Lexoni edhe:
Jo asociacion republikë serbe, por model kosovar në funksion të zhvillimit dhe të integrimit
Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami
Serbia agresore, pasi u trimërua, nga faktori relevant ndërkombëtar ,në aktet e saja terroriste, përdori, kishat dhe manastiret ortodokse të Kosovës ,për qëllimet e saja armiqësore, të sulmeve të armatosura , ndaj paqes dhe sigurisë kushtetuese të Kosovës dhe tërësisë territoriale të saj,me ç’rast u vra një oficerë policie dhe u plagosën dy të tjerë ,duke u përball me terroristët në mbrojtje të ligjit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
-Ka kohë që presidentja dhe kryeministri, e alarmuan Bashkësinë Ndërkombëtare, e sidomos, zyrtarët e lartë të NATO-s dhe BE-s, për përgatitjen e Rusisë dhe Serbisë, për sulme ndaj integritetit kushtetues dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës. Vendimmarrja ndërkombëtare, paralajmërimet e zyrtarëve kosovarë , përveç se i injoruan,ata për më tepër, si; Borell, Lajqak dhe Eskobar, i shtynë, nxitën dhe trimëruan, aktet e sulmeve agresive hegjemoniste serbe, ndaj shtetit të Kosovës dhe tërësisë territoriale të saj.
KFOR-i, gjatë këtyre zhvillimeve, nuk e ushtroj, mandatin e vetë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar,për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë , Por përkundrazi, përdori 'skenarin ndërkombëtar të Bosnjës' ,ku lejuan forcat paqësore ndërkombëtare, gjenocidin serb mbi popullsinë civile. Dhe në rastin e tanishëm të Kosovës, KFOR-i, lejoj ,futjen e formacioneve terroriste serbe ,brenda Kosovës ,me mjete dhe armatim të rëndë, edhe pse NATO/KFOR-i ishin në dijeni për këto përgatitje dhe zhvillime.
Serbia agresore, pasi u trimërua, nga faktori relevant ndërkombëtar ,në aktet e saja terroriste, përdori, kishat dhe manastiret ortodokse të Kosovës ,për qëllimet e saja armiqësore, të sulmeve të armatosura , ndaj paqes dhe sigurisë kushtetuese të Kosovës dhe tërësisë territoriale të saj,me ç’rast u vra një oficerë policie dhe u plagosën dy të tjerë ,duke u përball me terroristët në mbrojtje të ligjit dhe rendit kushtetues të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".