Hetoni dhe zbuloni lidhjet kriminale të shqipfolësave kosovar me kryekriminelin Radojçiq sepse qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!

Hetoni dhe zbuloni  lidhjet kriminale të shqipfolësave kosovar me kryekriminelin Radojçiq sepse qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!
Hetoni dhe zbuloni  lidhjet kriminale të shqipfolësave kosovar me kryekriminelin Radojçiq sepse qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 10 October 2023 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhurjani

Krye terroristi ,kryekrimineli, Milan Radojçiq, që me të drejtë është Futur në listën e zezë amerikane ka thënë publikisht se është takuar dhe i njeh shumë krye kapo që kanë qenë të veshur në xhaketën shtetit të Republikës së Kosovës. Në publikisht pyesim të mos mbetur huti në popull. Ku janë takuar dhe a kanë qenë interesat shtetërore, apo personale, ta zëmë, a kanë qenë për biznes dhe për të pasuruar hajnisht, a ka gisht UDB-ja serbe apo KGB-ja ruse dhe shumë dyshime të tjera që qarkullojnë në popull?

-Krerët dhe truri i Listës Serbe,krimineli, vrasësi,kontrabandisti dhe krye terroristi, Milan Radojçiq, organizatori kundër shtetit të Republikës së Kosovës, që vrau një polic, një tjetër e plagosi dhe qëllimi i këtij kryekrimineli ishte që ta aneksoj një pjesë të Kosovës me dhunë dhe me forcë dhe të fus lemeri në popullatën shqiptare, të përdorë një pretekst që të fus përçarjen në mes shqiptarëve të asaj ane kundër serbëve që janë zbutur dhe shumë sosh e pranojnë Republikën e Kosovës, u gjet dhe u kap në krye të kësaj bande terroriste.

Ky kryekriminel, krye terrorist, Milan Radojçiq, kishte sjell armatimin me modern nga Serbia fashiste, por si thotë ky kryekriminel kinse nga Tuzla e Bosnjës, armatim që është vlerësuar jo më pak se pesë milion euro. Banditi, Milan Radojqic, këtë grup terrorist e kishte stërvitur në tokën serbe, afër Rashkës me muaj të tërë, por me mbështetjen e shtetit serb, që e përkrahen hapur, bile edhe duke i mbajtur zi kriminelëve të vrarë në fshatin Banjskë të Kosovës.

Në vend se të dënohej ky sulm terrorist duke marr edhe jetë njerëzish të pafajshëm si ndodhë në të gjitha vendet demokratike, këta kryekriminel u shpallën hero dhe pikërisht nga kryetari i shtetit, ish snajperisti i kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, Aleksandër Vuçiqi. Pra, kjo ndodhë vetëm në shtetin gjakësor serb dhe në asnjë vend tjetër të planetit. Mirëpo, sebep i këtij shkrimi që më mundon mua si qytetar i kësaj toke dhe kërkoj që të dihet publikisht, jo të heshtet si qyqe dhe nuk duhet lënë që dikush i bie sakicë Kosovës së përgjakur për interesa të veta personale. Të shohim se kush i vuri interesat e tyre personale mbi interesat shtetërore dhe punoi prapa kurrizit të popullit. Në çdo vend të botës kur bëhen zgjedhjet, fillojnë edhe pazaret dhe e them që është normale kur bëhen publike takimet dhe të fshehura dhe të mos flasim në Kosovën tonë mjerisht që janë bërë pazaret më të pista në tërë Ballkanin, duke vjedhur,blerë vota, duke i mashtruar,premtuar rrejshëm dhe zi e terr. Për të mos i ra muhabetit rrotull dhe të mos zgjatem, më intereson të dimë publikisht kush janë pazarexhit, që janë takuar me këtë krye terrorist, kryekriminel, krye hajdut, vrasës që është edhe në listën e zezë Amerikane, Milan Radojçiq dhe cilët kanë qenë qëllimet e tyre.

Ku janë takuar dhe a kanë qenë interesat shtetërore, apo personale, ta zëmë, a kanë qenë për biznes dhe për të pasuruar hajnisht, a ka gisht UDB-ja serbe apo KGB-ja ruse dhe shumë dyshime të tjera që qarkullojnë në popull. Krye terroristi, kryekrimineli që është edhe në listën e zezë Amerikane, ka folur publikisht që është takuar me të gjithë ata që ishin në xhaketën e shtetit të Kosovës. Në kërkojmë që të tregoj se cili ka qenë biseda dhe pazaret e tyre me këtë kriminel. Krye terroristi, Milan Radojçic, një dite do fol dhe do të zbardhen faqet e historisë se kush janë këta faqezinj. Dhe, kur ky u shpall botërisht, krye terrorist, kryekriminel që me shumë të drejt edhe shteti më i fuqishëm në botë, Amerika e futi në listën e zezë, me kujton Imanuel Kantin: “ Nuk është kriminel vetëm ai që bënë krime, por, kriminel është edhe ai që është bashkëpjesëmarrës i krimit“. Sido që të jetë, në kërkojmë publikisht që cilat kanë qenë pazaret e kësaj race të poshtër që edhe rrasa e varrit të mos i´a drejtoj kurrizin dhe të ikin me damkën e zeze të hajnisë e të tradhtisë. Zotin dorëzanë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".