![](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/25/200x200_lajcak-borell-600x3601695622543.jpg)
Lexoni edhe:
Josep Borell dhe Miroslav Lajçak po e sabotojnë dialogun, janë kundër marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Qeveria e Kosovës,do të duhej të formojë ekipin profesional me ekspertët amerikan , dhe të hartojë versionin e parë të STATUTIT të Asociacionit ,në përputhje të plot me Kushtetutën e Kosovës,dhe posa SHBA-të ,të pajtohen me versionin e hartuar të Statutit për Asociacionin serb ,i njëjti , t'u dërgohej ndërmjetësve evropian;Borel dhe Lajçak, duke kushtëzuar, se hapi tjetër i veprimeve nga Kosovës ,do të bëhej varësisht, kur Serbia të dërgon shkresën zyrtare, se e njeh 'DE FAKTO' shtetin e Kosovës sipas marrëveshjes bazë të Brukselit ,për të vazhduar ,me veprimet tjera, sipas planit të zbatimit të marrëveshjes bazë.
- Kosova,posa të finalizoj versionin e Statutit të Asociacionit serb ,dhe të njëjtin të dërgoj tek ndërmjetësit evropian, dhe qeverive të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian,të kërkohej , nga Serbia dhe 'Komisioni Evropian i BE' , të ndërmarrin veprimet e tyre: Që Bashkimi Evropian t'i heq sanksionet e padrejta të cilat ia ka vë Kosovës ,për fajin e Serbisë, që ka ndërmarrë veprime agresive përmes grupeve kriminale e terroriste, të cilat grupe i ka dërguar në veri të vendit duke i sulmuar qytetarët dhe forcat e rendit kushtetuese të Kosovës. - Kosova, të kushtëzoj ndërmarrjen hapave tjerë të veprimit, përderisa Serbia përmes shkresës zyrtare ,të deklarohej ,se njeh 'DE FAKTO' shtetin e Kosovës, sipas kushtetutës së tanishme në fuqi.
Për mes këtyre veprimeve,Kosova do të qartësohej para partnerëve të sinqertë ndërkombëtar, opinionit kosovarë dhe ndërkombëtar, se është e përkushtuar, në angazhimin serioz e të plotë për zbatimin e 'marrëveshjes bazë' të akorduar në Bruksel, nga palët; Kosovë- Serbi ,lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje. Edhe pse, të bindur se Serbia ,do gjej forma dhe mënyra, që përmes të përkëdhelurve serb të ndërmjetësve evropian, të gjejnë bishtnime, e të mos zbatojnë marrëveshjen, me synimin e adresimit të fajit , tek Kosova dhe qeveria e saj. Kosova duhet të bëjë të qartë përmes veprimeve konkrete , seriozitetin e vetë në zbatimin e marrëveshjes.
Pa para gjykuar ecurinë e mëtejme të dialogut,por qëndrimet e deklaruara zyrtare të Beogradit ,tregojnë për mbajtjen e “STATUS QUOS” në marrëdhënie me Kosovën,duke pritur zhvillime dhe rrethana tjera ndërkombëtare të cilat mund të shkojnë në favor të Serbisë e kundër shtetit të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".