Lexoni edhe:
Ja çfarë duhet të bëjë tani Qeveria e Kosovës, si mund të qetësohet situata në veri
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Përndryshe, nëse vërtetë nuk rikthehet përsëri Zona e Sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, as në gjendjen kaq të tendosur të krijuar nga Serbia, është shumë vështir të kuptohet se edhe çfarë provokimesh të tjera me rrezikshmëri të tillë kaq të madhe, duhet të ndodhin nga krimineli Vuçiq me kompani, të cilët, për pak sa nuk quan në shpërthimin e luftimeve frontale ndërmjet të dy vendeve.
-Veçanërisht pas sulmit terrorist të kriminelëve serb kundër Policisë së Kosovës, futjes së gjithë ati arsenali të armatimeve, municioneve, automjeteve ushtarake dhe mese 100 terroristëve paramilitarë serb, nga Serbia në Kosovë, faktori ndërkombëtar, do duhej përsëri, ta rikthente urgjentisht Zonën e Sigurisë, të paktën, në gjerësinë 5-7 kilometra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë hegjemoniste. Zona e Sigurisë, do duhej të mbetej në fuqi, deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, nëse SHBA, BE dhe mbarë faktori ndërkombëtar, janë të interesuar njëmend, që ta ruajnë paqen e stabilitetin dhe të mos shkaktohen gjakderdhje të reja nga agresioni i Serbisë fashiste, në Kosovë dhe rajon. Përndryshe duket qartë, se vetëm sa është duke u humbur kohë qëllimisht me vazhdimin e hamendjes së parikuperueshme, për të marr vendime të prera lidhur me vazhdimin e provokimeve të rrezikshme të Serbisë fashiste, kërcënimet e saj, të pareshtura direkte dhe vendosjen e ç`vendosjen e përsëritur të forcave kriminale ushtarake serbe, të të gjitha kategorive, në afërsi tepër të rrezikshme, përreth kufirit, me Kosovën!
Ja çfarë duhet të bëjë tani Qeveria e Kosovës, si mund të qetësohet situata në veriLexoni edhe:
Prandaj hapi i parë i veprimit për dëshmimin e seriozitetit të vet faktorit ndërkombëtar, do të vërtetohej me heqjen e sanksioneve të vendosura nga ShBA dhe vet BE, kundër Kosovës, dhe të njëjtat të zëvendësohen urgjentisht me kufizimet kundër regjimit të Vuçiqit në të gjitha fushat, duke nisur nga fusha politike e ekomomike si dhe ato të bashkëpunimit diplomatik e ushtarak me këtë shtet agresor e hegjemonist. Përndryshe, nëse vërtetë nuk rikthehet përsëri Zona e Sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, as në gjendjen kaq të tendosur të krijuar nga Serbia, është shumë vështir të kuptohet se edhe çfarë provokimesh të tjera me rrezikshmëri të tillë kaq të madhe, duhet të ndodhin nga krimineli Vuçiq me kompani, të cilët, për pak sa nuk quan në shpërthimin e luftimeve frontale ndërmjet të dy vendeve. Në këto momente, Bashkimi Evropian do duhej të merrte të paktën vendim, për bllokimin e përkohshëm të procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE duke ngrirë automatikisht këtë proces, derisa Beogradi të demonstrojë përkushtimin serioz për deshpërshkallëzim duke pranuar realitetin dhe njohur shtetin e pavarur, të Kosovës.
Pikërisht tani është moment më kritik i një reagimi vërtet serioz politik dhe diplomatik edhe nga pesë vendet anëtare të BE-së të cilat pa asnjë arsye bindëse, edhe ato, vazhdojnë të mos e njohin ende pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për aq më tepër, në këtë situatë, ato duhet të qortohen edhe më shumë për rolin e tyre në përkeqësimin e çështjes së madhe të sigurisë evropiane, gjë të cilën shumica e shteteve të kontinentit evropian, nuk duhet t’ua lejojnë atyre as vetes. E përderisa të mos ketë krijim të gjendjes normale dhe kthjellim të qëndrimit të pakuptueshëm të 5 vendeve mosnjohëse, anëtare të BE-së, nuk mund të ketë kthim kuptimplotë, as në dialog, sado që diplomatët perëndimorë e kërkojnë këtë, pa dhënë asnjë arsyetim bindës, përveç qëllimit për mbulimin e dobësive të veta. Sikur mos të mjaftonin ngritjet kaq rapide të tensioneve qëllimisht nga Serbia, përveç reagimeve gojore diplomatike nga shtetet e perëndimit, kundër lëvizjeve të fundit provokatore të ushtrisë agresore serbe në drejtim të territorit të Kosovës dhe pozicionimit përreth dhe në afërsi kaq të rrezikshme të kufirit, nga BE, çuditërisht ende nuk ka ndonjë qëndrim të unifikuar dhe vendim të prerë, për ta parandaluar, agresionin e shtetit hegjemonist serb.
Në anën tjetër, ishte deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, dhe ish Ministër i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, i cili ka reaguar, në mënyrë të duhur, pasi që Serbia fashiste dislokoi, sikur të ishte nisur në dasmë, edhe më shumë forca ushtarake, në afërsi të kufirit me Kosovën, i cili përmes një postimi në rrjetin social X, ka etiketuar rëndë Vuçiqin duke e pyetur, nëse vërtetë ky ishte kontributi i tij cinik, për de-eskalim, paqe dhe pajtim ndërmjet të dy vendeve dialoguese“… Michael Roth, përveç pyetjes drejtuar Vuçiqit, nëse vërtet ky ishte kontributi i tij, për deeskalimin, paqen dhe pajtimin, deputeti dhe ish Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale gjermane, pyet se; "Ku dreqin është BE", që bën sehir para akteve të rrezikshme luftënxitëse të Vuçiqit?! Të shtunën që lamë pas, edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i bëri thirrje Serbisë ta ndalojë vendosjen e ushtrisë përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë trupat nga atje.
Kurse Shtëpia e Bardhë, lidhur me gjendjen e krijuar, përmes një njoftimi publik ka dhënë detaje mbi bisedën telefonike që ka zhvilluar Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në deklaratën e lëshuar për media SHBA ka shprehur shqetësimin e vet, për mobilizimet ushtarake serbe, duke kërkuar nga Serbia ti tërheq urgjentisht njësitë ushtarake nga kufiri me Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".