Nuk humbi Serbia, por fitoj Kosova dhe aleatët!

Nuk humbi Serbia, por fitoj Kosova dhe aleatët!
Nuk humbi Serbia, por fitoj Kosova dhe aleatët!

Fadil Maloku

  • 25 September 2023 - 11:06

 

Shkruan:Sociologu-Fadil Maloku

Fitore e Kosovës, sepse, dolën të gabuara tërësisht e prognozat dhe të gjitha pseudo analizat e mercenarëve medial po edhe ca politikanëve tanë frikacak e pa kurrizor, për cenimin sistematik të sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës në veri?! Humbje e Serbisë së Vuçiqit gebelsian, ngase, definitivisht e gjithë bota sot e kuptoj dhe e admiroj intervenimin milimetrik të Policisë sonë. "Mbreti" i rrenave dhe "gebelsi"i propagandës serbe, u mposht edhe për faktin, se sonte, nga gjuha e trupit nuk u hetua se e kishte veshur "parzmorën" e viktimës. Shfajësimi që u mundua ta bënte, ishte aq i zbehët, sa edhe studentët e mijë fillestar do mund ta dekonspironin.

Mjerani President i Serbisë, me vërsuljen (terroriste) që e bëri sot de fakto dhe de jure, e dëshmoj (edhe me prononcim e sotëm), se Kosova definitivisht është shtet i pavarur (por, që nuk po di si të lirohet nga kjo barrë) dhe sovran! Qeveria dhe opozita (nëse dëshiron ta ruaj elektoratin e vetë), tani e tutje duhet të jenë të urtë dhe mbi të gjitha racional dhe ekspeditiv në prononcimet e veta.

Sepse, Kosova, tani ka krijuar sistem shumë më të organizuar të mbrojtës, ka ushtrinë e vetë, ka planimetri milimetrike policore; ka vullnetin dhe gatishmërinë e qartë për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, ka diasporën vigjilente dhe të gatshme për ndihmë, ka aleat e miq, ka edhe frymë shumë më të lartë mobilizuese. Andaj, mendoj dhe besoj shumë që Serbia do hamendet kogja shumë para, se me nisë ndonjë "odisejadë" të re e pakrye e cila pa mëdyshje do përfundonte me "fitoren e Pashallëkut të Beligradit".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".