Për sulmin terroristë në veri të Kosovës Serbia duhet të ndëshkohet dhe të mos amnistohet

Për sulmin terroristë në veri të Kosovës Serbia duhet të ndëshkohet dhe të mos amnistohet
Për sulmin terroristë në veri të Kosovës Serbia duhet të ndëshkohet dhe të mos amnistohet

Gani Qarri

  • 12 October 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pas sulmit të organizuar terrorist serb në Banjskë, nuk është më asgjë si më parë, ndaj ajo që duhet ta di dhe kuptoj më mirë BE dhe vetë z. Stano, është e vërteta, se pa një hetim dhe analizë të specializuar për ta adresuar në mënyrë profesionale, përgjegjësinë konkrete për sulmin terrorist serb, që u krye në veri të Kosovës, presioni që BE, bënë për rifillimin e dialogut, nuk mundë të ketë kuptim, nëse paraprakisht nuk ndëshkohet në mënyrë të merituar, nga të gjitha shtetet evropiane, Serbia fashiste si promotori i sulmit terrorist në veri dhe të gjitha të këqijave që kanë ndodhur dhe vijojnë të ndodhin në Kosovë dhe rajon.

-Marrë parasysh kohën e shkurtër nga sulmi terrorist serb në fshatin Banjskë dhe mos-sanksionimin e Serbisë fashite nga SHBA as BE, përkundër faktit se Aleksandër Vuçiq dhe Serbia hegjemoniste, ishin iniciues, programues dhe orkestrues perfid të krejt asaj që ka ndodhur me 24 shtator, ku u vra edhe një polic i Kosovës, është vërtet tepër e hershme kërkesa e BE-së, për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht kur Kosova ende vazhdon të mbahet njëanshëm, nën masat shtrënguese nga vet BE, edhe pas zhvillimeve të fundit në veri.

Madje pas sulmit terrorist serb në Banjskë, nuk është më asgjë si më parë dhe nuk do mend, që do të jetë shumë i vështirë dhe tepër sfidues edhe rifillimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ka mbetur pezull pas zhvillimeve të fundit,me sulmin e grupit terrorist serb, që për pasojë pati një polic të vrarë dhe një tjetër të plagosur, por që falë guximit, profesionalizimit dhe operacionit të përsosur strategjik të Policisë së Kosovës, grupi terrorist serb u neutralizua shpejt dhe për pak orë, u ndoq tërësisht nga territori i Kosovës, duke ikur në Serbi dhe lënë 4 terroristë të vrarë në përballje me policinë e shtetit tonë. Megjithatë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në konferencën për media ditën e martë, habiti të gjithë, kur tha se Kosova dhe Serbia, duhet të kthehen pa kushte në dialog dhe i pyetur për qëndrimet e palës kosovare se nuk takohen me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Stano u përgjigje se dialogu duhet të vazhdojë dhe të dyja palët duhet të kthehen në dialog.

Për aq më tepër zëdhënësi i atyre që me vetëdije e futën tërësisht në humnerë dhe qorrsokak, të plotë, po këtë dialog, të zhvilluar tash e mbi një dekadë pothuajse kot dhe gati pa asnjë rezultat përfundimtar, me njëanshmërinë e tyre dhe mbështetjen e hapur pro -Serbisë, nuk e pati për turp, ta ngrit në qiell me lavde fallso, po këtë BE, duke e quajtur jo vetëm lehtësues të dialogut, por edhe ndërmjetësuese të "ndershme", që "ndihmon" palët për të gjetur konsensusin, duke harruar të cek se prodhim i këtij dialogu të njëanshëm, ishte edhe sulmi terrorist serb në veri të Kosovës, i cili shkaktoi viktima të reja!? Stano, tha se BE do ta përsërisë, se duhet t’i kthehemi dialogut ngase nuk ka rrugë tjetër dhe se rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut, e nuk ka rrugë anësore për këtë, andaj të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë kuptimplote që të arrijnë kompromiset e nevojshme për të normalizuar raportet.

Kurse, sa i takon 24 shtatorit, presim rezultatet e plota të një hetimi të kompletuar për të pas një pasqyrë të qartë se çka ndodhi dhe kush ishte përgjegjës”, ka deklaruar zëdhënësi Peter Stano, duke bërë sikur ata, ende nuk dinë asgjë, se çfarë dhe nga kush ka ndodhur sulmi terrorist serb në Banjskë të Kosovës.

Mirëpo ajo që duhet ta di dhe kuptoj më mirë edhe vet z. Stano, është e vërteta, se pa një hetim dhe analizë përfundimtare për ta adresuar përgjegjësinë konkrete, në mënyrë profesionale mbi sulmin terrorist serb, që u krye në veri të Kosovës, presioni që BE, bënë për rifillimin e dialogut, nuk mundë të ketë kuptim, pa u ndëshkuar nga të gjitha shtetet evropiane, Serbia fashiste si promotori i të gjitha të këqijave që kanë ndodhur dhe vijojnë të ndodhin në Kosovë dhe rajon.

Ngase BE e di më mirë se kushdo tjetër, se sulmi terrorist në Banjskë të Kosovës, ka një emërues të përbashkët që është vet Serbia dhe institucionet e saj agjenturore, të cilat mbajnë gjithë përgjegjësinë për përgatitjen, trajnimin, armatosjen deri në dhëmbë dhe lejimin e terroristëve, me gjithë atë arsenal armësh, të futen në Kosovë, si dhe për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, e që megjithatë falë profesionalizmit të lart dhe guximit të pashoq, të Policisë së Kosovës, ka dështuar tërësisht dhe me shumë turp, vet sulmi dhe inspiruesit e terrorizmit barbar serb të ndërsyer nga dyshja e kriminelëve Vulin & Vuçiq!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".