Kosova të del së shpejti me versionin e draft statutin për asociacionin e komunave veriore

Kosova të del së shpejti me versionin e draft statutin për asociacionin e komunave veriore
Kosova të del së shpejti me versionin e draft statutin për asociacionin e komunave veriore

Agim Bajrami

  • 29 September 2023 - 07:46

Shkruan:ANALISTI - Agim Bajrami

Kosova, me paraqitjen e 'draft statutit' për Asociacionin e komunave veriore të Kosovës pa kompetenca ekzekutive ,do të ofron gatishmërinë dhe besueshmërinë tek faktori ndërkombëtar, se është palë përgjegjëse,serioze dhe e gatshme në angazhimet për akomodimin e minoritetit serb në kuadër të kornizës së sistemit kushtetues dhe të jetës institucionale e të përgjithshme në Kosovë.

Lufta një ditore e 24 shtatorit , dëshmoj se edhe përmes forcës, Kosova ka gatishmërinë e përballjes me Serbinë , në mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit kushtetues të Kosovës. Tani Kosova ,duhet të tregohej e aftë dhe largpamëse, dhe edhe përmes diplomacisë, ta mund Serbinë ,duke u treguar fleksibël dhe me vizion largpamës për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve të shtetit të Kosovës. Qeveria e tanishme e Kosovës,siq dihet i ka trashëguar shumë probleme rreth funksionimit të shtetësisë së Kosovës nga marrëveshjet e Brukselit të nënshkruara e të ratifikuara edhe në Kuvendin e Kosovës nga qeverisjet e kaluara; Thaqi& Mustafa gjatë viteve 2013 dhe 2015 lidhur me formimin e asociacionit serb, dhe të tilla marrëveshje, janë përcjellëse e obligimeve të qeverisë aktuale, ku kërkohet që zbatimi i marrëveshjes së akorduar në Bruksel dhe Ohër nga palët;Kosovë-Serbi , pala kosovare, ka për obligim, të shkon përpara në paraqitjen e versionit të 'draft statutit' për Asociacionin ,duke e hartuar me ekipin amerikan e të harmonizuar, në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës ,kërkesë e cila është edhe nga vetë zyrtarët e lartë amerikan. Kosova, me paraqitjen e 'draft statutit' për Asociacionin e komunave veriore të Kosovës pa kompetenca ekzekutive ,do të ofron gatishmërinë dhe besueshmërinë tek faktori ndërkombëtar, se është palë përgjegjëse,serioze dhe e gatshme në angazhimet për akomodimin e minoritetit serb në kuadër të kornizës së sistemit kushtetues dhe të jetës institucionale e të përgjithshme në Kosovë. Me këtë hap Kosova do të tregohej e aftë,bindëse ,dashamirëse ndaj komuniteteve pakicë, dhe do të ketë avantazh bindës, në dialogun me Serbinë, ku edhe do të mund të kërkoj gjatë bisedimeve, që Serbia të formojë për komunitetet e pakicave kombëtare në Serbi, asociacionin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës,Bujanovcit dhe Medvegjës.

Asociacionin e boshnjakëve të Sanxhakut , Asociacionin, kroat ,rumun. Dhe krahina e Vojvodinës, të ngritët në statusin politik e juridik të Republikës, e cila është e përbërë nga kombësitë; hungareze,kroate,gjermanë, vlleh,rumunë,çekë, romë ,italianë etj. Dhe Kosova me akomodimin e komunitetit kosovar serb dhe të tjerë, në një asociacion brenda kushtetutës së Kosovës, është avancimi edhe i vetë shqiptarëve, të cilët do tregohen përmes shembujve të mirë konkret, se janë popull zemërgjerë,dashamirës e që ia dëshirojnë secilit të mirën që të jetoj dhe te ketë një jetë të rehatshme,të qetë, prosperuese, dhe në harmoni të plotë brenda vetes dhe me të tjerët. Shqiptarët, do të tregohen se janë dashamirës ,pozitiv , ndaj secilit e sidomos ndaj komuniteteve pakicë e të cilët jetojnë në shtetin e Kosovës. Dhe pikërisht tani, është momenti ,që politikë bërja kosovare, të dal më versionin e 'draft statutit' se si do të dukej Asociacioni në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicën e banorëve serb, gjithnjë brenda dhe në përputhje me sistemin dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".