Lexoni edhe:
Kjo është loja e rrezikshme e Vuçiqit, për ta shfajësuar veten pas dështimit të tij të turpshëm me grupin e tij terrorist
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Kjo duhet medoemos të ndodhë tash dhe pa asnjë zhargitje të mëtejme, edhe për shkak të nivelit të rrezikshmërisë me të cilën policët tanë profesionistë ballafaqohen vazhdimisht në luftë me krimin e organizuar e së fundi edhe me terrorin serb, siç e dëshmoi sulmi terrorist i grupit të armatosur kriminal nga Serbia dhe serbët e instrumentalizuar në krye me terroristin Milan Radojçiq nënkryetar edhe i listës serbe , të cilët veprojnë nën telekomandën e Aleksandër Vuçiqit.
-Pas heroizmit dhe profesionalizmit të lartë të dëshmuar së fundi edhe kundër aktit më të rrezikshëm terrorist serb, tanimë është pikërisht koha që Qeveria Kosovës, përfundimisht të siguroj trajtim përkatës dhe të merituar për policinë e Kosovës, kur dihet, mjaftë mirë fakti se deri më tash, asnjë nga qeveritë e kaluara nuk i ka realizuar premtimet e dhëna qoftë për sigurimin shëndetësor, stazhin e benificuar, apo edhe për kompensimin shtesë në pagë të Policëve tanë shembullor. Kjo duhet medoemos të ndodhë tash dhe pa asnjë zhargitje të mëtejme, edhe për shkak të nivelit të rrezikshmërisë me të cilën policët tanë profesionistë ballafaqohen vazhdimisht në luftë me krimin e organizuar e së fundi edhe me terrorin serb, siç e dëshmoi sulmi terrorist i grupit të armatosur kriminal nga Serbia dhe serbët e instrumentalizuar në krye me terroristin Milan Radojçiq nënkryetar edhe i listës serbe , të cilët veprojnë nën telekomandën e Aleksandër Vuçiqit.
Për aq më tepër, pikërisht tani, iniciativa publike për një hap të tillë, është parashtruar edhe si kërkesë politike, e cila është në dorën dhe mandatin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pozitë dhe opozitë, që të rreshtohen pa dallime partiake, në mbështetje të pa rezervë ndaj institucionit më të rëndësishëm të sigurisë së shtetit si Policia e Kosovës. Dhe me plotësim ndryshim të ligjit të sigurohen të gjitha benefitet që u takojnë policëve tanë, duke filluar nga sigurimi shëndetësor, si ndër kryesorët, stazhi i benificuar dhe shtesa për rrezikshmërinë në punë!
Nuk duhet harruar fakti se Policia e Kosovës, është storia më e suksesshme në gjithë historinë e pas pavarësisë së vendit tonë, ndaj përveç ndarjes së 50 mijë eurove për familjen e heroit Afrim Bunjaku, që edhe është akt për çdo lëvdatë, Qeveria duhet të çojë urgjentisht përpara edhe ligjin e sigurimeve jetësore e shëndetësore për të gjithë ruajtësit besnik të rendit e të ligjit, ruajtjen e kufijve dhe tërësisë territoriale të shtetit tonë të ri, për plotësimin e kushteve të punës dhe mjeteve për shtesën e rrezikshmërisë për secilin polic, ushtar dhe kategoritë tjera shtetërore, të angazhuara drejtpërsëdrejti në garantimin dhe mbarëvajtjen e Republikës së Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".