicat e serbit, të grekut, etj. që t'i varin grupe e individ dhe t'i kthej prej vetës, ata lakmitarë në mall e para, të gjithë me emër shqiptari. Këta me ujdi dhe premtime, që ta luftojnë qeverinë e vet, që ta luftojnë vetveten. Që ta lënë këtë vend nën kthetrat e të njëjtës kafshë. Që sërish brezat e ardhshme të mbeten të robëruar.

Si e mendon njeriu pozitive thirrjen "bashkohuni që ta rrëzojmë qeverinë dhe kryeministrin", po atë ditë në takim të kryeministrit me presidentin e Serbisë? "Ta largojmë kryeministrin se, ky është tradhtar!" Hëh! "Tradhtar" po se, nuk ke mundësi që të bësh tregti personale me Radojçiqat! Po. "Tradhtar" se, nuk po ia nënshkruan tokën e atdheut serbit për t'ia falë. "Tradhtar" se, nuk po lejon armikun të luaj me dinjitetin shqiptar.

"Sa më shpejt zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk shkohet më kështu!" Do të thotë, të vijnë sërish në pushtet, kushtimisht, dhe ta miratojnë "kërkesën" e Serbisë. T'ia lirojnë një Republikë serbe në Kosovë, kjo opozita e jonë. T'ia bëjnë "tapi" Veriun e Kosovës dhe eks territorialitetin me manastire e kisha ortodokse, sipas popave dhe rrenës politike serbe, "toka të shenjta serbe". Këtë kuazi teori të rakixhinjve të romantizmit të bastardëve serb e pansllavizmit të shek. XIX, e përtërijnë gojë pas goje, e shkrim pas shkrimi nga pehlivanët "shkencëtarë", teori të mitizuar nga bastardë të kishave e të akademikëve falsifikatorë, krejtësisht të vampirosur. Kjo teori obskurantiste e propaganduar nëpër botën e civilizuar, duke quajtur Dardaninë - "Stara Serbia"! Demek, "Serbia e Vjetër", sado që edhe historianët evropianë e dinë se, kjo është rrenë, shqiptarët kanë qenë të paktë në reagimet e tyre. Ka dhe mjaft që nuk mund të futen në këtë fushë edhe pse krenohet se, është një farë historiani.

Tradhtia nuk njeh atdhe

Tash në këtë shekull, "rrena ka dalë për fushë". Këtë dhuratë (nënshkrimin e "zajednices),

ju opozita, dëshironi t'ia bëni Serbisë sa më shpejt. Ju dikush i keni premtuar. Ju, dikush, ia keni nënshkruar pa e pas dëgjuar dhe pa e pas njoftuar opinionin qytetar të këtij vendi. Mendimi i juaj është tumir nga tipa të pa definuar, në pikëpamje më parë kombëtare dhe në këtë kohë i bie hise të flasë edhe ndonjë injoranti e spekulanti: "Më mirë me serbin e Beogradit se me Albin Kurtin!" S'ka rëndësi, edhe serbi i Beogradit nuk ka ndoshta ndonjë faj për këtë çështje. Pse kjo opozitë që "kanë secili nga 2 -- 3 milion" para, dikush edhe më shumë, irritohen me këtë qeverisje?

Albin Kurti nuk është një hoxhë i shek. XIX me çallmë, për një fjalë t'i këndohet një këngë. Albin Kurti është politikan modern, atdhetar i ditur dhe i vendosur. Kurti i njeh normat shoqërore dhe Kushtetutën e vendit me ligjet. I respekton dhe manipulon sipas të drejtës shtetërore e demokratike. I shërben qytetarëve. Ruan sovranitetin dhe integritetin. Nuk është përfitues egoist.

Ju të gjithë si opozitë dhe të tjerët duhet të ndiheni krenarë dhe t'i bashkoheni mendimit të tij, jo Vuçiqit. Ju keni nder që e keni këtë kryeministër. Ngrihet në foltore tipi, jo për të analizuar pjesë të punës së qeverisë, por për të ofenduar, për të sharë kryeministër e qeveri. Ju si opozitë me ata analistët jeni paradoks i kohës. Ani, kur thuhet, "të gjithë votuesit e VV janë budalla e të mashtruar!...paraqitjet e disa tipave nuk janë gjithmonë për opinionin publik. Analizat e gjendjes politike për vendin, nuk janë me interes ngarkesat partiake e të liderëve pa fakte. Duhet përpjekje e përbashkët që të shpëtohet dhe të ruhet integriteti dhe sovraniteti i vendit. Sa për një nënshkrim në përmbushje të kërkesës serbe nuk kërkohet njeri shumë i mençur.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".