Për sigurinë e sovranitetit të plotë, Kosova në bashkëpunim me SHBA-të, duhet ta rishqyrton modelin e asociacionit të komunave me shumicë serbe

Për sigurinë e sovranitetit të plotë, Kosova në bashkëpunim me SHBA-të, duhet ta rishqyrton modelin e asociacionit të komunave me shumicë serbe
Për sigurinë e sovranitetit të plotë, Kosova në bashkëpunim me SHBA-të, duhet ta rishqyrton modelin e asociacionit të komunave me shumicë serbe

Hajrullah Ternava

  • 09 October 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Sulmet terroriste nga ana e Serbisë ndaj sovranitetit të Kosovës më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveqanit, i kanë dëshmua pretendimet okupuese të Serbisë ndaj 4 komunave të veriut, se shteti serb me çdo çmim donë ti përvetësoj ato komuna si të tyre, prandaj pretendimet rreth Asociacionit të komunave serbe e kanë qëllimin që në Kosovë të krijohet një Srpska Republikë si në Bosnjë, prandaj me këtë sulm terrorist ne Bajnskë duhet të bindet tashmë edhe faktori ndërkombëtar, për ta ri menduar edhe njëherë me pikëpyetje të madhe çështjen e Asociacionit për komunitetin serb të Kosovës, pas sulmit terrorist kundër policisë së Kosovës dhe strehimin e bandës kriminale paramilitare në manastirin e fshatit Banjskë të Zveçantit.

- Tani më pothuajse njëzëri të gjithë diplomatët e vendeve me ndikim po kërkojnë mbledhjen e provave, hetimin dhe ndëshkimin e organizatorëve të këtij sulmi terrorist. Edhe Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për situatën aktuale në vend dhe sulmin terrorist në Banjskë, duke e vënë në spikamë rrezikun që paraqet për stabilitetin e shtetit zbatimi i marrëveshjes për asociacionin, pas situatës së krijuar dhe mundësisë reale që përgjegjësit të cilat do të delegohen në atë nivel, të akuzohen nga serbët e ndikuar prej Beogradit si mjet praktikë për ta destabilizuar dhe pamundësuar funksionin e shtetit.

Kosnett thotë se pas Banjskës, BE dhe SHBA duhet ta rimendojnë Asociacionin. Duke shpjeguar atë që kishte ndodhur, Kosnett thotë se pretendimi i terroristit Milan Radoiçiq se kishte organizuar sulmin si i vetëm me gjithë atë armatim që u zënë në vendin e ngjarjes, është i pabesueshëm sepse është më se e sigurt që prapa krejt këtij organizimi qëndron shteti serb me të gjithë mekanizmat e tij që lidhjen e kanë në komandën e Aleksandër Vuçiqit dhe të sigurimit shtetëror BIA. “Përgjigjja e Serbisë ishte klasike e Vuçiqit – duke luajtur me ndjenjat nacionaliste, ai shpalli një ditë zie për luftëtarët e martirizuar serbë, së bashku me përpjekjet për ta portretizuar veten para shteteve të Perëndimit si një person me ndikim të moderuar, duke premtuar një hetim. Ndërkohë politikani serb i Kosovës dhe gangsteri i supozuar, Milan Radoiçiç, – i fotografuar në skenë gjatë përleshjes në manastir – u shfaq në Beograd për të marrë përgjegjësinë, duke thënë se ai kishte grumbulluar armë dhe kishte formuar një grup të armatosur, pa mbështetjen apo dijeninë e Beogradit.

(Nëse dikush e beson këtë, ju lutemi, ecni përpara!)”. Kosnett tha se çështja themelore është se as Serbia dhe as Kosova nuk ndjejnë ndonjë urgjencë për të zbatuar një marrëveshje, derisa shtoi se pas sulmit në Banjskë, BE dhe SHBA duhet ta ri mendojnë se si do të duket Asociacioni. “Janë tri ide që mund të rrisin fleksibilitetin te pala kosovare: Së pari, pas Banjskës, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të ri mendojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në të kaluarën, diplomatët perëndimorë (përfshirë edhe mua) kanë deklaruar se vetëqeverisja e kufizuar për komunat serbe mund ta zvogëlojë me kohë mosbesimin ndërmjet serbëve të Kosovës dhe fqinjëve të tyre me shumicë shqiptare. Kosovarët kanë frikë se Asociacioni mund të përbëjë një kërcënim të brendshëm të sigurisë dhe të parashikojë ndarje de facto të Kosovës. Shumë e krahasojnë Asociacionin me Republikën Srpska ultra nacionaliste të Bosnjës, duke i parë të dyja si të dobishme për përpjekjet e mbështetura nga Rusia për të destabilizuar Ballkanin.

Nëse BE-ja dhe SHBA-ja duan të shesin në Kosovë ndonjë version të Asociacionit, atyre do t’u duhet të kenë një argument bindës se ai nuk do të kërcënojë sigurinë e Kosovës”, ka thënë Kosnett për Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane. Me këtë sulm te ndodhur ne Banjskë, tani duhet edhe definitivisht te kuptohen pretendimet e Serbisë se Asociacioni që e kërkon Serbia, e që e ka qëllimin e destabilizimit të Kosovës kur ata e parashohin të arsyeshme, dhe një Asociacion i tillë është dëshmua se do të ishte i kobshëm për sigurinë e Kosovës, prandaj ky Asociacion nëse është patjetër i nevojshëm, duhet të formohet nga SHBA dhe Kosova i ngjashëm me atë te Kroacisë, sepse tani me sulmin ndaj sovranitetit dhe policëve të Kosovës, u dëshmua qëllimi i Serbisë, e sidomos u argumentua se i ter ky aksion ishte i planifikuar nga shteti i Serbisë, sepse për të vrarët terrorist vetë kryetari Vuçiq shpalli ditë zie në Serbi, prandaj me këtë veprim institucional edhe u pranua pjesëmarrja e Serbisë në këtë akt terrorist ndaj Kosovës.

Përpos Asociacionit si kërkesë të Serbisë që të formohet i ngjashëm me atë ne Bosnje, duhet të kemi parasysh edhe faktin e sovraniteteve-eksterrioritetit të kishave serbe në Kosove, se po dëshmohet që ato kisha po shërbejnë si magazina të armatimit sikur që u zbulua në kishën e Banjskës, prandaj është e pakuptimtë se atë eksteriotaritet të kenë kishat serbe, sepse bëhet pyetja sikur të kërkonin edhe xhamit myslimane një eksterritoritet për qëllime të ngjashme, a do ti ngjante Kosova një shteti sovran apo një shteti totalisht të kriminalizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".