Lexoni edhe:
Jo “Status Quoja” e pëlqyer nga Serbia por zbatimi i marrëveshjes së akorduar në Bruksel
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Takimet e nivelit të lartë të Brukselit janë duke pësuar fiasko, dhe nëse vazhdohet më këtë qëndrim të përmbajtës të anës të Serbisë, zor që do të këtë normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella edhe për shumë kohë. Deklarimet pas takimit të fundit të Brukselit nga ana e Lajçakut , Borrellit, por edhe Eskobarit, së marrëveshja e Brukselit të vitit 2013 duhet të zbatohet, është qëndrim i ultimatumit. Edhe ata që nuk merren në mënyrë profesionale më politikë tashmë ju është bërë shumë e çartë për qëndrimet politike pro serbe në bisedime të Lajçakut dhe Borrellit.
-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takimet trilaterale të Brukselit, po është shumë i çartë. Nëse Beogradi zyrtar dëshiron kompromis duhet të pranon pavarësinë e Kosovës. Ky deklarim i Kurtit duhet të jetë qenësorja që bisedimet të vazhdohen. Kjo është deklaratë parimore nga e cila nuk ka kthim mbrapa. Një qëndrim i tillë është shumë i natyrshëm të shkakton nervozë të shovinisti Vuçiq, por jo edhe të Borell dhe Lajçak siç shkaktoj në takimin e Brukselit. Duket së këta dy persona nga ndërmjetësit në bisedime, po e luajnë mirë rolin e palës në bisedime, më mirë së që po e bën vetë presidenti serb këtë punë .Sikur po harron BE-ja së Vuçiq është një kriminel lufte , i cili në veri më bandat e tij po vepron më metoda terroriste për ta shkëputur veriun e Mitrovicës nga jugu.
Presidenti Vuçiq është facto retardues në bisedime , i cili po kërkon lëshime maksimaliste, siç është Asociacioni më kompetenca ekzekutive, e që nuk do të pranohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në vend që Vuçiqi tu shkon në nerva ndërmjetësve ndërkombëtar , edhe Eskobarit, po ju shkon në nerva qëndrimi i Kurtit , I cili po mbron diçka që është e drejtë dhe legjitime. Serbia ndoshta shumë do të dëshironte të bisedonte më dikë nga garnitura e kaluar politike, për të pasur sukses, por që ja po iu hasë sharra në gozhdë më Kurtin. Takimet e nivelit të lartë të Brukselit janë duke pësuar fiasko, dhe nëse vazhdohet më këtë qëndrim të përmbajtës të anës të Serbisë, zor që do të këtë normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella edhe për shumë kohë. Deklarimet pas takimit të fundit të Brukselit nga ana e Lajçakut , Borrellit, por edhe Eskobarit, së marrëveshja e Brukselit të vitit 2013 duhet të zbatohet, është qëndrim i ultimatumit.
Edhe ata që nuk merren në mënyrë profesionale më politikë tashmë ju është bërë shumë e çartë për qëndrimet politike pro serbe në bisedime të Lajçakut dhe Borrellit. Dihet së Serbia angazhohet për Asociacion që për qendër të jetë Beogradi, e jo Prishtina, e asnjë asociacion e ndonjë forme tjetër nuk ju intereson.
BE-ja sikur e ka pranuar këtë logjikë të Serbisë hegjemoniste .Një arsye shtesë e qëndrimit të fortë të shprehem ashtu të Kurtit në bisedime është së Kosovën shtet sovran dhe të pavarur e kanë pranuar më shumë së 100 shtete të botës demokratike, ndër to shtetet më kualitative. Nëse dëshirohet paqja e përhershme në rajon, duhet hequr dorë nga format e presionit ndaj palës më të dobët , e të mos ndihmohen politikat serbo ruse siç po ndodhë, të cilat po nxisin konflikte për ndryshim të kufijve më dhunë në Ballkan.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".