Arrestimi ekstravagant dhe lirimi i shpejtë nga paraburgimi i Millan Radojçiqit, lojë politike e mashtrimit të diplomacisë ndërkombëtare nga ana e Aleksandër Vuçiqit

Dardan Grapci

  • 05 October 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Lajmi për arrestimin e Millan Radojçicit sipas mendimit tim dhe përvojave të kaluara them se kjo mundet me qenë vetëm edhe një tjetër gënjeshtër dhe asgjë më shumë. Krejt kjo lojë e Serbisë mundë të jetë shkaku i kërcënimit nga NATO dhe SHBA ndaj Serbisë.

Ku skenar i arrestimit u improvizua nga Serbia menjëherë pas urdhrit të prerë nga SHBA-të ndaj Serbisë për largimin e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën, që si duket pak e ka shqetësuar Presidentin Serb Aleksandër Vuçiq.

-E gjithë karriera politike e Aleksandër Vuçiqit, prej se ka qenë krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, dihet se ai ka qenë dhe vazhdon të mbetet një gënjeshtar i madh politik dhe diplomatik, e tash së fundi, para zgjedhjeve në Serbi, ka ftilluar të bëhet edhe gënjeshtar ekonomik. Para se të flasim për gënjeshtrat e Vuçiqit, shtrohet pyetja - a është arrestuar me të vërtetë Millan Radojçiq në Serbi nga Policia e Serbisë, dhe nëse po, pse ai u liruar me aq shpejtësi, akoma pa i mbushur 24 orë.

Ne as lajmin për arrestimin e kriminelit Millan Radojciq nuk mundë ta marrim si serioz dhe të besueshëm sepse deklarimi fillestar për arrestimin dhe paraburgimin prej 30 ditësh u demantua brenda 24 orësh. Nëse vërtetë po, qenka arrestuar Radojçiq dhe më pas është liruar, pse atëherë asnjë medium ndërkombëtar nuk e ka dhënë këtë lajm përveç medieve Serbe dhe Kosovare. Unë me plotë bindje e theksoj se nuk ka pasur fare arrestim, ka qenë një propagandë e lëshuar në opinion vetëm për konsum politik e diplomatik, thjeshtë një mashtrim. Po e them këtë sepse lajmi për arrestimin e tij nuk është shoqëruar as me pamjet gjatë arrestimit të tij nga mediet Serbe në platformat siç janë: Youtube dhe Facebook?

Lajmi për arrestimin e Millan Radojçicit sipas mendimit tim dhe përvojave të kaluara them se kjo mundet me qenë vetëm edhe një tjetër gënjeshtër dhe asgjë më shumë. Krejt kjo lojë e Serbisë mundë të jetë shkaku i kërcënimit nga NATO dhe SHBA ndaj Serbisë.

Ku skenar i arrestimit u improvizua nga Serbia menjëherë pas urdhrit të prerë nga SHBA-të ndaj Serbisë për largimin e trupave ushtarake nga kufiri me Kosovën, që si duket pak e ka shqetësuar Presidentin Serb Aleksandër Vuçiq.

Kjo deri më tani ka qenë vetëm opsioni negativ, por nëse do të ishte e vërtetë që është arrestuar Millan Radojçiq atëherë ai do të duhej urgjentisht, me urdhër dhe kërkesë të EULEXIT të ekstradohet në Kosovë për vazhdim të paraburgimit dhe gjykim në Prishtinë në Gjykatën Themelore. Vepra që ai ngarkohet se e ka kryer, rëndon përgjegjësi të madhe prandaj pa shumë vonesë, me procedurë të përshpejtuar dhe me mjaft prova për ta argumentuar, ai do të duhej dënuar me burgim të përjetshëm sepse terrorizmi i përmasave që është provuar por është ndaluar dhe neutralizuar ka mundur të prodhon viktima në njerëz për të cilat është vështirë tash për ta bërë një analizë të saktë, prandaj është fat i mirë në këtë aksion terrorist që polic a e Kosovës e ka ndaluar aksionin dhe grupin e ka neutralizuar e shkatërruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".