Lexoni edhe:
Arrestimi i kryebanditit Milan Radojçiq do të krijon tërmet shkatërrues për shembjen e kullës kriminale të ndërtuar nga vetë Aleksandër Vuçiq
Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri
Uniteti politik, i cili u reflektua në Kuvendin e Kosovës, me rastin e shpërthimit të sulmit terrorist në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë, dhe mbështetja për masat e qeverisë me institucionet e rendit në aksionin antiterroristë, ishte shumë jetëshkurtër në skenën politike të Kosovës. Ky unitet politik në mesin e partive politike parlamentare, të cilat njëzëri miratuan edhe rezolutën për ndëshkimin e sul,it terroristë, nuk është reflektuar në ditët në vazhdim, në punën e Kuvendit të Kosovës, edhe pse rreziku nga qasja e Serbisë ndaj shtetit të Kosovës nuk ka ndryshuar.
-Partitë politike në opozitë po vazhdojnë të provojnë për ta bllokuar funksionim e shtetit të Kosovës në këtë kohë krize, defunksioinalizimin e Kuvendit dhe me këtë edhe bllokimin e vendimmarrjes nga ana e Qeverisë për temat që kalojnë nëpër Kuvend, me qëllim të nënshtrimit, detyrimit në dorëheqje dhe shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Për secilin qytetar më rezonim normal, konsideroj se ishte edhe një goditje tjetër e rëndë pas shpine, dhe akt tradhtie në momentet më të vështira që po kalon vendi, qëndrimi kundërshtues i opozitës në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës kur nuk u votuan marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat kërkohet shumica e kualifikuar e dy të tretave të votave të deputetëve të Kuvendit.
Këto marrëveshje nuk kanë asnjë interes politik për opozitën, por janë marrëveshje që ndihmojnë zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e social të shtetit, mirëqenien qytetare, dhe bllokimi i tyre nga opozita është loja me e ulët me qëllim të bllokimit të vendimmarrjes në Kuvend për të krijuar mundësi të marrjes së pushtetit. Marrëveshjet ndërkombëtare asnjëherë nuk janë dhe nuk lidhen me interesin e ngushtë të pushtetit, por gjithmonë janë pasqyrë e funksionimit të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të shtetit. Kurse mos votimi i tyre nuk dëshmon gjë tjetër veç pa pjekurin e madhe politike, që për pasojë kanë dëmtimin e pa riparueshëm të interesave diplomatik dhe atyre madhore strategjike, qoftë në planin e perspektivës së avancimit politik e diplomatik të shtetit, qoftë edhe në perspektivën e zhvillimit të përshpejtuar ekonomik. Kundërshtimi dhe mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita është kushtëzuar me kërkesë shumë absurde, vetë dorëheqjen e qeverisë, për të shkuar në zgjedhje të reja, pra me egon e luftës së pistë për pushtet.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ky është një ultimatum i pa pranueshëm por sigurisht që në zgjedhjet e radhës kurdo që do të mbahen do ta ketë çmimin e shtrenjtë, dhe subjekti që përfaqëson z. Tahiri do të jetë ashpërsisht i ndëshkueshëm. Nuk do të thotë që opozita gjithmonë të jetë e dëgjueshme dhe voton çka do që sjell opozita në parlament, por duhet diferencuar profesionalisht secilin moment që ndërlidhet me interesin e përgjigjëm publik dhe atë me interesin e ngushtë politik. Opozita gjithsesi duhet ta ketë parasysh që për katër marrëveshjet e fundit ndërkombëtare, të cilat u sollën në Kuvend për tu votuar, dhe ato për inate politike janë kundërshtuar nga opozita, ky kundërshtim me votë në të ardhmen do ta merr ndëshkimin e merituar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".