Lexoni edhe:
Faktet flasin : Serbia e ka sponsorizuar sulmin terrorist në Veri të Kosovës sepse strategjia e Vuçiqit për pushtimin e shteteve të vogla të Ballkanit bazohet në politikën e trashëguar prej ish shefit të tij Sllobodan Millosheviqit
Shkruan: Dr. Hysni Aliu
Sulmi në veri të Kosovës ishte vetëm një test për seriozitetin e perëndimit në mbrojtjen e territoreve që janë në administrimin dhe mbikëqyrjen e tyre, ashtu siç ishte testi në Malin e Zi, e në Maqedoninë e Veriut. Testi tregoj që Kosova, edhe pse nuk është vend anëtarë i NATOS, prapë se prapë mbrohet nga NATO ja, gjersa të ketë mundësi dhe kapacitete.
-Situata në botë sa vjen e keqësohet. Njerëzit e rëndomtë, nuk e kanë mundësinë për ta kuptuar gjerësisht se çka është duke ndodhur, ndërsa vendet kryesore të botës, nuk duan të informojnë popullatën e botës që kohë katastrofale janë duke ardhur. Nuk do të jetë më asnjëherë si më parë.
Para 5-6 muajve, nëse e mbaj mend mirë, në një shkrim timin, në të cilën flisja për armatosjen e Serbisë, dhe çmendurie e opozitës e të shumicës se analistëve, që thoshin se NATO është në Kosovë dhe Serbia nuk guxon të sulmoj, në atë kohe pata shkruar kështu, citoj veten;
” Armatosja e Serbisë, nuk është duke u bërë për të sulmuar Kosovën gjersa NATOJA është këtu, por ata po përgatiten për një fazë tjetër të luftës në Ukrainë dhe mundësinë e zgjerimit të konfliktit më tutje në botë, siç është mundësia e konfliktit me Kinën, dhe duke e ditur hasmërinë që kanë vendet arabe në raport me perëndimin, këto vende vetëm janë duke e pritur momentin e radhitjes përkrah Rusisë e Kinës, ku në këtë rast do të kishim një luftë pothuajse botërore, ku shumica e botës do ishte kundër perëndimit, e forcat e NATOS, nuk do të mundeshin më tutje të koncentrohen në ruajtjen e paqes në Ballkan, në këtë rast Serbia do shfrytëzon arsenalin e vet të armatimit për ta rimarr Ballkanin, e së pari natyrisht Kosovën” . Ky ishte pohimi im atë botë. Sulmi në veri të Kosovës ishte vetëm një test për seriozitetin e perëndimit në mbrojtjen e territoreve që janë në administrimin dhe mbikëqyrjen e tyre, ashtu siç ishte testi në Malin e Zi, e në Maqedoninë e Veriut. Testi tregoj që Kosova, edhe pse nuk është vend anëtarë i NATOS, prapë se prapë mbrohet nga NATO ja, gjersa të ketë mundësi dhe kapacitete.
Po flas për mundësitë dhe kapacitetet, duke pasur parasysh mundësinë e madhe të përhapjes së luftës përtej Ukrainës. Zhvillimet e ardhshme do të varen pikërisht nga llogaritë që do ti bën Kina. Në llogarinë time, Kina është duke pritur që perëndimi të lodhet me luftën e Ukrainës, gjithashtu edhe Rusia të dobësohet, në mënyrë që në një moment të përshtatshëm të fillon realizimin e ëndrrës së vetë për të qenë sundimtare e botës. Sulmi ndaj Izraelit, i shërben pikërisht këtij plani. Pra, tani perëndimit do i duhet të zgjeroj rrethin e sigurisë dhe të shpenzoj edhe më shumë në një luftë të re në mes Izraelit dhe botës arabe.
Cilat janë zjarr vëniet e tjera dhe ku do jenë( zjarr vënësit janë Rusia, Kina, Irani, dhe sateliti i tyre në Ballkan Serbia) unë nuk e di, por e di që zhvillimet e mëtutjeshme do të varen nga uniteti i perëndimit, aty ku edhe ne e kemi vendin. Unë besoj shumë që ne shqiptarët, duhet të ju qëndrojmë krah shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në këtë kuadër edhe Izraelit në këto kohëra të vështira për shtetin e tyre dhe mbar botën demokratike. Shqiptarët nuk duhet ti bashkohen kurrë asnjë lufte që dikush çmendurisht mund ta quan fetare, ku qëllimi i saj do të ishte ç’farosja e një populli dhe një shteti, ashtu siç mendonte e bënte Hitleri. Ne shqiptaret, duhet ti mbajmë në mend deklaratat e ambasadorit Palestinez në Serbi, i cili para rreth një viti pat thënë ” jemi në anën e Serbisë në raport me Kosovën” duke harruar tërësisht që po ky shtet masakroi 8000 njerëz në Srebrenicë e vrau qindra mijëra të tjerë e me dhjetëra mijëra vrau e dhunoi në Kosovë. Një popull që nuk dënon krimin e tjetrit nuk e meriton admirimin apo përkrahjen tënde, edhe po të ishte vëllai yt në pyetje. Pra Palestinës ne duhet të ja kthejmë me të njëjtën monedhë, bile edhe me fortërsisht, duke e përkrahur me çdo mjet q kemi Izraelin, sepse Izraeli po sulmohet nga një organizatë terroriste e njëjtë me Isisin.
Liria e shteti i Palestinës, nuk mundet të ndërtohet me ideologjinë e shfarosjes së një populli të tërë Hebre ashtu siç duan Irani dhe Palestina, por duke punuar me mençuri e zgjuarsi, duke respektuar të drejtën e tjetrit për ekzistencë. Fatmirësisht, Zoti dhe libri ma ka dhënë aftësinë për të parë edhe të ardhmen e afërt edhe të ardhmen e largët, plotësisht si një njeri, një individ i pavarur e i vetmuar, andaj i lus mendjet e ndritura të kombit shqiptar dhe vendimmarrësit tanë, që;
Mos të lejojnë përfshirjen e shqiptarëve në ideologjitë e lindjes së mesme për ç’farosje shtetesh e kombesh, ideologji që s’ kanë kurrë lidhje me asnjë fe. Dhe e dyta, që si Shqipëria ashtu edhe Kosova të përgatiten për një kohë kur vetë do të duhet ta mbrojnë vetveten, duke mos llogaritur as në NATO e as në shtetet mike, sepse ekziston rreziku maksimal i daljes nga kontrolli të situatës, ku as vëllai për vëllamin ose motrën s’do mundet të kujdeset. Duhet ta dimi që urrejtja e Serbisë ndaj neve shqiptarëve është e të njëjtit nivel me atë te organizatës terroriste Hamas, dhe nëse do ju vjen dita Serbisë, do bëjnë te njëjtën qe po bën Hamasi tani ne Izrael, duke vrare gra e fëmijë e civil të pafajshëm, bash siç ka ber aleati i Palestinës në Bosnje e Kosovë. Çështja e tretë që dua ta ngris, është liria e medieve:
Unë besoj që perëndimi dhe Kosova në këtë kuadër, duhet të ripërcaktoj se çka do të thotë termini liri e medieve, dhe në bazë të saj të përcakton edhe funksionimin e tyre në të ardhmen. Bota është në luftë që ende nuk është shpallur hapur dhe mediet duhet të vendosen nën një protektorat të gjendjes së luftës, ku çdo informatë që i shërben armikut të dënohet dhe ajo media të mbyllet nga shtetet perëndimore. Kjo nuk do të thotë diktaturë ndaj fjalës së lirë, por një luftë kundër fjalës që përkrahë armikun dhe infekton popullatën me urrejtje fetare e njerëzore apo kombëtare.
Kosova si shtet, duhet të gjen mënyrën për ta pesëfishuar buxhetin për mbrojtje, pra në këtë kohë së paku një miliard euro duhet të investohen në mbrojte gjatë vitit. Duhet të kthehet obligimi për shërbim ushtarak urgjentisht, ashtu siç pat premtuar VV ja gjatë fushatës zgjedhore. Opozita, duhet me fakte dhe vepra te tregoj se në anën e kujt është në këtë situate tragjike për botën. Shqipëria, duhet të punoj për largimin në mënyrë paqësore të kryeministrit Rama nga pushteti, e perëndimi duhet ta sjell atje një Albin Kurti të dytë, i cili din, donë dhe mundet të bej më të mirën për kombin. Ne si komb duhet të fillojmë, të bëjmë aleanca të gatshme mbrojtëse në Ballkan me Kroacinë, Bosnjën Maqedoninë e Veriut , Malin e Zi, Greqinë dhe Turqinë, në mënyrë që Serbia mos të mundet ta vazhdon rrugën e ndezjes së flakës edhe në Ballkan. BE dhe NATO, duhet ta largojnë me mjete demokratike kryeministrin e Hungari z. Orban, gjë që do shkëputet afërsia në mes Rusisë dhe Serisë, dhe BE- në do ta bënte të fortë dhe unike.
Për mbarë perëndimin kam një mesazh më të sinqertin të mundshëm: Të dashur miq perëndimore, në gjendje lufte, është çmenduri të mendosh e të udhëhiqesh nga idetë dhe sjelljet demokratike” kjo është e dhimbshme të thuhet por ky është realiteti. Të tjerët po duan ta vrasin demokracinë, andaj demokracia duhet të jetë e armatosur dhe e veshur me anti plumb” Nëse këtë nuk e kuptoni, ju vet do e dënoni demokracinë me mos ekzistencë. Kjo s do të thotë asnjëherë që ne duhet të zhvishemi nga vlerat tona demokratike, por do të thotë të përshtatemi në një situatë të një dimri me acar, në vend që të sillemi sikur të ishte piku i verës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".